Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Peci pas zyrtarizimit të kandidaturës: Mitrovica do të ketë një trajtim të ri

26/06/2025 - 22:52
në Lajme
A A
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Faton Peci ka reaguar pasi VV’ja njoftoi kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Ai premton një trajtim të ri për qytetin, me fokus në projekte zhvillimore dhe zhvendosjen e disa institucioneve shtetërore në veri.

Peci thekson rëndësinë e përgjegjësisë politike dhe angazhimin për të përfaqësuar qytetin me guxim dhe vendosmëri.

Me mbështetjen e qytetarëve, ai synon të nisë një cikël punësh pozitive nga 12 tetori.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,Mitrovica është zemra e Kosovës.

Pas rezultatit të fundit zgjedhor, si i treti në listën e Vetëvendosjes dhe i pesti në nivel të Kosovës, një besim kaq i madh ka rritur edhe më tej përgjegjësinë time politike.

Në funksion të kësaj përgjegjësie, duke iu përgjigjur kërkesës së shumë qytetarëve, si dhe të Kryeministrit Albin Kurti dhe koalicionit VV–Guxo, kam marrë vendimin për të kandiduar për Kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Një falënderim dhe mirënjohje të veçantë për Kryeministrin dhe për të gjithë Lëvizjen Vetëvendosje për përkrahjen unanime. Ashtu siç ka qenë nder e privilegj të punojmë ngushtë e parimisht në Qeveri, të njëjtën do ta bëjmë edhe në Veri.Konteksti gjeopolitik kërkon guxim, vendosmëri dhe urtësi për të mbrojtur themelet e këtij qyteti, dhe për ta përfaqësuar atë është një nder i madh dhe një amanet i shenjtë nga brezat para nesh.

Mitrovica do të ketë një trajtim të ri, me projekte konkrete zhvillimore dhe me zhvendosjen e disa institucioneve shtetërore në Mitrovicë, që do t’ia rikthejnë qytetit rolin që e meriton.

Me mbështetjen tuaj, më 12 tetor do të fillojmë ciklin e punëve të mira që na presin së bashku!

Na priftë e mbara!

JU REKOMANDOJMË

Çka pritet të ndodh pas 30 ditësh nga vendimi i Kushtetueses? – Flet ish anëtari i saj Kadri Kryeziu
Kryesore

Çka pritet të ndodh pas 30 ditësh nga vendimi i Kushtetueses? – Flet ish anëtari i saj Kadri Kryeziu

27/06/2025 - 02:42
Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap derën për marrëveshje të tjera paqeje
Lajme

Netanyahu: Fitorja kundër Iranit hap derën për marrëveshje të tjera paqeje

27/06/2025 - 02:36
Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Enver Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26/06/2025 - 23:32
Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
Lajme

Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore

26/06/2025 - 22:59
“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
Lajme

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

26/06/2025 - 22:44
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Arianit Koci kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: E dha vendimin, por jo zgjidhjen

26/06/2025 - 22:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë