Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petrit Hajdari sfidon Ramiz Lladrovcin, kandidon për kryetar të Drenasit

23/06/2025 - 12:26
në Lajme
A A
Petrit Hajdari sfidon Ramiz Lladrovcin, kandidon për kryetar të Drenasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Petrit Hajdari i PDK-së, një nga kandidatët më të votuar për deputet nga Drenasi, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetar të kësaj komune.

Ai i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, që ta mbështesë kandidaturën e tij.

Shkrimi i plotë i Hajdarit:

Të dashur qytetarë të Komunës së Drenasit

Ju keni folur, unë ju kam dëgjuar: PO, DO TË KANDIDOJ PËR KRYETAR KOMUNE.

Rrugëtimit tim politik me Partinë Demokratike të Kosovës, të nisur me strukturat rinore dhe me vizionin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, po ia shtoj një kapitull të ri. Ky kapitull buron drejtpërdrejt nga kërkesa e madhe qytetare, nga dialogjet e panumërta me secilin prej jush dhe nga vota e fuqishme, masive dhe e papërsëritshme që mora në Drenas më 9 shkurt.

Kam vendosur, duke u bazuar në rregulloren e miratuar me vendim nga Këshilli Drejtues, pika 4 e vendimit, ta deponoj kandidaturën për kryetar të Komunës së Drenasit.

Drenasi ka nevojë për unitet, përbashkim dhe një lidership që i bashkon të gjitha energjitë e elektoratit tonë për një të ardhme më të mirë.

Ndaj bindjen e fortë që hallin e qytetarit të Drenasit, nuk e kam veç unë por e ka edhe PDK-ja jonë. Prandaj, me dashamirësi ndaj projektit tonë të përbashkët, i bëj thirrje përulësisht e me respekt të thellë kryesisë dhe kryetarit të PDK-së që ta konfirmojnë kandidimin tim.

Ky vendim ka qenë një prej vendimeve më të natyrshme që kam marrë, pasi buron nga qytetari, kërkesat, nevojat dhe sfidat e tij. Kryetari i rizgjedhur Memli Krasniqi, kryesia e PDK-së në të cilën jam anëtar dhe Këshilli Drejtues i Partisë e dinë fare mirë që pavarësisht pozitës e llojit të zgjedhjeve ku kam marrë pjesë, për mua prioriteti numër një dhe i patjetërsueshëm ka qenë qytetari i Drenasit tim.

Për këtë komunë do të angazhohem me çdo pjesë të qenies sime, sepse unë besoj që veç shërbimi i jep kuptim të qenit në politikë.

Kësaj komune mund t’i japim më shumë e më mirë.

Ju falenderoj përzemërsisht të gjithë juve që duke ma dhënë besimin më keni mbushur shpresë për qytetin tonë të bukur.

Jam jashtëzakonisht i nderuar të jem me ju dhe pranë jush, në kërkesën fisnike për ta bërë Drenasin tonë një komunë ku jetohet me dinjitet.

Bashkë, do t’ia dalim. Bashkë, ka kuptim.

I juaji përjetësisht,
Petrit E. Hajdari

JU REKOMANDOJMË

Ministrja e Ekonomisë tregon hapat se si të aplikohet për subvencione
Ekonomi

E pranon ministrja Rizvanolli: Kemi sfida në energji, termocentralet shumë të vjetra

23/06/2025 - 17:23
Lladrovci: Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë” i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron
Lajme

Lladrovci: Nëse dikush e mendon se “edhe Dada Razë” i fiton zgjedhjet kur kandidohet nga PDK në Drenas, nuk qëndron

23/06/2025 - 17:13
Nafta në Kosovë aktualisht 1.31 euro, rrezikon të shkojë deri në 2 euro për litër
Ekonomi

Nafta në Kosovë aktualisht 1.31 euro, rrezikon të shkojë deri në 2 euro për litër

23/06/2025 - 16:44
Pamje: Një nga dronët e Iranit me objektiv Izraelin, godet një tjetër shtet
Lajme

Pamje: Një nga dronët e Iranit me objektiv Izraelin, godet një tjetër shtet

23/06/2025 - 16:19
Vëllai i Festim Isufit: Kam informata se në këtë rast është i përfshirë edhe një person i tretë
Lajme

Vëllai i Festim Isufit: Kam informata se në këtë rast është i përfshirë edhe një person i tretë

23/06/2025 - 16:13
KFOR zhvillon stërvitje të përbashkët evakuimi me forcat italiane dhe austriake në Kosovë
Lajme

KFOR zhvillon stërvitje të përbashkët evakuimi me forcat italiane dhe austriake në Kosovë

23/06/2025 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çmimet e naftës, u bëhet thirrje qytetarëve që të lajmërojnë mashtrimet

    Çmimet e naftës, u bëhet thirrje qytetarëve që të lajmërojnë mashtrimet

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ekskluzive: Policia gjen motoçikletën që u përdorë në sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • E pabesueshme: Kurti flet për media para seancës, e jep një informacion shkurt

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Vuçiq: Në rast konflikti me NATO-n rezistenca jonë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Sveçla: Armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë