Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse këtë herë ngërçi institucional mund t’i kushtojë Kosovës më shumë se çdo herë tjetër?

18/05/2025 - 22:44
në Kryesore, Lajme
A A
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ngërçi institucional aktual në Kosovë nuk paraqet precedent të panjohur për ne. Si e tillë, nuk zgjon alarm. Por, ndryshe nga rastet e kaluara, ngërçi aktual ka potencialin të kthehet në një krizë me pasoja serioze në fushën e ekonomisë, në një periudhë kur pasiguritë rajonale dhe ndërkombëtare po shtohen me një intensitet të frikshëm.

Banka Botërore, në raportin e saj të fundit “Përshtatja për Rritjen e Qëndrueshme”, paralajmëroi se parashikimi ekonomik për Kosovën mbetet “i ekspozuar ndaj një niveli të lartë të pasigurisë dhe rreziqeve të konsiderueshme.”

Kosova, edhe në rrethana të një qeverisjeje stabile me 50 për qind të mbështetjes elektorale, nuk arriti të adresojë me efikasitet tronditjet inflacioniste të viteve të fundit – një tregues shqetësues se sa i rrezikshëm do të ishte një ngërç i zgjatur politik për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, të cilat panë fuqinë e tyre blerëse të gërryhej dukshëm nga inflacioni dyshifror i viteve të fundit.

“Pavarësisht niveleve të larta të shpenzimeve për mbrojtje sociale, skema e ndihmës sociale mbetet jofleksibile dhe e paaftë për të ofruar një mbrojtje të gjithanshme” – thuhej në raportin e Bankës Botërore të vjeshtës 2022, kur Kosova po përballej me një valë inflacioniste të paprecedentë në dekada.

Në kontekstin aktual, përveç sfidave të jashtme, Kosova po përjeton edhe presione të brendshme inflacioniste, sipas ekonomistëve. Në rrethana të tilla, e kombinuar me vonesat në formimin e institucioneve dhe rritjen potenciale të pasigurive globale, mund t’i ulë projeksionet e rritjes ekonomike nga institucionet ndërkombëtare për vitet e ardhshme. Kjo pastaj do të bëhej hera e dytë që deputeti i VV-së, Hekuran Murati, të mburret kot me projeksionet e rritjes.

“Në rast të një ngadalësimi të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në Bashkimin Evropian, si dhe përballë pasigurive në rritje në tregtinë ndërkombëtare, ekziston potenciali për ndikime të ndjeshme negative në rritjen ekonomike – përmes reduktimit të kërkesës për eksportet e mallrave dhe shërbimeve, si edhe përmes rënies së flukseve të investimeve të huaja. Brenda vendit, zvarritjet në krijimin e një qeverie të re rrezikojnë të ngadalësojnë investimet dhe zbatimin e agjendës së reformave strukturore” – thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Edhe pas këtij paralajmërimi, që daton rreth dy javë më parë, institucionet shtetërore të Kosovës mbeten të paralizuara për shkak të këmbënguljes së partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për ta rikandiduar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit – pavarësisht mungesës së mbështetjes së nevojshme për t’u zgjedhur në krye të institucionit.

Kosova vazhdon të renditet në fund të listës në Evropë për sa i përket të ardhurave për frymë, ndërkohë që institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur kanë theksuar domosdoshmërinë e ndërmarrjes së politikave të qëndrueshme për të nxitur zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe avancimin e reformave strukturore.

“Për të arritur më shpejt nivelet e të ardhurave për frymë të Bashkimit Evropian, kërkohet një përshpejtim i investimeve në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturë, si edhe zbatimi i palëkundur i reformave strukturore” – thuhet më tej në raportin e vitit 2025.

Raporti gjithashtu nënvizon se përparimi i mëtejshëm në uljen e varfërisë do të varet nga aftësia e vendit për të ruajtur norma të larta të rritjes ekonomike në të ardhmen. Megjithatë, situata aktuale nuk paraqet një perspektivë inkurajuese, përkundrazi, indikatorët ekonomik në muajt e parë të vitit sugjerojnë rrezik real për thellimin e krizës ekonomike dhe ulje të projeksioneve të rritjes.

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është rritur me 3 për qind në prill 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa brenda vetëm një muaji (mars-prill), çmimet kanë shënuar rritje prej 0.2 për qind.

JU REKOMANDOJMË

Shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael pas sulmeve ndaj Izraelit

Shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael pas sulmeve ndaj Izraelit
08/07/2026 - 15:54

Ndërsa tensionet po rriten në Lindjen e Mesme, BBC-ja mëson se shefi i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar një vizitë në Izrael të planifikuar për sot....

Më shumëDetails

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë
08/07/2026 - 15:48

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Në nisje të takimit, që...

Më shumëDetails

Kos: Maqedonia e Veriut ndër top performuesit, do të përfitojë fonde shtesë nga Plani i Rritjes

Kos: Maqedonia e Veriut ndër top performuesit, do të përfitojë fonde shtesë nga Plani i Rritjes
08/07/2026 - 15:31

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup, tha se Maqedonia e Veriut është ndër vendet me performancën më...

Më shumëDetails

8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE

8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE
08/07/2026 - 15:24

Në një goditje të madhe për përpjekjen e Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ambasadorët e BE-së që u mblodhën në Bruksel të mërkurën nuk arritën të...

Më shumëDetails

‘Grenlanda nuk është në shitje’ kryeministrja daneze i reagon Trumpit

‘Grenlanda nuk është në shitje’ kryeministrja daneze i reagon Trumpit
08/07/2026 - 15:08

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen tha se Grenlanda “nuk është në shitje” pas komenteve të përsëritura nga Donald Trump që sugjeronin se territori i Arktikut duhet të kontrollohet...

Më shumëDetails

Haxhiu dhe Kurti ia vazhdojnë Agon Bytyqit edhe për pesë vjet detyrën e zëvendësdrejtorit të AKI-së

Haxhiu dhe Kurti ia vazhdojnë Agon Bytyqit edhe për pesë vjet detyrën e zëvendësdrejtorit të AKI-së
08/07/2026 - 15:04

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu ka njoftuar se, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë