Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Greqia përballet me zjarre

26/06/2025 - 16:46
në Lajme
A A
Greqia përballet me zjarre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në katër vendbanimeve aty pranë.

Të ndihmuar nga tetë avionë, pesë helikopterë, 90 zjarrfikës u dislokuan në zonën Palaia Foakaia në tentim për të shuar zjarrin që u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke djegur shtëpi.

Ende është e paqartë sesa shtëpi janë djegur në këtë zonë.

Televizioni grek shfaqi një helikopter duke hedhur ujë, teksa shtëllunga të mëdha tymi shiheshin në mbarë zonën.

Greqia sot po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius.

Në vitet e fundit, Greqia e ka ndierë ndikimin ekonomik dhe mjedisor pas shpërthimeve të shpeshta të vatrave të zjarrit dhe vërshimeve. Sipas shkencëtarëve, këto ngjarje janë shpeshtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

Greqia ka shpenzuar qindra miliona euro për të kompensuar qytetarët dhe fermerët për dëmet e shkaktuara nga ngjarjet që lidhen me motin ekstrem. Shteti po ashtu ka blerë pajisje të reja për zjarrfikësit në mënyrë që të përballen me zjarret, shuarja e të cilave bëhet më e vështirë për shkak të temperaturave të larta gjatë verës.

Greqia e ka rritur numrin e zjarrfikësve në një rekord prej 18.000 këtë vit, teksa pret që të përballet me një sezon të vështirë zjarresh./REL/

JU REKOMANDOJMË

E akuzoi për “shpifje”, Mehmetaj-Muratit: Pas Faton Pecit, ti e ke radhën me u hetu
Lajme

E akuzoi për “shpifje”, Mehmetaj-Muratit: Pas Faton Pecit, ti e ke radhën me u hetu

19/07/2025 - 23:30
‘Mjegull’ interpretimesh e një Aktgjykim i ‘pamjaftueshëm’ – Një javë larg fundit të 30-ditëshit, Osmani paralajmëron veprime
Lajme

‘Mjegull’ interpretimesh e një Aktgjykim i ‘pamjaftueshëm’ – Një javë larg fundit të 30-ditëshit, Osmani paralajmëron veprime

19/07/2025 - 23:12
Bujqit e ‘shkrumbuar’, të pa shpresë e në pritje të ndihmës nga shteti
Lajme

Bujqit e ‘shkrumbuar’, të pa shpresë e në pritje të ndihmës nga shteti

19/07/2025 - 22:58
Hamza: Përfundojnë dy rrugë të rëndësishme në Mitrovicë, realizim i premtimeve elektorale
Lajme

Hamza: Përfundojnë dy rrugë të rëndësishme në Mitrovicë, realizim i premtimeve elektorale

19/07/2025 - 22:44
Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, priten sërish takime
Lajme

Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, priten sërish takime

19/07/2025 - 22:36
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Lajme

Muharremi: Limaj po lyp diçka që s’mund ta ketë, e Kurti po lyp justifikim të ri

19/07/2025 - 22:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Veteran i rrejshëm”, “politikan i luksit”, deklaratat më të rënda të Limajt ndaj Kurtit dhe VV-së ndaj Limajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë