Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar për herë të parë që nga njoftimi i Shteteve të Bashkuara për një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit, shkruan Insajderi.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Khamenei ka uruar popullin iranian për atë që e cilëson si “fitore” ndaj Izraelit.
“Ju shpreh urimet e mia për fitoren ndaj regjimit të gabuar sionist,” ka shkruar ai.