Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtarët e QUINT-it zbarkojnë në Kryeministri – heshtje pas takimit me Kurtin

12/05/2025 - 15:44
në Kryesore, Lajme
A A
Zyrtarët e QUINT-it zbarkojnë në Kryeministri – heshtje pas takimit me Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës ende s’po arrin të konstituohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë zhvilluar një takim të pazakontë sot në ndërtesën e Qeverisë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në oborrin e Kryeministrisë janë parë ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ai i BE-së, Aivo Orav, si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, të cilët u larguan pa dhënë asnjë koment për mediet. Pak minuta më vonë, u pa edhe vetura e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, e cila qëndroi pak më gjatë përpara objektit qeveritar, por pa ndonjë shenjë deklarimi.

Kjo vizitë e heshtur vjen pas një varg dështimesh për ta konstituuar legjislaturën e re të Kuvendit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit ende nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit.

Fillimisht, VV propozoi Albulena Haxhiun për këtë post, por u përball me refuzimin e opozitës. Seanca u zvarrit dhe përfundoi në ngërç procedural, pasi dështoi edhe miratimi i Komisionit për votim të fshehtë, të propozuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

E ndërkohë që rrëmuja parlamentare po thellohet, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese. AAK ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Kuvendit për konstituimin e legjislaturës së nëntë, duke vënë në pikëpyetje edhe vetë votimin e fshehtë për kreun e tij.

Në mungesë të veprimeve të qarta nga brenda, duket se shtetet e QUINT-it kanë vendosur ta marrin pulsin nga afër. Por, çfarë do të thotë kjo heshtje e tyre? Heshtje para stuhisë, apo thjesht zhgënjim diplomatik?

A do të ndërhyjnë në ditët në vijim? Kjo mbetet për t’u parë.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: KQZ s’mund të flasë për integritet të zgjedhjeve pa e ditur se sa fletëvotime janë prekur nga gabimi i kompanisë sllovene
Kryesore

Cakolli: KQZ s’mund të flasë për integritet të zgjedhjeve pa e ditur se sa fletëvotime janë prekur nga gabimi i kompanisë sllovene

11/11/2025 - 16:18
Gjoshi pasi prokuroria urdhëroi rifillimin e numërimit: Në 2010, Mitrovica shkoi në rivotim për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë
Kryesore

Gjoshi pasi prokuroria urdhëroi rifillimin e numërimit: Në 2010, Mitrovica shkoi në rivotim për mungesë të baterive të llambave ultravjollcë

11/11/2025 - 16:15
Prokuroria e Mitrovicës: Shpetim Peci nuk merret më me rastin e fletëvotimeve, urdhërin e rinumërimin e ka lëshuar prokurori Sahit Tmava
Kryesore

Prokuroria e Mitrovicës: Shpetim Peci nuk merret më me rastin e fletëvotimeve, urdhërin e rinumërimin e ka lëshuar prokurori Sahit Tmava

11/11/2025 - 16:13
Pas vendimit të Prokurorisë, në orën 16:00 nis rinumërimi në Mitrovicë
Kryesore

Pas vendimit të Prokurorisë, në orën 16:00 nis rinumërimi në Mitrovicë

11/11/2025 - 16:13
Momenti pas atentatit në Rinas, policia thyen xhamin për të nxjerrë personat
Lajme

Momenti pas atentatit në Rinas, policia thyen xhamin për të nxjerrë personat

11/11/2025 - 16:00
Kryesore

Analiza e Isa Mustafës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale, befasohet me rezultatin në këto dy komuna

11/11/2025 - 15:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Nura: Sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Analiza e Isa Mustafës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale, befasohet me rezultatin në këto dy komuna

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrustem Mustafa për dëshminë e Hill-it: Disa mbetje të Millosheviqit janë ende në Kosovë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë