BBC raportoi se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është duke u mbajtur, pasi Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ashpër ndaj të dyja palëve.
Zhvillimet e fundit:
Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se “Izraeli dhe Irani donin ta ndalnin luftën, njësoj!”
Presidenti zhvilloi një telefonatë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës thuhet se ishte “jashtëzakonisht i ashpër dhe i drejtpërdrejtë” për ruajtjen e armëpushimit.
Më herët, Trump shprehu zemërim ndaj të dyja palëve, duke i akuzuar Iranin dhe Izraelin se kishin shkelur armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA dhe Katari – dhe përdori një sharje teksa u tha gazetarëve se vendet “e dinë shumë mirë çfarë … po bëjnë”.
Presidenti amerikan gjithashtu ndau një seri mesazhesh nga kreu i NATO-s, Mark Rutte, i cili lavdëronte reagimin e tij ndaj Iranit .