Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Iran: Ministri i Jashtëm mohoi armëpushimin, TV shtetëror e tha të kundërtën – çfarë ndodhi pas deklaratës së Trump?

24/06/2025 - 07:59
në Kryesore, Lajme
A A
Iran: Ministri i Jashtëm mohoi armëpushimin, TV shtetëror e tha të kundërtën – çfarë ndodhi pas deklaratës së Trump?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktualisht nuk ka marrëveshje për armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Kështu deklaroi para katër orësh ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi në X, sipas të cilit përgjigjja e Iranit do të vazhdojë derisa sipas tij, Izraeli të ndërpresë agresionin.

“Siç e ka bërë të qartë vazhdimisht Irani: Izraeli nisi luftë kundër Iranit, jo anasjelltas. Deri më tani, nuk ka asnjë “marrëveshje” për ndonjë armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Megjithatë, me kusht që regjimi izraelit të ndalojë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Teheranit, ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë përgjigjen tonë më pas”, shkroi Araghchi.

Sipas ministrit iranian, “vendimi përfundimtar për ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga Teherani do të merret më vonë dhe me kusht që regjimi izraelit të ndërpresë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian” deri në mëngjesin e sotëm.

Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit.

Më vonë, televizioni shtetëror iranian njoftoi se një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit është tani në fuqi.

Pak orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ishte arritur një armëpushim dhe lufta kishte mbaruar, Irani qëlloi raketa në Izrael, duke vrarë tre persona.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit nuk do të kishte qenë i mundur pa pilotët e bombarduesve amerikanë B-2. Ai thotë se misioni i tyre dy ditë më parë, i cili goditi objektet bërthamore iraniane, “bashkoi të gjitha palët” dhe çoi në një marrëveshje.

“Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe Iranit që do të ketë një ARMPUSHIM të plotë dhe total (përafërsisht brenda 6 orësh nga tani, kur Izraeli dhe Irani të jenë tërhequr dhe të kenë përfunduar misionet e tyre të fundit në zhvillim e sipër!), për 12 orë, në të cilën pikë Lufta do të konsiderohet e MBARUAR”, ka shkruar presidenti amerikan në mediat sociale.

Sipas njoftimit të Trump, Irani do të jetë i pari që fillon me respektimin e armëpushimit dhe pas 12 orësh, Izraeli duhet të përmbush armëpushimin poashtu brenda 12 orëve të tjera.

“Gjatë çdo ARMËPUSHIMI, pala tjetër do të mbetet PAQËSORE dhe RESPEKTUESE. Me supozimin se gjithçka funksionon siç duhet, dhe që do të funksionojë, do të doja t’i përgëzoja të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, që patën Qëndrueshmërinë, Guximin dhe Inteligjencën për t’i dhënë fund asaj që duhet të quhet “LUFTA 12-DITORE”. Kjo është një luftë që mund të kishte vazhduar me vite dhe të kishte shkatërruar të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë! Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zoti e BEKOFTË BOTËN!”, ka shkruar Trump.

JU REKOMANDOJMË

MINTI përcakton çmimet e karburanteve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës: Kundërshtojmë masat mbrojtëse të Qeverisë
29/08/2026 - 10:23

Mnistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale të...

Më shumëDetails

Marshi i 12 shtatorit para vendimit të Hagës, Nagavci: Duhet të jemi unik

Nagavci mundohet ta shfajësoj shefin e saj pasi sulmoi mediat: Nuk e ka synim ndikimin në media
29/08/2026 - 10:10

Pak para verdiktit final të Gjykatës Speciale lidhur me vendimin për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar për organizimin e...

Më shumëDetails

Çitaku: Verdikti i Hagës do të ketë pasoja për të ardhmen

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
29/08/2026 - 09:59

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit, kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Ajo theksoi se në Hagë...

Më shumëDetails

Vdes një foshnje në Mitrovicë, policia jep detaje

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
29/08/2026 - 09:51

Policia e Kosovës ka njoftuar për një foshnje të vdekur në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur të premten. “Mitrovicë 28.08.2026 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se kishte...

Më shumëDetails

“Po filtrohen emrat”, Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

“Po filtrohen emrat”, Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re
29/08/2026 - 09:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli është shprehur optimist se gjatë javës së ardhshme do të arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes...

Më shumëDetails

Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)
29/08/2026 - 02:44

KUJDES: PAMJET MUND TË JENË TË RËNDA PËR KATEGORI TË NDRYSHME Fillimisht vetë e shtrëngon në fyt e menjëherë tjetri e godet. Pas kësaj, pamjet e siguruara nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë