Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga pozita e ministres, Albulena Haxhiu kërkoi transferimin e kunatit të dënuar në rastin Kumanova nga Maqedonia në Kosovë

10/07/2025 - 16:55
në Kryesore, Lajme
A A
‘99 gra të vrara nga koha e çlirimit’, Haxhiu shpalos mekanizmat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albulena Haxhiu ka bërë kërkesë zyrtare për transferimin e kunatit të saj dhe katër të tjerëve të dënuar për rastin Kumanova në Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar homologut të saj maqedonas që pesë të dënuarit të transferohen në burgjet e Kosovës, të cilat i menaxhon ajo, tregon një letër të cilën e ka siguruar Paparaci. Kërkesa nuk është aprovuar. Muhamet Krasniqi, kunati i Haxhiut, është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Lutjet nuk janë duke i kryer punë Albulena Haxhiut që po kërkon votim të fshehtë në përpjekjet e saja të njëpasnjëshme dhe të dështuara për t’u bërë kryetare e Kuvendit.

Mirëpo thirrjet nuk i kanë kryer punë as në rolin e ministres së Drejtësisë.

Se nuk ka autoritet është treguar në gushtin e vitit 2024, kur i shkroi homologut të saj të Maqedonisë së Veriut për të dënuarit në rastin Kumanova.

Ajo, vitin e kaluar bëri kërkesë zyrtare për transferimin e pesë të dënuarve për rastin Kumanova, përfshirë kunatin e saj, të cilët ndodhet në burgjet e shtetit fqinj.

Përmes një letre, Haxhiu i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut të lejoi transferimin në burgjet e Kosovës të kunatit të saj Muhamet Krasniqit dhe katër të tjerëve.

Kërkesa nuk është aprovuar. Së paku deri më sot. Pesë të dënuarit për terrorizëm në rastin ‘Kumanova’: Muhamet Krasniqi, Bajram Elshani, Bek Bajra, Betim Kabashi dhe Demë Shehu ndodhen në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Ministritë e Drejtësisë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, kanë rezufuar të komentojnë përmbajtjen e letrës.

Ndërkaq, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës jozyrtarisht kanë thënë se nuk kanë pranuar ndonjë transferim të të burgosurve me Maqedoninë e Veriut, raporton Paparaci.

Paparaci e ka siguruar letrën e plotë të Haxhiut dërguar homologut maqedonas Igor Filov, për transferimin e pesë të dënuarve për terrorizëm.

Në letrën një faqe e gjysmë dhe me nënshkrimin e saj të 21 gusht të vitit 2024, Haxhiu i ishte drejtuar Filkovit me kërkesën për transferim të të dënuarve nga Institucionet Korrektuese të Maqedonisë së Veriut në ato të Kosovës.

Haxhiu në këtë letër i kishte shkruar Filkovit se pesë individë kishin dorëzuar kërkesat për transferim në institucionet korrektuese të Kosovës. Në mesin e tyre është edhe kunati i saj, Muhamet (Andi Krasniqi), i njohur me nofkën “Malisheva”.

Përveç Krasniqit, në listën për transferim ishin edhe Bajram Elshani, Bek Bajra, Betim Kabashi dhe Demë Shehu.

Andi Krasniqi në vitin 2017 ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Shkupit me burgim të përjetshëm.

Burgim të përjetshëm vuajnë edhe Bek Bajra nga Gjilani dhe Demë Shehu nga Deçani.

Ndërkaq, Bajram Elshani është i dënuar me 40 vjet burgim bashkë me Betim Kabashin nga Prizreni.

Haxhiu këtë letërkërkesë e kishte shkruar duke u bazuar në Marrëveshjen për Transferimin e Personave të Dënuar, të nënshkruar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar, më 6 nëntor të vitit 2012.

“Nëpërmjet kësaj letre, unë shpreh gatishmërinë time që të pranoj të gjitha kërkesat nga qytetarët tanë që vuajnë dënimet në Republikën e Maqedonisë për transferimin në institucione korrektuese në Republikën e Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e lartpërmendur”, kishte shkruar Haxhiu në letrën dërguar Filkovit më 21 gusht të vitit 2024.

Kërkesa për arsyet shëndetësore
Ani pse nuk ka përmendur emra, Haxhiu i kishte shkruar homologut të saj se kishte marrë rekomandime nga Ambasada e Kosovës në Shkup që të niste procedurat për transferimin e dy të burgosurve për arsye shëndetësore dhe humanitare për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor në Kosovë.

“Për më shumë, më lejoni të ju informojë se më 25.07.2024, ne kemi marrë një njoftim nga ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, me anë të së cilit, ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, rekomandon ministrinë e Drejtësisë në Kosovës që të nisë procedurat për transferimin e këtyre dy të burgosurve për arsye shëndetësore dhe humanitare për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor në Kosovë dhe të vuajnë dënimet e tyre në Kosovë, në përputhje me marrëveshjen ndërshtetërore për vuajtjen e dënimeve për shtetasit respektivë të dy shteteve”, i kishte shkruar Haxhiu homologut të saj në Maqedoninë e Veriut.

Ajo i kishte shkruar Filovit se rehabilitimi i tyre do të ishte më i lehtë në Kosovë.

“Për këtë, unë me mirësi kërkoj nga ju që të ekzaminoni dokumentet e bashkëngjitura, të cilat, sipas njoftimit, janë dërguar në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bazuar në marrëveshjen e lartpërmendur, për të kërkuar nga autoritetet kompetente maqedonase që të shqyrtojnë kërkesën për transferim në Kosovë, ku rehabilitimi i tyre dhe rintegrimi do të ishin më të lehtë”, thuhet në letrën e Haxhiut drejtuar ministrit maqedonas të Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dëshiron të sigurojë Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut se do të vazhdojë bashkëpunimin e afërt në lidhje me rastet për transferimin e personave të dënuar dhe shfrytëzon mundësinë që edhe një herë t’i shpreh konsideratën më të lartë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhej në fund të letrës së Haxhiut.

Paparaci ka pyetur ministritë e Drejtësisë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut nëse është realizuar ky transferimi i pesë të dënuarve për rastin e Kumanovës, por as pas më shumë se dy javë pritjeje, ministritë e dy shteteve nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi të enjten më 10 korrik 2025.

Rasti i Kumanovës
Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Procesi i gjatë gjyqësor kishte filluar me aktakuzën e Prokurorisë së Maqedonisë së Veriut, në të cilën thuhej se në fillimjanar 2015, të akuzuarit Mirsad Nrecaj (i vrarë në konfliktin në Kumanovë), Beg Rizaj (I vrarë në konfliktin në Kumanovë), së bashku me të akuzuarit Andi Krasniqi me nofkën “Malisheva” dhe me emrin e mëparshëm Muhamet Krasniqi, Sami Ukshini, Demë Shehu, kishin krijuar grupin që synonte të vepronte në një periudhë të gjatë kohore.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i grupit ishte kryerja e veprave penale si vrasje, lëndime trupore, shkatërrim i objekteve publike, objekteve infrastrukturore dhe objekte për përdorim të përgjithshëm, sulm ndaj stacioneve policore.

Ndërkaq, për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 u dënuan me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Gjashtë prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Gjykata Penale i ka liruar si të pafajshëm Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Fazli Osmanin dhe Besnik Ajdinin.

Në përleshjet e armatosura që zgjatën dy ditë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

JU REKOMANDOJMË

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Rashiq: Vuçiqi s’mund të thotë asnjë fjali pa gënjyer e manipuluar
05/07/2026 - 09:50

Rashiq: Serbia ushtroi presion psikologjik e fizik ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe Lajme Gazeta Express 05/07/2026 8:33 Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim,...

Më shumëDetails

Ky ëshë çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
05/07/2026 - 09:26

Gjatë ditës së sotme dhe nesër, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.41 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit...

Më shumëDetails

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve

Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë, dyshohet se tentoi t’ua jepte 5 euro ryshfet policëve
05/07/2026 - 09:09

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Bastiset një lokal në Prishtinë, kapen persona duke luajtur bixhoz

Kapen 3 persona të dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Podujevë
05/07/2026 - 08:59

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një...

Më shumëDetails

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
05/07/2026 - 08:42

Pas protestave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, sot duke nisur nga ora 18:00, do të mbahet protestë edhe në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Joseph: Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë liderët që nuk arrijnë konsensus, ngërçi parlamentar po e dëmton Kosovën

Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
05/07/2026 - 08:25

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë