Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

10/07/2025 - 17:14
në Lajme
A A
Kushtetuesja merr vendim: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin në rastin KO35/24, të iniciuar nga Avokati i Popullit, i cili kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-248 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Gjykata, me vendim unanim, konstatoi se neni 4 i Ligjit të kontestuar, i cili shton nenin 8A në Ligjin bazik, nuk është në kundërshtim me nenin 24 të Kushtetutës (Barazia para Ligjit), si dhe me nenin 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 1 të Protokollit nr. 12 të kësaj Konvente.

Përmes këtij aktgjykimi, Gjykata vlerësoi se ligjvënësi ka respektuar gjetjet e mëparshme të Gjykatës në rastin KO190/19, duke eliminuar diskriminimin e mëhershëm ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore, policisë, gjyqësorit dhe të tjerëve, të cilët ishin përjashtuar nga e drejta për pension kontributpagues të moshës.

Me ndryshimet ligjore, është krijuar një skemë e re pensionale – “pension parcial kontributpagues i moshës”, që u njeh të drejtën në pension të gjithë punëtorëve të dëbuar nga puna gjatë viteve 1989–1999 si pasojë e masave të dhunshme, edhe në rastet kur nuk arrijnë stazhin e plotë prej 15 vitesh.

Gjykata theksoi se nuk kërkohet më dëshmi për pagesë të kontributeve për vitet 1989–1999, por vetëm dëshmi që punëtori është larguar nga puna gjatë kësaj periudhe.

Në këtë mënyrë, është eliminua pabarazia ndërmjet grupeve të punëtorëve, duke siguruar trajtim të barabartë dhe gjithëpërfshirës në të drejtën për pension.

Përfundimisht, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Ligji i kontestuar garanton një ekuilibër të drejtë ndërmjet interesit publik dhe të drejtave themelore të individëve, duke përmbushur standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për ndalimin e diskriminimit.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë

Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave për 75 shtete – edhe Kosova ishte në listë
23/08/2026 - 21:26

Një gjykatë federale në Nju Jork ka rrëzuar politikën e administratës së Donald Trumpit për pezullimin e shqyrtimit dhe lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve,...

Më shumëDetails

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente

Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
23/08/2026 - 21:06

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata...

Më shumëDetails

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës
23/08/2026 - 20:50

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë nesër dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistes Shirley Cloyes...

Më shumëDetails

U zotuan të dalin me ’emra konkretë, në takimin e radhës’: Pesë ditë asgjë të re nga VV dhe LDK

U zotuan të dalin me ’emra konkretë, në takimin e radhës’: Pesë ditë asgjë të re nga VV dhe LDK
23/08/2026 - 20:16

Pesë ditë kanë kaluar pa asnjë zhvillim të ri nga Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për çështjen e presidentit. Krerët e dy partive patën zhvilluar takim mbi...

Më shumëDetails

Nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë në autoudhë
23/08/2026 - 19:59

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20...

Më shumëDetails

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës
23/08/2026 - 19:44

Vijon fluksi i lartë i hyrjeve nga Kosova drejt Shqipërisë, me destinacion kryesisht bregdetin shqiptar, ndërsa fundjava ka shënuar një lëvizje të konsiderueshme në pikën kufitare të Morinës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë