Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

26/06/2025 - 08:14
në Lajme
A A
Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, duke bërë thirrje edhe për një armëpushim në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare atje, bëri të ditur zyra e tij.

Turqia, anëtare e NATO-s, është kritike e ashpër e Izraelit dhe luftës së tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Gaza ka pësuar shkatërrime të mëdha, pas dy vjetësh luftë dhe popullsia e këtij territori është zhvendosur – me raste edhe disa herë – që nga 7 tetori 2023, kur nisi lufta.

Gjatë samitit në Hagë, Erdogan ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka biseduar për tensionet rajonale, lidhjet dypalëshe, raportet me Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Ndërkaq, mbrëmjen e së martës ai u takua edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe është shprehur se situata ka nevojë që të kthehet në një qetësi afatgjatë. Ai po ashtu tha se kriza humanitare në Gazë sa vjen e rëndohet dhe se atje kërkohet po ashtu në mënyrë urgjente një armëpushim afatgjatë”, tha Zyra e Erdoganit, pas takimeve të udhëheqësit turk me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Thirrje të ngjashme ai bëri edhe gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje për krizën humanitare në Gazë.

Ndërkaq, sa i përket problemeve mes Teheranit dhe Uashingtonit, Erdogan tha se ato duhet të zgjidhen vetëm përmes diplomacisë, duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

“Mirëpresim armëpushimin e arritur përmes përpjekjeve të presidentit Trump”, tha Erdogan, duke shtuar se pret që palët t’i përmbahen armëpushimit.

Më 24 qershor hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, pasi palët zhvilluan luftë për 12 ditë rresht. Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Teheranin të posedojë armë bërthamore.

Më pas, më 22 qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj tri ndërtesave bërthamore të Iranit, duke deklaruar më pas se ka shkatërruar plotësisht programin bërthamor të Republikës Islamike. Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj një baze ushtarake amerikane në Katar, edhe pse sulmi ishte më shumë simbolik dhe nuk pati viktima.

Erdogan edhe në të kaluarën ka kërkuar armëpushim në Gazë. Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për Hamasin, duke thënë se askush nuk mund ta detyrojë Turqinë që ta shpallë këtë grup organizatë terroriste.

E gjithë popullsia e Gazës, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara, është buzë zisë së bukës.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona.

JU REKOMANDOJMË

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për shpëlarje të parave e shmangie nga tatimi
Kryesore

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për shpëlarje të parave e shmangie nga tatimi

26/06/2025 - 16:15
Ker-Lindsay për ngërçin: Kurti më shumë faktor që pengon se forcë që sjell zgjidhje, barra më e madhe bie mbi të
Lajme

Ker-Lindsay për ngërçin: Kurti më shumë faktor që pengon se forcë që sjell zgjidhje, barra më e madhe bie mbi të

26/06/2025 - 16:03
Pas sulmit në Iran, Hegseth: Ishte i suksesshëm – duhet ta festojmë atë si amerikanë
Lajme

Pas sulmit në Iran, Hegseth: Ishte i suksesshëm – duhet ta festojmë atë si amerikanë

26/06/2025 - 15:51
Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër
Lajme

Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

26/06/2025 - 15:39
CNN: Pse Trump ka nevojë që bota të besojë se programi bërthamor i Iranit është ‘shkatërruar’
Lajme

CNN: Pse Trump ka nevojë që bota të besojë se programi bërthamor i Iranit është ‘shkatërruar’

26/06/2025 - 15:17
Kurti i shfrytëzon shtesat për lehonat për t’i goditur qeveritë e kaluara: S’merrnin asnjë cent
Lajme

Kurti i shfrytëzon shtesat për lehonat për t’i goditur qeveritë e kaluara: S’merrnin asnjë cent

26/06/2025 - 15:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Samiti i NATO-s në Hagë, Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lutje për ndihmë: Arnisa po lufton për jetën – familja kërkon ndihmën tuaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë