Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mirlind Daku vazhdon me Muran, presidenti dhe drejtori sportiv me fjalë të mëdha për kosovarin pas arritjes së marrëveshjes

21/06/2022 - 13:27
në Sport
A A
Mirlind Daku vazhdon me Muran, presidenti dhe drejtori sportiv me fjalë të mëdha për kosovarin pas arritjes së marrëveshjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mirlind Daku dhe NS Mura kanë vazhduar bashkëpunimin.

Klubi slloven ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin kosovar, i cili do të vazhdojë edhe për një sezon si i huazuar nga Osijeku – shkruan Gazeta Express.

NS Mura gjithashtu bëri të ditur se në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes pas përfundimit të sezonit.

Daku shënoi pesë gola në gjashtëmbëdhjetë parqitje dhe kontribuoi me pesë asistime në pjesën pranverore te Mura.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në Fazaneri. Mura ka qenë gjithmonë opsioni i vetëm për mua, edhe pse ka pasur shumë oferta të tjera. U ndjeva mirë këtu, u dashurova me klubin dhe tifozët, kështu që jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj të luaj bardh e zi”, tha Mirlind Daku për faqen zyrtare të klubit.

Kurse, presidenti i klubit të Muras, Robert Kuzmic u shpreh: “Jemi të kënaqur që arritëm të biem dakord me Osijekun për zgjatjen e huazimit dhe dëshiroj t’i falënderoj për bashkëpunimin e tyre profesional. Tashmë në sezonin e kaluar, Mirlindi tregoi se është një top futbollist që tregoi shpejt njohuritë e tij. Ne besojmë në cilësitë e tij dhe kemi besim se ai do të na ndihmojë në të tri frontet. Më vjen mirë që arritëm ta bindim Dakun të rikthehet në ‘Murska Sobota’ në garën kundër disa klubeve. Këtë e ndihmoi edhe dëshira e tij e madhe për të luajtur sërish me bardhezinjtë”.
Pas marrëveshjes së nënshkruar, foli edhe drejtori sportiv i klubit, Denis Rajbar, i cili tha:

“Në mendjen e Mirlindit, ishte gjithmonë vetëm Mura. Ndryshe nga disa që puthën stemën një vit më parë, por më pas harruan shpejt premtimet dhe lehtë e pa mundim firmosën për një klub tjetër, Daku tregoi se çfarë do të thotë të mbash fjalën. Edhe pse gjysma e Sllovenisë dhe disa klube të tjera e donin atë, ai kurrë nuk ka parë një projekt më ambicioz se Mura. Shpresoj që tifozët të na ndihmojnë në të ardhmen, që në ‘Fazaner’i të mos ketë më rehati për lojtarë të tillë për të cilët fanella e Murës nuk është gjë e shenjtë”.

JU REKOMANDOJMË

Publikohet lista e 26 të nominuarve për formacionin ideal botëror të FIFPRO-s

Publikohet lista e 26 të nominuarve për formacionin ideal botëror të FIFPRO-s
02/11/2026 - 18:07

FIFPRO ka publikuar listën e ngushtë me 26 futbollistë të nominuar për formacionin më të mirë botëror të meshkujve për vitin 2026. Përzgjedhja është bërë nga 19.806 futbollistë...

Më shumëDetails

Ylli i skuadrës e “trondit” Hansi Flickun, i kërkon largimin në janar

Ylli i skuadrës e “trondit” Hansi Flickun, i kërkon largimin në janar
02/11/2026 - 17:33

Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka filluar të pranojë se situata e tij në klub vështirë se do...

Më shumëDetails

Diego Simeone përgëzon Harry Kane!

Diego Simeone përgëzon Harry Kane!
02/11/2026 - 17:11

Në konferencën për shtyp para përballjes Bayern Munich dhe Atletico Madrid, trajneri Simeone drejtuar pyetjeve për fituesin e Topit të Artë nuk hezitoi të përgjigjej. Simeone, përgëzoi Harry...

Më shumëDetails

Muriqi po bëhet me trajner të ri, Fenerbahçe e zgjedh portugezin e njohur

Mallorca, 23 golat e Muriqit nuk i mjaftuan, ‘Pirati’ mund të kthehet në Turqi
02/11/2026 - 15:53

Fenerbahçe ka vendosur që Sergio Conceiçao të jetë trajneri i ri i skuadrës. Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë arritur marrëveshje me trajnerin...

Më shumëDetails

Bullgarët ndërtojnë një stadim fantastik, nuk kushtoi edhe aq shtrenjt (Pamje)

Bullgarët ndërtojnë një stadim fantastik, nuk kushtoi edhe aq shtrenjt (Pamje)
02/11/2026 - 15:16

Pas gati tre vjetësh, CSKA Sofje është rikthyer në adresën e saj historike. Stadiumi i Ushtrisë Bullgare u hap zyrtarisht përpara ndeshjes me Slavia Sofje, e luajtur në...

Më shumëDetails

Flick nuk dorëzohet pas dy humbjeve radhazi: Barcelona synon La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

Flick nuk dorëzohet pas dy humbjeve radhazi: Barcelona synon La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
02/11/2026 - 14:14

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ka ndërmend të ndryshojë ambiciet e skuadrës, pavarësisht dy humbjeve të fundit ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit. Tekniku gjerman ka bërë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë