Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çdo mëhallë “nga një kryetar” – kush janë gjashtë kandidatët për Drenasin?

25/06/2025 - 10:43
në Lajme
A A
Çdo mëhallë “nga një kryetar” – kush janë gjashtë kandidatët për Drenasin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rikandidimi i Ramiz Lladrovcit për një mandat të katërt në krye të Drenasit, rrezikon të përçajë bastionin e pathyeshëm të Partisë Demokratike të Kosovës. Figura të lidhura me PDK-në kanë shpallur kandidaturat e tyre, ndërsa PDK-ja ndodhet para një dileme: të rikandidojë Lladrovcin, apo ta zëvendësojë atë me një emër tjetër.

Nëse doni të gjeni kuptim më të përafërt të termit “fushëbetejë” në kontekstin politik, atë e gjeni në situatën politike për një komunë relativisht të vogël në zemër të Kosovës, Drenasin.

Komuna, e cila nuk ndodhet as në mesin e dhjetë komunave më të populluara në vend, është padyshim zona më e populluar me kandidatë për kryetar.

Drenasi, më shumë se tre muaj para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, pothuajse çdo ditë gjatë dy javëve të fundit regjistroi nga një emër të ri në regjistrin e kandidaturave për kryetar. Deri më sot, gjashtë veta janë vetshpallur kandidatë.

Të fundit, vërshuan nominimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, një subjekti që ka qeverisur me komunën që prej zgjedhjeve të para të pasluftës në Kosovë.

Kryetari aktual Ramiz Lladrovci e zyrtarizoi të hënën vendimin e tij për të rikandiduar edhe për një mandat të katërt për shef komunal.

Zyrtarizimi i kandidaturës së Lladrovcit të hënën, nuk e zuri në befasi pothuajse askënd. Është një lëvizje që pritej.

Pikërisht kjo lëvizje e kryetarit që e ka përçarë Degën e PDK-së në Drenas që prej marrjes së udhëheqjes komunale në dhjetorin e vitit 2016, shkaktoi një reaksion të kandidaturave në Drenas për zgjedhjet e 12 tetorit.

Nga gjashtë kandidaturat e shpallura për garën politike të Drenasit, shumica e figurave kanë lidhje me Partinë Demokratike të Kosovës.

Të hënën, kandidaturën për kryetar e shpalli Petrit Hajdari, një nga figurat e reja të PDK-së në Drenas që fitoi 16 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Hajdari tha se kandidaturën e tij e ka deponuar në Kryesinë e PDK-së, e cila ditëve në vijim do të shqyrtojë emrat dhe të nominojë vetëm një kandidat.

Petrit Hajdari ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit, pret nominimin nga PDK-ja

“Kryetari i rizgjedhur Memli Krasniqi, kryesia e PDK-së në të cilën jam anëtar dhe Këshilli Drejtues i Partisë e dinë fare mirë që pavarësisht pozitës e llojit të zgjedhjeve ku kam marrë pjesë, për mua prioriteti numër një dhe i patjetërsueshëm ka qenë qytetari i Drenasit tim”, tha ai në një deklaratë të hënën.

Driton Ajazi, praktikisht një mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili e rivalizoi Lladrovcin në zgjedhjet e para katër vitesh duke e çuar garën në balotazh, do të jetë sërish kundër-kandidat i kryetarit aktual.

Ajazi, i cili konsiderohet si një nga rivalët kryesorë të Lladrovcit, ka origjinën nga Kizhnareka e Drenasit, një fshati tradicionalisht të lidhur me PDK-në, veçanërisht për shkak të lidhjeve të ngushta me UÇK-në. Kizhnareka është vendlindja e Azem Sylës, shefit të parë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Driton Ajazi, në mes, në fotografi me Memli Krasniqin dhe Bedri Hamzën

Në zgjedhjet e vitit 2021, Ajazi e humbi garën në balotazh ndaj Lladrovcit për vetëm një mijë e shtatëqind vota.

Por, zgjedhjet e këtij viti pritet të krijojnë ndasi të tjera brenda votuesit tradicional të PDK-së me një tjetër përkrahës të PDK-së që ka shpallur kandidaturën.

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, do të garojë nën siglën e “Iniciativës për Drenasin”.

Ai vjen nga Tërsteniku, një nga fshatrat më të mëdha të Drenasit dhe është një tjetër rival i moçëm lokal i Ramiz Lladrovcit.

Në parafushatën e zgjedhjeve të vitit 2016, Bazaj, asokohe zyrtarisht pjesë e PDK-së, kishte bërë fushatë 12-ditore nëpër fshatrat e Drenasit duke u paraqitur si kandidat i partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kur partia e kishte nominuar Lladrovcin për kryetar, ai i indinjuar kishte shpallur kundër-kandidaturën e tij ndaj Lladrovcit si kandidat i pavarur.

Në momentet e fundit, në një tubim të ftuar me përkrahësit e tij ku planifikoi të zyrtarizonte nisjen e fushatës për për kryetar, Bazaj i befasoi edhe përkrahësit e tij duke u shfaqur përkrah Kadri Veselit, asokohe kryetarit të PDK-së.

Naim Bazaj, ish-anëtar kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, në fotografi me Kadri Veselin, ish-kryetarin e PDK-së

Me ndërmjetësimin e Veselit, Bazaj tha se do ta përkrahte PDK-në dhe Lladrovcin në zgjedhje, ndonëse vetëm disa më përpara kishte akuzuar Kryesinë e PDK-së për “sjellje me zarf” të nominimit të Lladrovcit.

Bazaj, siç ishte dëshmuar në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016, ka një përkrahje të konsiderueshme për të luajtur rol kyç si lojtar në zgjedhjet komunale. Baza e përkrahësve të tij është Tërsteniku, vendi i tij i lindjes.

Edhe Vasileva, një fshat tjetër i Drenasit, do të ketë një përfaqësues të vetin në garë.

Ajvaz Berisha, një ish-komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së, e ka shpallur të martën kandidaturën për kryetar komune.

Berisha ka thënë se do të garojë si përfaqësues i partisë “Bashkimi Demokratike”, një subjekti të cilën e ka themeluar vet.

Ajvaz Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga partia ‘Bashkimi Demokratik’

Ajvaz Berisha është një nga figurat më të shquara të luftës çlirimtare. Në të kaluarën, Berisha ka shërbyer si konsull i Republikës së Kosovës në Gjermani dhe ka qenë dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 2019, ai u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, por u tërhoq nga partia pas një viti në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Kandidatura e gjashtë është Xhavit Drenori, një profil ndryshe nga pesë të tjerët. Ai ka më pak lidhje me PDK-në. Është një kritik i ashpër i Partisë Demokratike të Kosovës dhe po ashtu i kryetarit Lladrovci.

Për të kompletuar diversitetin e garës, Drenori garon me “Green Për Drenasin” (GPD), një iniciativë qytetare e profilizuar në ambientalizëm, që synon mbrojtjen e ambientit dhe mjedisit.

Drenori ka garuar për kryetar komune në zgjedhjet e vitit 2016, në të cilat mori rreth 12 për qind të votave, por u deklasua keq në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, ku mori 4% të votave, apo afër 900 vota në total.

Njëjtë sikurse Ajvaz Berisha, edhe Drenori e provoi Vetëvendosjen, në të cilën aderoi në vitin 2019 disa javë para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura po atë vit.

Por, qëndrimi i tij në partinë e Kurtit ishte shumë jetë-shkurtër, pasi u largua pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë. Drenori tha se ndihej i mashtruar nga Kurti që, sipas tij, i kishte premtuar nominimin e dy kandidatëve për deputetë nga Qendra e LVV-së në Drenas, por në fund i kishte ndryshuar fjalët. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)
29/08/2026 - 02:44

KUJDES: PAMJET MUND TË JENË TË RËNDA PËR KATEGORI TË NDRYSHME Fillimisht vetë e shtrëngon në fyt e menjëherë tjetri e godet. Pas kësaj, pamjet e siguruara nga...

Më shumëDetails

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi
28/08/2026 - 23:05

Teknologjia ndërhyri aty ku edhe një milimetër mund të ndryshonte gjithçka Një burrë në Britaninë e Madhe është bërë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një...

Më shumëDetails

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës
28/08/2026 - 22:52

Shtetet e Bashkuara kanë zgjatur edhe për një muaj licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), njoftoi ministrja e Energjisë së Serbisë, teksa zyrtarët shpresojnë...

Më shumëDetails

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE
28/08/2026 - 22:40

Komisioni Evropian deklaroi të premten se u takon autoriteteve të Serbisë të përcaktojnë se çfarë roli do të kenë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, por...

Më shumëDetails

1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë

1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë
28/08/2026 - 22:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një postim në rrjetet sociale sa i përket fluksit të madh në Aeroportin e Rinasit. Në postimin e tij, ai shkruam...

Më shumëDetails

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës, ekipet dalin në terren për sanimin e defektit

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës, ekipet dalin në terren për sanimin e defektit
28/08/2026 - 21:57

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit ka lënë pa furnizim me ujë banorët e rrugës “Xhemajl Berisha”, rrugës “Muharrem Berisha” dhe një pjesë të Velanisë. Një defekt në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë