Sami Lushtaku sot edhe zyrtarisht ka marrë aprovimin si kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt, shkruan Veriuinfo.
Atë e ka uruar edhe djali i tij, deputeti Mërgim Lushtaku.
“Kandidatura jote është pasqyrim i dëshirës së qytetarëve dhe i nevojës së Skenderajt.
Je sinonim i guximit, punës dhe suksesit.” – shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë:
Babë, prej sot të uroj nga zemra për fitoren tënde të radhës!
Kandidatura jote është pasqyrim i dëshirës së qytetarëve dhe i nevojës së Skenderajt.
Je sinonim i guximit, punës dhe suksesit.
Urime!