Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfirmimi i deklaratave të Trump, dialogu e kërkesa për konstituim të Kuvendit: Çfarë tha Osmani në SHBA

11/07/2025 - 08:02
në Kryesore, Lajme
A A
Konfirmimi i deklaratave të Trump, dialogu e kërkesa për konstituim të Kuvendit: Çfarë tha Osmani në SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësish në një organizim të bërë në Uashington në Universitetin Johns Hopkins, ka folur për një sërë çështjesh. Kriza politike në vend e krijuar për shkak të ngërçit në kuvend, dialogu Kosovë-Serbi, e deklaratat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kanë qenë disa nga temat e prekura nga presidentja në deklarimin e saj.

Për të parën çështje, Osmani theksoi se tashmë janë edhe pak më shumë se dy javë nga përfundimi i afatit 30 ditor të vendosur nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit.

Lidhur me këtë e njëjta, bëri thirrje në drejtim të të gjithë akterëve politikë për që sa më shpejtë të sigurojnë votat për themelimin e institucioneve.

“Ka shumë gjëra të tjera që po dëmtojnë interesat e shtetit dhe të qytetarëve tanë. Prandaj unë vazhdimisht i bëj thirrje liderëve që të sigurojnë numrat sa më shpejt që të jetë e mundur. Por sigurisht ata kanë çështjet e tyre në mendje, dhe tani Gjykata Kushtetuese në një vendim ka vendosur një afat prej 30 ditësh, i cili skadon më 26 korrik – tani nuk më kujtohet saktësisht data e sotme, por është 10 korriku – kështu që kanë mbetur pak më shumë se dy javë, që do të thotë se nuk ka shumë kohë, dhe ne kemi punuar me partitë për të siguruar që ky afat të respektohet”, deklaroi dje Osmani mes tjerash.

Presidentja foli dje edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar nevojën për një rol shumë më të fuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces .

Osmani tha se nëse “duam sukses”, atëherë SHBA-të duhet të jenë në tavolinën e dialogut dhe t’i japë drejtim përpjekjeve.

“Trump po tregon që ka vëmendjen tek Ballkani Perëndimor, veçanërisht tek Kosova dhe Serbia. Duhet një rol më i fuqishëm amerikan. Nëse duam sukses, duhet Amerika në tavolinë”, theksoi dje Osmani, shkruan Gazeta Express.

Përveç këtyre, presidentja e vendit, komentoi edhe deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se ka parandaluar një sulm të Kosovës nga Serbia.

Osmani konfirmoi dje këto deklarata e të Trump, duke theksuar se bëhet fjalë për zhvillimet shumë të fundit.

E njëjta tha se kjo përpjekje e Serbisë është e ditëve të fundit dhe se njëjta po vazhdon.

“Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje. Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flasë’, deklaroi dje Osmani./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Policia e Ferizajt lavdërohet me një aksion të kapjes së 6 traktorëve me dru

Policia e Ferizajt lavdërohet me një aksion të kapjes së 6 traktorëve me dru
23/08/2026 - 17:30

Policia e Ferizajt ka mbështetur sot zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve gjatë një aksioni të përbashkët për kontrollin e transportit të masës...

Më shumëDetails

Pas ‘Orës së Pritjes’, Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së

Pas ‘Orës së Pritjes’, Prishtina vishet me flamujt e UÇK-së
23/08/2026 - 17:03

Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, ku filloi numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit në pritje të çlirimtarëve, Kryeqyteti ka vazhduar sot me aktivitetin...

Më shumëDetails

Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë

Java e fundit e gushtit me temperatura deri në 36 gradë
23/08/2026 - 16:32

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të...

Më shumëDetails

Katër jetë të humbura në krye të detyrës, Kurti ende pa asnjë reagim

Katër jetë të humbura në krye të detyrës, Kurti ende pa asnjë reagim
23/08/2026 - 16:30

Brenda më pak se dy muajve, tri familje kanë humbur të afërmit e tyre në aksidente në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa së fundmi...

Më shumëDetails

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu

RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin, Altin Kryeziu
23/08/2026 - 15:50

Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu, është anuluar aksioni simbolik i planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00,...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

Moti me diell, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
23/08/2026 - 15:42

Java e fundit e muajit gusht parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat, sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë