Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për shpëlarje të parave e shmangie nga tatimi

26/06/2025 - 16:15
në Kryesore, Lajme
A A
Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale për shpëlarje të parave e shmangie nga tatimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, më 26.06.2025 është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj tij për tri vepra penale: shpëlarje të parave, shmangie nga tatimi dhe mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga Prokuroria Speciale.

“Mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale:’Shpëlarje e parave’, ‘Shmangie nga tatimi’ dhe ‘Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’”, është bërë e ditur nga PSRK.

Ndërsa avokati i Berishajt, Tomë Gashi ka deklaruar se klienti i tij ka dhënë një “deklaratë sqaruese”.

“Për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës sot zotni Martin Berishaj ka dhënë deklaratë sqaruese me te cilën ne besojmë qe i ka ndihmuar Prokurorisë për te eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb i afërm me shërbimin sekret te Serbisë me qellim te dëmtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili është hale ne sy te Serbisë edhe te disave qe me vetëdije apo pa vetëdije i shtyjnë agjendat e Serbisë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai ka shtuar se përfundimisht besojnë që Prokuroria e ka “kristal të qartë” se Martin Berishaj ka pësuar “paksa dëmtim kolateral” nga ata që në “mënyrë patologjike e urrejnë Lëvizjen Vetëvendosje”, dhe Albin Kurtin, të cilin e ka quajtur si “kryeministrin më të mirin që e ka pasë Kosova ndonjëherë”.

Martin Berishaj ishte intervistuar edhe më 29.03.2024 për këtë rast.

Ai shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021.

Berishaj bëri jehonë në vitin 2022, kur u përfol në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar rreth 600 mijë euro tek një kompani private në Mal të Zi.

Sipas mediumit slloven, “PlanetTV”, kompania private është në pronësi të tij. Pavarësisht thirrjeve për shkarkim të tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe vetë Berisha ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar.

Vitet e kaluara shkarkimi i Berishajt u kërkua edhe me protesta para Qeverisë së Kosovës, mirëpo nga drejtuesit e MPJD-së nuk pati lëkundje besimi në të, përkundrazi lajmi për “skandalin” u tha se nuk është i vërtetë.

“Ambasadori nuk mund të tërhiqet apo shkarkohet pa pasur ndonjë të vërtetë. Përkundrazi disa media atje janë duke e përgënjeshtruar atë medium. Ambasadori Berishaj e gëzon besimin tonë dhe do të përfaqësojë atje” – pati deklaruar ministrja tashmë në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz më 13.05.2022.

Pas akuzave për aferë, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) kishte nisur procedurat për verifikimin e pasurisë së tij.

Berishaj kishte raportuar në AKK se ka pasuri të paluajtshme prej 382 mijë euro, përfshirë këtu dy banesa, një shtëpi dhe një tokë.

Ai ka deklaruar se ka dy banesa në vlerë 230 mijë euro.

Ambasadori ka deklaruar se banesën e parë me sipërfaqe 92 m2 e ka blerë në vitin 2001 me të hyra dhe kursime të përbashkëta familjare dhe atë e ka në pronësi të përbashkët.

Sipas raportit të AKK-së, banesën e dytë me të njëjtën sipërfaqe, Berishaj e ka blerë në 2006 me kursime për vetëm 50 mijë euro.

Berishaj gjithashtu ka një shtëpi, të cilën e ka deklaruar si trashëgimi nga prindërit e cila ka vlerën 72 mijë euro. Sipërfaqja e kësaj shtëpie, të cilën e ka në pronësi të përbashkët, është 170 m2.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka arritur të sigurojë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të dhënat mbi shpenzimet që janë bërë gjatë vitit 2023 për këtë diplomat.

Sipas raporteve të MPJD-së, vitin e kaluar Berishajt i është paguar qiraja vjetore e banesës në Zagreb në shumën prej 24 mijë euro, ose 2 mijë euro për muaj.

Bazuar në hulumtimin në internet, përfshirë atë në ueb-faqen që merret me udhëtimet dhe jetesën në Kroaci, “Inspired by Croatia”, marrja me qira e një apartamenti në qendër të Zagrebit zakonisht kushton 600 euro në muaj për një apartament me një dhomë gjumi në një ndërtesë të vjetër pa ashensor.

Por, sipas së njëjtës faqe, apartamentet më të mëdha dhe më të bukura në Zagreb kushtojnë diku midis 800 dhe 1200 euro në muaj. Paga mujore e Berishajt për vitin 2023 ishte 2 mijë e 746 euro e 71 centë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Byroja Kroate e Statistikave, paga mesatare në Kroaci që nga shtatori 2023 është 1,141 euro në muaj.

Për shpenzimet e sigurimit shëndetësor, shteti i Kosovës ka paguar 4 mijë e 803 euro në vitin 2023.

Ndërkaq për telefoni mobile janë paguar 1 mijë e 318 euro e 4 centë.

Bazuar në të dhënat nga MPJD, drekat zyrtare të ambasadorit dhe stafit diplomatik përgjatë vitit 2023 kanë kushtuar 5 mijë e 214 euro e 55 centë. Kurse për derivate të misionit janë paguar 5 mijë e 254 euro 48 centë.

Martin Berishaj është duke u dyshuar edhe për keqpërdorim të procesit të transportimit të votave të qytetarëve të  Kosovës për votat nga Diaspora.

JU REKOMANDOJMË

VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lajme

Reagon Peci pas zyrtarizimit të kandidaturës: Mitrovica do të ketë një trajtim të ri

26/06/2025 - 22:52
“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
Lajme

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

26/06/2025 - 22:44
Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
Lajme

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

26/06/2025 - 22:28
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Arianit Koci kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: E dha vendimin, por jo zgjidhjen

26/06/2025 - 22:15
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Lajme

Cakolli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës

26/06/2025 - 22:07
Gashi për ofertën e Haradinajt: Nuk bëjmë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare
Lajme

Gashi: Nuk ka demokraci pa marrëveshje – kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë

26/06/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    244 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë