Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Martini intervistohet sërish për shpërlarje të parave e shmangie nga tatimi, Tomë Gashi e mbron me qindra gabime drejtshkrimore

26/06/2025 - 16:52
në Kryesore, Lajme
A A
Tomë Gashi e konfirmon intervistimin e Martin Berishajt: Dëm kolateral i atyre që e urrejnë VV-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sot sërish ishte në Prishtinë.

Jo për të marrë pjesë me ndonjë organizim apo diçka të tillë, por pati sërish punë në Prokurorinë Speciale.

Si i dyshuar për shpërlarje parash, shmangie nga tatimi e deklarim të rrejshëm të pasurisë, Berishaj u intervistua gjatë ditës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, thuhet në përgjigje.

E pa një, pa dy, në mbrojtje i doli avokati i tij, Tomë Gashi.

Megjithatë, nuk ishte mbrojtja më e mire.

Me qindra gabime drejtshkrimore, pa thuajse asnjë fjali të shkruar mirë, Gashi tha se Berishaj i dha veç disa sqarime.

Sipas avokatit të Berishajt dhe të VV-së, ky rast është inicuar nga ata që kanë urrejtje patologjike ndaj Vetëvendosjes.

“Per ti ndihmuar Prokurorise Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berishaj ka dhene deklarat sqaruese me te cilen ne besojme qe i ka ndihmuar Prokurorise per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuat nga gazetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbis me qellim te demtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili eshte hale ne sy te serbis edhe te disave qe me vetedije apo pa vetedije i shtyjn agjendat e Serbis Ne i falenderohemi Prokurosise e cila perfundimisht besojme qe e ka kristal te qarte se Martin Berishaj ka pesuar paksa demtim kolaterale te atyre qe ne menyre patologjike e urrejne Levizjen Vetevendosje e posacerisht Kryeministrin me te mire qe e ka pas Kosova ndonjere zotni Albin Kurti”, ka shkruar avokati Gashi.

Në anën tjetër, reagime ka pasur nga opozita.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar duke thënë se Berishaj një ditë po qëndron në ambasadë, një ditë në Prokurori.

“Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike. Po e dini kush nuk e ka këtë hall? Martin Berishaj. Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem. Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë. Marrezia nuk paska kufi”, ka shkruar Çitaku.

Këtë intervistim ia ka përmendur Hekuran Muratit edhe Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së.

“Prandaj, edhe një herë: Pse e latë EFT-në dhe NOA-n të kontrollojnë tregun? Pse u lejua ky monopol me pasoja kaq të rënda ekonomike dhe sociale? Konsultoje mikun e deputetit Kurti, z. Martin Berishajn se sot kish ardhë për ”vizitë” në Prishtinë”, tha Bajrami.

JU REKOMANDOJMË

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Enver Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26/06/2025 - 23:32
Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
Lajme

Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore

26/06/2025 - 22:59
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lajme

Reagon Peci pas zyrtarizimit të kandidaturës: Mitrovica do të ketë një trajtim të ri

26/06/2025 - 22:52
“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
Lajme

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

26/06/2025 - 22:44
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Arianit Koci kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: E dha vendimin, por jo zgjidhjen

26/06/2025 - 22:15
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Lajme

Cakolli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës

26/06/2025 - 22:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë