Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

25/06/2025 - 21:03
në Lajme
A A
Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me nismën e deputetit në Kuvendin e Serbisë, Zharko Ristiq, serbët e Kosovës do të kenë një parti të re. Sipas themeluesve të saj, Aleanca për Kosovën – që tashmë është regjistruar zyrtarisht – do të jetë një opsion ndryshe nga Radoiçiqi e Rashiqi. I njohur për shëtitjet e tij nga partia në parti, njëherë me Vuk Jeremiqin e pastaj me Miroslav Aleksiqin, 45-vjeçari Ristiq në mars u akuzua nga ish-kryeministri Kurti si njeri i lidhur me shërbimet sekrete në Beograd.

Atë që e akuzonte ish-kryeministri Albin Kurti si njeri i shërbimeve të inteligjencës në Beograd, tani është themelues i një partie të re serbe në Kosovë.

Kjo parti do të quhet Aleanca e Kosovës dhe koordinator e krijues i saj është Zharko Ristiq.

Pas mbajtjes së mbledhjes së parë të këshillit ekzekutiv, kjo parti ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.

Goran Marinkoviq, i cili është zgjedhur në krye të kësaj partie, ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë janë detyruar nga regjimi në Beograd të votojnë për Listën Serbe.

“Pas disa përpjekjesh për t’u regjistruar si parti, ne më në fund ia dolëm të tejkalojmë gjithçka e të merrnim vendimin për regjistrim,” ka thënë Marinkoviq i cili ka bërë fajtore Listën Serbe për shkaktim telashesh për t’u regjistruar për shkak të çështjeve teknike.

Sikundër ka njoftuar kjo parti, Aleanca e Kosovës do të përpiqet të jetë agjent konstruktiv politik në luftën për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Askush nuk është që të na mbrojë, askush nuk na del zot. Largimi i serbëve nga institucionet dhe policia e Kosovës ishte gabim i tmerrshëm nga Aleksandër Vuçiqi, dhe tani është e qartë se na ka kushtuar shumë,” ka thënë Marinkoviq.

Kjo parti që pretendon se ka rrjet anëtarësh në Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë, Pasjan e Lipjan, ka për themelues Zharko Ristiqin, i cili është zgjedhur si anëtar nderi.

Me këtë rast, ai i ka ftuar serbët e Kosovës që më 28 qershor, me rastin e Vidovdanit, të shkojnë në Beograd për të mbështetur aktivizmin studentor.

Po ashtu, ai u ka bërë thirrje studentëve, profesorëve e aktivistëve serbë në Beograd që të vizitojnë manastiret në Kosovë për shkak të “fuqisë simbolike e shpirtërore.”

I lindur në fshatin Livaxhë të komunës së Graçanicës, Ristiqi në zgjedhjet e dhjetorit 2023 arriti të zgjidhej deputet në Kuvendin e Serbisë si pjesë e Lëvizjes Popullore të Serbisë.

Menaxher i diplomuar me profesion, siç jepet në të dhënat e Kuvendit të Serbisë, ai ishte pjesë e të ashtuquajurit Komitet parlamentar për Kosovën.

Në shtator të vitit të kaluar, ai dha dorëheqje nga Lëvizja Popullore për shkak të, siç pati thënë ai, përplasjeve që kishte pasur me kryetarin e saj, Miroslav Aleksiq.

Me sa duket, Ristiqit i pëlqejnë shëtitjet nëpër parti pasi i njëjti më herët kishte qenë pjesë e Partisë Popullore të udhëhequr prej Vuk Jeremiqit.

Ai ishte larguar nga kjo parti për gjoja mospajtim sa i përket qëdnrimeve sa i përket Kosovës.

Në qëndrimet e tij publike, Ristiq është vetëm një i ‘zakonshëm’ për të cilin Kosova është “srce Srbije”.

Duke e portretuar veten si kundërshtar i pozitës dhe opozitës në Serbisë, ai qysh në dhjetor të vitit të kaluar paralajmëroi se do ta provonte fatin e tij edhe në Kosovë.

“Shqiptarët e Kosovës nuk mund të llogarisin më në faktin se ardhmja e bashkëbiseduesve të tyre do të jenë ekskluzivisht përfaqësues të Milan Radoiçiqit e Nenad Rashiqit. Ata duhet ta marrin parasysh opsionin politik në rritje të mbledhur e koordinuar nga Zharko Ristiq, Branimir Stojanoviq, Mika Bishevac e të tjerë,” kishte thënë ai.

Ndërkohë, më 9 mars të këtij viti, kryeministri në detyrë Albin Kurti e kishte përmendur me emër e mbiemër Ristiqin si të lidhur me shërbimet e inteligjencës serbe.

Në një konferencë për medie bashkë me ministrin e tij Nenad Rashiq, Serbia ishte akuzuar se kishte ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

“Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë, me prejardhje nga Kosova, gjithashtu kanë qenë të përfshirë në ndërhyrjet nga jashtë në zgjedhjet tona parlamentare. Zharko Ristiq, nën udhëzimet dhe direktivat e shërbimeve serbe të inteligjencës dhe pushtetit në Beograd, ka ndikuar në përçarjen e liderëve të partive të tjera serbe, rivale të Listës Serbe, në kohën kur partitë ndodheshin në përgatitje të fushatës së tyre zgjedhore,” kishte thënë Kurti asokohe.

“Ristiq, duke u shtirur se është për bashkimin e këtyre në një listë të vetme, përmes ndërhyrjeve të ndryshme, në fakt e ka bërë saktësisht të kundërtën e kësaj – përçarjen e tyre, pra në emër të bashkimit i ka përçarë. Bashkimi eventual në një listë të vetme do t’ia rrezikonte substancialisht mandatet Listës Serbe.”

JU REKOMANDOJMË

Deputeti Berisha për pasurinë e deklaruar: Kam lindur milioner, vij nga familje e tillë
Lajme

Deputeti Berisha për pasurinë e deklaruar: Kam lindur milioner, vij nga familje e tillë

26/06/2025 - 09:18
E rrallë: Koreja e Veriut hap një zonë masive turistike bregdetare, Kimi merr pjesë me të bijën
Lajme

E rrallë: Koreja e Veriut hap një zonë masive turistike bregdetare, Kimi merr pjesë me të bijën

26/06/2025 - 09:07
Trump kërkon ndaljen e gjyqeve ndaj kryeministrit izraelit
Lajme

Trump kërkon ndaljen e gjyqeve ndaj kryeministrit izraelit

26/06/2025 - 09:02
Deklarata e Kurtit/ Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht – ai e ka marrë me shaka krijimin e institucioneve
Lajme

Deklarata e Kurtit/ Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht – ai e ka marrë me shaka krijimin e institucioneve

26/06/2025 - 08:58
Si u bë Kosova “pjesë” e Samitit të NATO-s në Hagë duke u përmendur nga Trump, Rutte dhe Erdogan në konferenca për media
Lajme

Si u bë Kosova “pjesë” e Samitit të NATO-s në Hagë duke u përmendur nga Trump, Rutte dhe Erdogan në konferenca për media

26/06/2025 - 08:45
Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen
Lajme

Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

26/06/2025 - 08:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Plagosje nga të shtënat me armë në Prishtinë, i dyshuari është shok i të plagosurit G.A.

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • VV me emër tjetër për kryeparlamentar? Kështu përgjigjet Albulena Haxhiu

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • CNN mori vesh nga inteligjenca se s’u shkatërrua potenciali bërthamor i Iranit, i dërguari i Trump: Tradhti

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Morina i kundërpërgjigjet Pirajt për skandalin e mishit me salmonellë: Hipokrit, bën fushata për prodhime vendore e mishin e blenë nga Rumania

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë