Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Takimi u përqendrua në zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja.
Diskutimet u shtrinë edhe mbi ndikimet që mund të ketë moskonstituimi i institucioneve në proceset e tjera të rëndësishme për vendin.
Gjithashtu, u trajtuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht pas formimit të një qeverie të re në Gjermani, si dhe për bashkëpunimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.
“Presidentja Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve.”, thuhet tutje në njoftim.