Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Berat Buzhala: Unë i them Po koalicionit Kurti – Limaj, ja pse

06/04/2025 - 10:23
në Opinione
A A
Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti dhe shpura e tij janë njëfarë COVID-i për Kosovën. Njëfarë mëshavine që përbëhet prej demagogëve dhe debilëve, enveristëve dhe titistëve. Votuesi i Albinit, në shumicën e rasteve, është një votues ziliqar, që jeton me shpresën se Albini një ditë do t’ia marrë paratë kushëririt të tij, vëllait të tij, tezës së tij, ose kujtdo që ai mendon se është pasuruar nga shteti – dhe jo sepse mendon që Albini e meriton pushtetin.

Shkruan: Berat Buzhala

Ky votues ziliqar, për dështimin e vet personal për t’u pasuruar, për të pasur sukses, për t’u integruar, ia lë fajin sistemit – e jo, le të themi, trurit të vet.

A ka diçka të vërtetë në këtë drejtim? Tek-tuk, po. Por përgjithësisht jo. Zakonisht, në shoqëri të lira, me ekonomi kryesisht të lirë, ecin përpara ata më të guximshmit. Ata që takojnë më shumë njerëz, që rrezikojnë më shumë, që provojnë më shumë – derisa e gjejnë “kodin” e suksesit.

Është një pjesë e madhe e diasporës që assesi nuk dëshiron të pranojë se dikush që jeton dhe vepron në Kosovë është pasuruar me djersë, ndërkohë që ata vetë kanë mbetur në të njëjtën gjendje financiare si në vitin 1995.

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, rreth 80 mijë shqiptarë kanë votuar më shumë për partitë e tjera sesa për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kurtin. Megjithatë, Kurti vazhdon të mbetet figura qendrore politike në vendin tonë – megjithëse disi i lënduar nga rezultati. Ai e di që qeveria e ardhshme e tij do të jetë edhe më e dobët, edhe më e paqëndrueshme se qeveria e fundit. Ai e di që në qeverinë e ardhshme, reputacioni i tij do të fundoset përfundimisht.

Prandaj, unë besoj dhe mendoj që edhe partitë e tjera duhet të pajtohen me faktin që Kurti do të jetë përsëri kryeministër. Personalisht, nuk kam asnjë hatërmbetje nëse Limaj i çon tri votat e tij te Kurti. Përkundrazi, më gëzon ky fakt. Fatmir Limaj është politikan i shkathët, të cilit i besoj shumë më shumë se Kurtit. Nëse Limaj bëhet me Kurtin, atëherë ai është i vetmi “i rritur” në atë koalicion.

Albin Kurti e di që Limaj nuk është as Mimoza Kusari e as Donika Gërvalla. Duke bërë koalicion me Fatmirin, ai nuk do t’i hajë vetëm qershitë e pshurrta, por edhe një lugë pasul me mut. Fatmiri – sipas legjendave urbane që i ka krijuar vetë LVV në kthinat e veta – është strumbullari i të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur vendit tonë, sigurisht në bashkëpunim me Thaçin e Veselin.

Limaj në atë koalicion duhet të futet me kokën lart, kurse Kurti le të arsyetohet para njerëzve të vet.

A do të ketë Kosova pasoja në vitet në vijim? Jam i bindur që po, veçanërisht në raport me SHBA-në. Mirëpo ky ishte vullneti i një pjese të konsiderueshme të shoqërisë sonë. Jeta më e mirë është ajo ku shoqëritë paguajnë çmim për gabimet e tyre. Fakti që e paguajnë një pjesë të çmimit edhe ata që nuk e kanë votuar Kurtin është për keqardhje, por nëse duan ndryshim, duhet të punojnë më shumë

JU REKOMANDOJMË

Siguria e objekteve të infrastrukturës me interes shtetëror
Opinione

Siguria e objekteve të infrastrukturës me interes shtetëror

01/11/2025 - 11:12
Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!
Opinione

Tahiraj reagon për fushatën kundër Ferit Idrizit: Ushtarët e UÇK-sê nuk janë të mirë, veç kur janë të vdekur!

29/10/2025 - 16:44
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Opinione

Një mbret lakuriq (dhe krejtësisht i vetmuar)

28/10/2025 - 11:33
Turi djallëzor dhe hipokrit i Edi Rames!
Opinione

Qeveria foli për drejtësi, por qeverisi me moral, opozita kërkoi pushtet, por mrizoj në mungesë të ideve!

27/10/2025 - 21:37
Kosova s’mundet dhe s’duhet ta ndjekë Kinën kundër influencerëve
Opinione

Kosova s’mundet dhe s’duhet ta ndjekë Kinën kundër influencerëve

24/10/2025 - 21:32
Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”
Opinione

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”

21/10/2025 - 14:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq

    Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ish zv/ministri Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: “E bëri grupi i Milan Radoiçiqit”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë