Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: VV nuk e shpalli Listën Serbe organizatë terroriste kur u vra Afrim Bunjaku e tash provojnë të luajnë patriotin

26/06/2025 - 14:14
në Lajme
A A
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i cili akuzoi PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se “presin dhe shpresojnë” të bashkëpunojnë me Listën Serbe.

Murati tha se “vetëm” partia e tij është pro që postin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb ta ketë dikush që s’është i Listës Serbe.

Por, Bajrami në përgjigje tha se Vetëvendosje sa herë “që i vjen erë korrupsion” tenton ta luajë patriotin duke i paraqitur të tjerët se janë me Serbinë.

Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka pasë shansin që Listën Serbe ta shpallë organizatë terroriste pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, por se nuk e ka bërë këtë.

“Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit. I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njërës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”. Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen incizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate””.

“Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajt ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë. Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas? Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin një MËh energji elektrike? The floor is yours, “patriot””, ka shkruar Bajrami.

Murati tha se i kanë ftuar partitë tjera që ta zgjedhin një përfaqësues për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb dikë që nuk vjen nga Lista Serbe.

I vetmi deputet serb në Kuvend që s’është i Listës Serbe është Nenad Rashiq – ministër në detyrë aktualisht në Qeverinë Kurti.

“Por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje pozitive nga PDK/LDK/AAK për këtë çështje. Besoj që qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e ato janë PDK/LDK/AAK”, ka thënë Murati.

JU REKOMANDOJMË

“Diskriminimi më i egër institucional”, Krasniqi: Për komunat që udhëhiqen nga VV, Qeveria ndau më shumë se gjysmën e buxhetit
Lajme

Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Mjaft kohë është humbur – tani t’i japim epilog kësaj çështjeje

26/06/2025 - 20:07
Haliti: Kam përshtypje që Kurti do përpiqet për zgjedhje, të bëjë fushatë duke thë se “s’e bëri Asociacionin”
Lajme

Haliti bën thirrje për konstituimin e Kuvendit: Me ushtrinë e Vuçiqit në kufi, Kurti duhet ta nxjerr vendin nga ngërçi

26/06/2025 - 19:53
Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)
HULUMTIME

Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

26/06/2025 - 19:34
LDK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publikë
Kryesore

Kushtetuesja merr vendimin për konstituimin e Kuvendit

26/06/2025 - 19:32
Mblidhet AAK-ja, prezantohen 11 kandidatë për kryetar komune
Kryesore

Mblidhet AAK-ja, prezantohen 11 kandidatë për kryetar komune

26/06/2025 - 19:15
“Deçani nuk e ka asnjë çerdhe publike dhe vetëm 600 gra të punësume”, Natyra Kuçi tregon se çka i mungon Deçanit dhe pse i hyri garës për kryetare
Lajme

“Deçani nuk e ka asnjë çerdhe publike dhe vetëm 600 gra të punësume”, Natyra Kuçi tregon se çka i mungon Deçanit dhe pse i hyri garës për kryetare

26/06/2025 - 19:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    240 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë