Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kadrijaj: LVV do ta zvarrisë konstituimin e Kuvendit edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari

08/06/2025 - 12:12
në Kryesore, Lajme
A A
Kadrijaj, Kurtit: Kot mburresh, Kosovën e fute nën sanksione e pa asnjë njohje që 3 vjet qeverisje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, kritikon Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e bllokuar politike në vend, duke e akuzuar për pengimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kadrijaj, pas dështimit për herë të 28-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë, thotë për KosovaPress, se AAK-ja është e vetmja parti që ka ofruar alternativa për zgjidhjen e krizës institucionale, përfshirë edhe gatishmërinë për të mbështetur një kandidat të pranueshëm të LVV-së për kryeparlamentar.

Të hënën është seanca e radhës ku do të tentohet sërish zgjedhja e trupave të legjislativit.

Që nga 1 maji, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që votimi i kandidates së saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të bëhet me votim të fshehtë, pasi e njëjta ka dështuar gjashtë herë të zgjidhet në këtë pozitë me votim të hapur.

Megjithatë, Kadrijaj shpreson që Gjykata Kushtetuese do të dalë shpejt me një vendim për kushtetutshmërinë e votimit të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, pas inicimit të rastit nga ana e tyre më 12 maj.

“Ne jemi partia e vetme që kemi dhënë alternativa. Kemi dhënë alternativa që do të votojmë kandidat të caktuar nëse propozohen për kryeparlamentar. Po ashtu, iu kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë ku ekziston mundësia të zhbllokohet situata dhe të përcaktohet afati kohor se sa ka të drejtë një kandidat të nominohet nëse nuk i merr votat për kryeparlamentar. Apo sa ka të drejtë si LVV që të konsumohet kjo e drejtë. Nuk mund t’i lejohet në pafundësi me bllokada të tilla dhe pa përpjekje qoftë për ndërrimin e kandidatit apo për krijimin e një shumice të thjeshtë,” thotë ajo.

Kadrijaj duke shprehur kundërshtimin ndaj çfarëdo koalicioni të mundshëm me LVV-në, hedh dyshime se partia e Albin Kurtit mund të zvarrisë konstituimin e Kuvendit edhe nëse zgjidhet Albulena Haxhiu kryeparlamentare, duke mos votuar nënkryetarët e propozuar nga PDK dhe LDK.

“Jo, në asnjë mënyrë. Ne kemi qenë të qartë në këtë drejtim. Do të vazhdojmë me këto parime dhe kemi dhënë alternativa që ta zhbllokojmë këtë situatë… Ne po shohim një tendencë që edhe nëse kalon kryeparlamentari, LVV-ja do të tentojë të bllokojë konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së nënkryetarëve,” shton Kadrijaj.

Nënkryetarja e AAK-së foli edhe për dialogun me Serbinë dhe mundësinë e ringjalljes së këtij procesi ende pa u formuar qeveria e re.

Javën e kaluar, kryenegociatori në dialog, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Ajo thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit përmes dialogut, madje sipas saj, ai ka pranuar një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Gjatë mandatit të Kurtit, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur në vitin 2023, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, mirëpo i cili ende nuk është zbatuar në praktikë.

“Këta e kanë pasur një mandat katërvjeçar dhe ju e dini se çfarë bllokadash kanë bërë duke i ikur procesit të dialogut, përmes veprimeve të njëanshme dhe pa koordinim me faktorin ndërkombëtar. Kemi parë se ky dialog s’ka sjellë asnjë rezultat përveç dhurimit të tokave të Manastirit të Deçanit për poena politikë. Këta e kanë pranuar edhe Asociacionin i cili është me kompetenca ekzekutive. Me këtë dialog nuk i kanë sjellë asnjë të mirë Kosovës. Ne jemi shprehur të gatshëm për të ndihmuar në procesin e dialogut si interes nacional, por këta s’kanë marrë parasysh asgjë dhe kanë pranuar çështje të dialogut që kanë dëmtuar Kosovën,” thekson ajo.

Përkitazi me këtë, për shkak të tensioneve të nxitura nga Serbia në veri të Kosovës në vitin 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kadrijaj thotë se të njëjtat duhet të hiqen në tërësi dhe jo gradualisht, siç ka bërë të ditur përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas.

Sipas deputetes së AAK-së, gjatë takimit me këtë të fundit në vizitën e saj në Kosovë, u kuptua se disa vende të BE-së, ende mendojnë se situata në veri nuk është de-përshkallëzuar.

“Një prej kërkesave që kemi pasur në takimin me zonjën Kallas ka qenë që Kosovës t’i hiqen masat dhe sanksionet. Ata janë hezitues, pasi arsyet që janë vendosur sanksionet janë të qarta dhe po mendojnë se qeveria në detyrë po vazhdon në drejtimin e de-përshkallëzimit të situatës në veri. Disa veprime që po i merr qeveria ata po i konsiderojnë si jo kontribuese për de-përshkallëzim, por për përshkallëzim të situatës në pjesën veriore, dhe kjo është arsyeja. Masat janë vendosur shumë shpejt, por tani për heqjen e tyre po kërkohet një konsensus i të gjitha vendeve të BE-së, i cili aktualisht nuk ekziston,” përfundon ajo.

JU REKOMANDOJMË

Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër
Lajme

Bien lehtë temperaturat javën e ardhshme, këtë ditë pritet shi e breshër

08/06/2025 - 16:58
Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani
Kryesore

Vdes tragjikisht i riu nga Pozherani

08/06/2025 - 16:56
“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
Kryesore

Latifi: Serbët dhe sharlatanët e fiksionit “komb kosovar” iu gëzuan heqjes së flamurit të UÇK-së nga stadiumi në Tiranë

08/06/2025 - 16:01
Imami Ahmet Kalaja rrezikon deri në 3 vite burg për pengim të drejtësisë
Lajme

Imami Ahmet Kalaja rrezikon deri në 3 vite burg për pengim të drejtësisë

08/06/2025 - 15:43
Flamuri i Kosovës nuk mungoi mbrëmë në stadiumin “AIR Albaania” (VIDEO)
Lajme

Flamuri i Kosovës nuk mungoi mbrëmë në stadiumin “AIR Albaania” (VIDEO)

08/06/2025 - 15:39
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Nuk u ndje mirë në punë, 71-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

08/06/2025 - 15:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1511 Shpërndaje
    Shpërndaje 604 Tweet 378
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dafina Zeqiri po shijon pushimet në Shqipëri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjedhje e rëndë në Prishtinë – Hajnat “avullojnë” 20 mijë euro para, 50 mijë euro stoli ari dhe një armë me leje të gruas që ndodhej jashtë shtetit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë