Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ura e Ibrit rikthehet si temë – Shala: Lojë politike për zgjedhje lokale

26/06/2025 - 12:10
në Lajme
A A
Ura e Ibrit rikthehet si temë – Shala: Lojë politike për zgjedhje lokale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hapja për qarkullim të automjeteve e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, po konsiderohet domosdoshmëri. Pas testimit të serishëm të qëndrueshmërisë së urës, kësaj radhe nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian, vlerësohet nevoja që pas këtyre matjeve të arrihet pajtimi për hapjen e saj në tërësi.

Në qeverinë në detyrë thonë se, pavarësisht kësaj, do të vazhdojnë planifikimet për ndërtimin edhe të dy urave të tjera mbi lumin Ibër, derisa thonë se s’kanë pasur asnjë informacion zyrtar për këto testime. Megjithatë, nga partitë politike janë ngritur edhe shqetësime se tema e hapjes së urës së Ibrit mund të jetë e ndërlidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tetor të vitit 2025.

Vitin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka tentuar të hapë urën e Ibrit, mirëpo pas presionit ndërkombëtar është tërhequr nga kjo ide, përkundër faktit që ka testuar qëndrueshmërinë dhe ka bërë rehabilitimin e saj.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Bashkimin Evropian në lidhje me testimin e qëndrueshmërisë së urës kryesore mbi lumin Ibër dhe nëse ka dakordim në Bruksel për hapjen e saj, mirëpo nuk kemi marrë përgjigje. Të paqasshëm kanë qenë edhe në zyrën e zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi, lidhur me atë nëse hapja e urës është diskutuar në takimet e fundit të dialogut.

Megjithatë, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë se nuk ka pasur nevojë të bëhen testime të sërishme të urës së Ibrit, pasi e njëjta është stabile për çfarëdo ngarkese që mund të kalojë mbi të.

Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar në lidhje me testimet e së martës në urën mbi lumin Ibër, ndërsa shton se planifikimet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut do të vazhdojnë.

Synimi për ndërtimin e këtyre dy urave në lumin Ibër u tha pasi Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi memorandum bashkëpunimi për projekte infrastrukturore me Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

“Asnjë informacion zyrtar nuk kemi pasur që do të ketë testime. Ata i kanë bërë testimet, ne kemi bërë testimet tona dhe kemi marrë rezultatin dhe raportin. Ura është stabile për çfarëdo ngarkese që mund të kalojë mbi të. Për çfarë i kanë bërë ato testime nuk e kam idenë, mirëpo kjo nuk lidhet fare me dy urat e tjera… Ne do të vazhdojmë me ndërtimin e dy urave të tjera dhe ndoshta edhe shumë të tjerave përgjatë lumit Ibër”, thekson Durmishi.

Në anën tjetër, kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, e mirëpret testimin e urës së Ibrit nga Bashkimi Evropian, por thekson nevojën që tani Bashkimi Evropian të pajtohet për hapjen e saj.

Madje, sipas saj, tani është momenti unik që ura të hapet edhe para zgjedhjeve lokale dhe të jetë në funksion të asaj për çka është ndërtuar – lirisë së lëvizjes.

“Qëndrueshmëria e urës së Ibrit është diskutuar disa herë. Mirë që po testohet, por duhet të pasojë edhe vendimi për lirimin e saj për qarkullim. Gjithmonë funksioni i urës është lidhja dhe qarkullimi, jo bllokimi. Është e pakuptimtë që, në një situatë kur kanë ndryshuar rrethanat e sigurisë për të mirë në katër komunat në veri, të mbahet ajo urë e bllokuar. Ka mbetur si një sinonim i një periudhe gati dydekadëshe të frikës dhe ndarjes. Është momenti unik dhe pozitiv që edhe para zgjedhjeve lokale të merret një vendim dhe të ketë një dakordim të përbashkët që ajo urë të jetë në funksion të asaj për çfarë është ndërtuar”, thekson Kusari-Lila.

Hapjen për qarkullim të urës së Ibrit e kërkon edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, mirëpo ai thotë se një ide e tillë mund të jetë iniciuar nga qeveria në detyrë në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje të përfitojë poena politikë në prag të zgjedhjeve lokale.

“Kam qenë pjesë e nënshkrimit dhe involvimit që ura është dashur të hapet shumë më herët, por që fatkeqësisht ka mbetur kështu. Mirëpo, edhe këtu tash shoh që, në prag të zgjedhjeve lokale, ka lojëra dhe nuk pres që testimet janë problemi kryesor i urës… Këto janë pjesë e lojës politike për shkak të zgjedhjeve lokale,” thekson Shala.

Hapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër ishte paraparë në vitin 2017, në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

JU REKOMANDOJMË

“Deçani nuk e ka asnjë çerdhe publike dhe vetëm 600 gra të punësume”, Natyra Kuçi tregon se çka i mungon Deçanit dhe pse i hyri garës për kryetare
Lajme

“Deçani nuk e ka asnjë çerdhe publike dhe vetëm 600 gra të punësume”, Natyra Kuçi tregon se çka i mungon Deçanit dhe pse i hyri garës për kryetare

26/06/2025 - 19:01
Rafuna: Rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore për të lënë gjurmë – Qeveria t’i shtojë investimet publike
Lajme

Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë

26/06/2025 - 18:53
Bashkëpunimi i pamundur: VV e quan të paimagjinueshëm, PDK e përgënjeshtron
Lajme

Bashkëpunimi i pamundur: VV e quan të paimagjinueshëm, PDK e përgënjeshtron

26/06/2025 - 18:29
Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KiE eliminon një boshllëk të madh
Lajme

Kryediplomati kroat: Anëtarësimi i Kosovës në KiE eliminon një boshllëk të madh

26/06/2025 - 18:21
Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
Kryesore

Analisti Muharremi analizon matjet, VV-në e preferojnë votuesit më pak të arsimuar

26/06/2025 - 18:05
Kurti mirëpret Odën Ekonomike të Gjenevës – Diskutohet rritja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë
Kryesore

Kurti mirëpret Odën Ekonomike të Gjenevës – Diskutohet rritja ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë

26/06/2025 - 17:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lutje për ndihmë: Arnisa po lufton për jetën – familja kërkon ndihmën tuaj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë