Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Privilegj apo e drejtë?’: Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

30/03/2025 - 19:21
në Kryesore, Lajme
A A
‘Privilegj apo e drejtë?’: Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ligjvënësve kosovarë u takon të marrin pagë kalimtare për 12 muaj pasi ta kryejnë mandatin, me kusht që nuk kanë të hyra të tjera gjatë kësaj kohe. Një gjë të tillë e kanë shfrytëzuar 101 deputetë nga legjislatura e kaluar, ani pse shumica prej tyre kanë siguruar sërish ulëse në Kuvend.

Meqenëse nuk dihet saktë data e konstituimit të legjislaturës së nëntë, deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit kanë vendosur që pagat t’i marrin të plota, pasi e shtuna e 22 marsit, të vitit 2025, ka qenë dita e fundit e legjislaturës së tetë. E privilegje të tilla nga monitorues së punës së Kuvendit, po konsiderohen si të tepërta, derisa kërkojnë që të njëjtat të reduktohen.

Në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ligjvënësve kosovarë u takon të marrin pagë kalimtare për 12 muaj pasi ta kryejnë mandatin, me kusht që nuk kanë të hyra të tjera gjatë kësaj kohe. Një gjë të tillë e kanë shfrytëzuar 101 deputetë nga legjislatura e kaluar, ani pse shumica prej tyre kanë siguruar sërish ulëse në Kuvend. Meqenëse nuk dihet saktë data e konstituimit të legjislaturës së nëntë, deputetët e sapo zgjedhur të Kuvendit kanë vendosur që pagat t’i marrin të plota, pasi e shtuna e 22 marsit, të vitit 2025, ka qenë dita e fundit e legjislaturës së tetë. E privilegje të tilla nga monitorues së punës së Kuvendit, po konsiderohen si të tepërta, derisa kërkojnë që të njëjtat të reduktohen.

Në një përgjigje të Kuvendit të Kosovës për KosovaPress, del në pah se për pagë kalimtare, përveç ish-deputetëve që s’kanë siguruar sërish postin e të zgjedhurit të popullit, kanë aplikuar edhe deputetët e rizgjedhur pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Të njëjtit po konsiderohet se kanë bërë një gjë të tillë nga frika që mos të mbesin pa e marrë pagën e plotë, pasi legjislaturës së tetë i ka mbaruar mandati dhe se ata nuk do të kishin pagë deri sa të konstituohet legjislatura e nëntë.

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, tashmë veçse ka filluar të rrjedh afati ligjor prej 30 ditësh që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të caktojë seancën konstituive të Kuvendit.

Deputetët e rizgjedhur sërish në Kuvend nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe që kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Adelina Granica, Adriana Matoshi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Armend Muja, Albena Reshitaj, Arjeta Fejza, Arjeta Rexhepi, Artan Abrashi, Avni Dehari, Besim Muzaqi, Dimal Basha, Driton Hyseni, Fatmire Kollçaku, Fitore Pacolli, Fjolla Ujkani, Halil Thaçi, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Labinotë Demi-Murtezi, Mefail Bajqinovci, Mimoza Kusari-Lila, Sali Zyba, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Valon Ramadani.

Ndërkaq, ish-deputetët që s’kanë fituar ulësen në Kuvend nga radhët e LVV-së dhe që kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Adnan Rrustemi, Agon Batusha, Alban Bajrami, Arta Bajralija, Burim Meta, Enver Dugolli, Enver Haliti, Gani Krasniqi, Gazmend Gjyshinca, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Jahja Kokaj, Jetmire Vrenezi, Luan Aliu, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi, Tinka Kurti, Vendenis Lahu, Yllza Hoti.

Kurse, deputetët e rizgjedhur sërish nga radhët e PDK-së dhe që kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Abelard Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Blerta Deliu-Kodra, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj, Mërgim Lushtaku dhe Memli Krasniqi. E ish-deputetët që s’kanë fituar mandat dhe kanë aplikuar për pagë kalimtare janë: Floretë Zejnullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Isak Shabani, dhe Xhavit Haliti.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, deputetë të rizgjedhur në Kuvend kanë aplikuar për pagë kalimitare. Ata janë: Anton Quni, Arben Gashi, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Marigona Geci. Ndërkaq, ish-deputetët që s’janë rizgjedhur deputetë dhe kanë aplikuar janë Drita Millaku, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Vlora Dumoshi.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës pagën kalimtare nga deputetët e rizgjedhur e ka kërkuar Bekë Berisha dhe Time Kadrijaj. Kurse nga ish-deputetë që s’kanë mundur të fitojnë mandatin kanë aplikuar: Albana Bytyqi, Besnik Tahiri, Haki Abazi, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj.

Të drejtën për pagë kalimitare e kanë shfrytëzuar edhe disa deputetë nga komunitetet jo shumicë.

Paga bazë e deputetit të Kuvendit të Kosovës është 1800 euro.

E këto privilegje të deputetëve po i sheh të tepruara profesori universitar, Mazllum Baraliu. Ai thotë për KosovaPress, se kjo për deputetët është më shumë privilegj sesa një e drejtë e tyre.

Sipas tij, të njëjtat duhet të reduktohen në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë barazinë.

“Është një privilegj më shumë sesa një e drejtë. Mendoj që këtë e kanë bërë deputetët në një moment të caktuar për shkak se janë në pozitë të privilegjuar të ligjvënësve, krijimit të ligjeve dhe rregullave në këtë shoqëri. Mirëpo a është e ndershme apo jo duhet të vlerësojnë ata…Për që është e tepërt, është e tepërt. Për këso privilegje si të vazhdimisht të pagesës edhe për një vit siç janë privilegjet në sistemet e pensioneve për deputetë do të duheshin të reduktoheshin në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë në këtë vend barazinë. Në një shtet ku të gjithë qytetarët trajtohen barabartë dhe jo dikush i privilegjuar dhe dikush i diskriminuar”, thotë ai.

Në anën tjetër, monitoruesi i punës së Kuvendit, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress, se deputetët gëzojnë këto privilegje si rrjedhojë e Ligjit për Drejtët dhe Përgjegjësitë e Deputetit, i cili është miratuar në vitin 2010.

Sipas tij, këto privilegje i gëzojnë për 12 muaj, pasi ta kryejnë mandatin, me kusht që nuk kanë të hyra të tjera gjatë kësaj kohe.

Megjithatë, ai thotë se për pagë kalimtare në Kuvend, kanë aplikuar edhe deputetë që janë rizgjedhur, pasi ata nuk do të kishin pagë deri sa të konstituohet Kuvendi i ri.

“Kur është miratuar Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit në vitin 2010 është paraparë edhe paga kalimtare në periudhën prej 12 muaj pas mbarimit të detyrës. Në kuptimin nëse japin dorëheqje apo nuk rizgjidhen deputetë apo për arsye të tjera. Deputetët kanë të drejtë të marrin këtë pagë kalimtare nëse nuk rizgjidhen deputetë. Shumica prej tyre që janë zgjedhur, kanë aplikuar për pagë kalimtare, pasi Kuvendit i ka përfunduar mandati me 22 mars 2025 dhe ata nuk do të kenë pagë deri sa të konsituohet Kuvendi i ri. Meqenëse Kuvendi i ri nuk duhet se kur do të konstituohet, deputetët e shfrytëzojnë këtë periudhën ndërmjet konstituimit të ardhshëm në mënyrë që mos të mbesin pa një pagë”, thekson Jakaj.

Privilegje më të mëdha kanë ish-presidentët e Kosovës, ku pas përfundimit të angazhimit të tyre në këtë pozitë, marrin 70 për qind të pagës së tij.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Specialja e ka shkelur Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare
Lajme

Bajrami: Specialja e ka shkelur Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare

14/07/2025 - 14:38
Bajrami: Prokuroria Speciale të veprojë urgjentisht për 108 ‘kontrata sekrete’ me vlerë mbi 30 milionë euro
Lajme

OSHP-ja dritë të gjelbër tenderit të KEK-ut, Bajrami: Këta vazhdojnë me fizkultura, Vuk Hamoviq dhe NOA fitojnë

14/07/2025 - 14:02
Ambasada e SHBA-së pas vizitës së zyrtarit të DASH-it: Takime konstruktive me akterët politikë
Lajme

Ambasada e SHBA-së pas vizitës së zyrtarit të DASH-it: Takime konstruktive me akterët politikë

14/07/2025 - 13:48
Rinis punën Specialja, këtë muaj pritet vendimi për Pjetër Shalën
Lajme

Apeli në Hagë ia ul dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim

14/07/2025 - 13:38
Jeta në çift e Haradinajve, Anita: Ramushi mërzitet kur unë dal në klub me shoqet
Lajme

Jeta në çift e Haradinajve, Anita: Ramushi mërzitet kur unë dal në klub me shoqet

14/07/2025 - 13:28
Syla: Presidentja të flasë me fakte, pse askush s’po e di konkretisht prej çka na shpëtoi Trump
Lajme

Syla: Presidentja të flasë me fakte, pse askush s’po e di konkretisht prej çka na shpëtoi Trump

14/07/2025 - 13:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

    Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    235 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Shitet hoteli “Relax” në Ulqin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë