Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

25/06/2025 - 17:23
në Lajme
A A
Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë.

Bllokada politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo paketë prej 6 miliardë eurosh është miratuar në pjesën e fundit të vitit 2023.

Planet kanë qenë që shpërndarja e tyre të niste në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë për disa muaj.

Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit – pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi – që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh.

Bosnje e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane.

Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Përkundër dhjetëra përpjekjeve, deputetët nuk kanë arritur deri më 25 qershor të konstituojnë Kuvendin.

Vëzhguesit u sugjerojnë atyre t’i lënë mënjanë grindjet e brendshme, për të përfituar nga një mundësi që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën evropiane të vendit, por edhe në zhvillimin e tij ekonomik.

“Pse është kjo e rëndësishme sot? Sepse, nëse Kosova e ka ‘head start-in’ (hapin e nisjes) më të vonshëm se vendet tjera, kjo i bie që ti do të jesh një hap prapa”, thotë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Nga Plani i Rritjes, që mbulon periudhën nga viti 2024 deri më 2027, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Pjesa prej 7% si para-financim, që tashmë u është ndarë katër vendeve ballkanike, për Kosovën i bie të jetë rreth 61 milionë euro.

Këto mjete kanë për qëllim përafrimin e gjashtë ekonomive në fjalë me atë të BE-së – organizatës ku të gjitha synojnë të anëtarësohen.

Megjithatë, ato janë paralajmëruar se nëse, brenda 1-2 vjetësh, nuk i kryejnë reformat e kërkuara – nga zhvillimi i sektorit privat deri te tranzicioni i gjelbër dhe digjitalizimi – atëherë shuma e paraparë për to do t’u shpërndahet vendeve të tjera.

A ka afat për ratifikimin e marrëveshjes?

Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndonjë afat deri kur Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen përkatëse për të marrë mjetet e para-financimit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Burime brenda Qeverisë në largim të Kosovës i thanë REL-it se një afat të tillë nuk ka.

Ngjashëm pohon edhe Shasha. Sipas tij, para-financimi nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga vonesa në ratifikim, por vonesa në këtë hap të parë mund të sjellë pasoja zinxhirore, duke ndikuar edhe në përmbushjen me kohë të kushteve të vendosura nga BE-ja për vitin 2025 dhe dy vitet pasuese.

Këto kushte përfshijnë përparimin në reforma dhe një dialog konstruktiv me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

“E gjithë kjo mund ta vonojë Kosovën në periudhën 2025-2027, si dhe ta vendosë atë në një situatë ku nuk mund t’i shpenzojë mjetet e veta (nga Plani i Rritjes). Fondet që Kosova nuk arrin t’i shpenzojë, do t’u ndahen vendeve tjera”, thotë Shasha, duke u thirrur në dokumentet e BE-së për Planin e Rritjes.

Ai shton se këto vonesa dërgojnë edhe sinjale të gabuara për gatishmërinë e Kosovës për të avancuar drejt BE-së.

“Nuk është mirë për prestigjin ndërkombëtar apo evropian të Kosovës që të sillet, të shihet dhe të perceptohet në këtë formë – si një aktor rajonal në procesin integrues që nuk po arrin të mirëmbajë hapin me vendet e tjera të rajonit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Efektet ekonomike

Por, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se vonesat në shfrytëzimin e mjeteve nga Plani i Rritjes janë humbje edhe në aspektin ekonomik.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për investime – si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ai thotë se një pjesë e këtyre investimeve do të mund të adresoheshin përmes fondeve të BE-së.

Çdo vonesë në sigurimin e tyre, thotë Gërxhaliu, është e dëmshme, sidomos në një kohë kur bota përballet me inflacion të lartë dhe kosto gjithnjë në rritje.

“Projektet që sot kushtojnë, ta zëmë 50 milionë (euro), vitin tjetër do të jenë me kosto shumë më të lartë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gërxhaliu kujton se Kosova vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së – të vendosura në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit – dhe se pamundësia aktuale për të përfituar nga fondet e BE-së vetëm sa e rëndon më tej këtë situatë.

“Shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të kishte mesazh të qartë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës, se ‘Evropa është me ne, ne jemi në rrugën e integrimit dhe pretendojmë dhe mendojmë që një ditë të jemi të barabartë në familjen evropiane’”, thotë Gërxhaliu.

Thirrje për të kapërcyer ngërçin politik, Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të huaj, përfshirë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Derisa deputetët e partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të partive të tjera mbeten të ngurtë në qëndrime, miliona euro të tjera mbeten po ashtu të bllokuara.

Më 23 qershor, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shkroi në Facebook se janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.

Edhe për këtë çështje, partia deri më tash në pushtet dhe ato në opozitë shkëmbyen akuza kundër njëra-tjetrës./REL

JU REKOMANDOJMË

Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes për të diskutuar Asociacionin: Nuk ka gjë nga këto takime, bëhen veç analiza
Lajme

“Çka po ndodh në Drenas? – Pse janë gjithë këto kandidatura?”, Memli Krasniqi flet për telashet në degën e PDK-së atje

25/06/2025 - 23:05
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë
Lajme

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Drilon Bunjaku pozon me flamurin e Serbisë

25/06/2025 - 22:46
Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran
Lajme

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

25/06/2025 - 22:15
Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun
Lajme

Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun

25/06/2025 - 22:10
“Diskriminimi më i egër institucional”, Krasniqi: Për komunat që udhëhiqen nga VV, Qeveria ndau më shumë se gjysmën e buxhetit
Lajme

A e kishe votu Limajn? Memli Krasniqi: Nashta e nxjerrë dikë që mund ta votojë Haradinaj

25/06/2025 - 21:58
Hoxhaj befason: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Lajme

Hoxhaj befason: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së

25/06/2025 - 21:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Plagosje nga të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari është shok i të plagosurit G.A.

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • VV me emër tjetër për kryeparlamentar? Kështu përgjigjet Albulena Haxhiu

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • CNN mori vesh nga inteligjenca se s’u shkatërrua potenciali bërthamor i Iranit, i dërguari i Trump: Tradhti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Morina i kundërpërgjigjet Pirajt për skandalin e mishit me salmonellë: Hipokrit, bën fushata për prodhime vendore e mishin e blenë nga Rumania

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë