Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
në Lajme
A A
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një bisedë të re të publikuar në kuadër të emisionit “Debat Plus”, Nazim Bllaca, dëshmitar kyç i EULEX-it në disa procese penale, zbulon detaje të tjera tronditëse mbi bashkëpunimin e tij me zyrtarë serbë, përfshirë një figurë të identifikuar me nofkën “Dragoni”, që përflitet të jetë prokurori serb Dragolub Stankoviq.

Bllaca e pranon qartë këtë kontakt dhe e lidh rrugën e tij si dëshmitar me një seri zhvillimesh dhe marrëveshjesh që shkojnë përtej juridiksionit kosovar.

Në këtë bisedë, Zdenka Pumper, ish-hetuese e EULEX-it që më pas ka punuar për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, shfaqet si ndërmjetëse, duke i sugjeruar Bllacës që t’i dërgojë zyrtarisht Brukselit materialet dhe shqetësimet e tij.

Por Bllaca i kërkon që këto informacione të përfshihen me domosdo në aktgjykime, duke theksuar se rreziku që kishte marrë për jetën e tij duhet të justifikohet me përmendje të qartë në vendimet gjyqësore:

“Nëse nuk shkruan në aktgjykim si duhet, atëherë unë kurrë nuk do të hyja në këtë rrugë të rrezikshme për jetën time… këtu humbet kryet”, – deklaron Bllaca në një moment dramatik.

Bllaca: Kur ka vizita nuk ka rrjet telefonik a e kupton, dëgjo më unë nuk mendoj, unë nuk muj, nuk muj me mendu kjo nuk është kundër teje, nuk është kundër Danillës a kupton, mirëpo kujdes çka po të them, nëse EULEX-i e godet Bllacën, ti e din çka del mandej.

Zdenka: Po po,

Bllaca: Këto nuk muj me mendu, dëgjo më unë du me punu, ai duhet ministri i Drejtësisë ka të drejtë ka të drejtë, tash sot kam fol me tre njerëz, ka drejtë ministri nëse ka trysni, ka drejtë, me nis prej anës tjetër për shkak të sigurisë, a e kupton ti, unë nuk jam as Agim Zogaj, a kupton.

Zdenka: Dëshiroj të iu them diçka,

Bllaca: Çka?

Zdenka: Dua të iu them diçka.

Bllaca: Çka mendon ti, po urdhëro?

Zdenka: Mos më ndërpreni, dëshiroj të iu them diçka.

Bllaca: Të çeli pak dritën.

Zdenka: Unë mendoj se ju duhet, me i lajmëru të gjitha, këto që mi thatë mu në Bruksel.

Bllaca: Po, unë veç kam dërgu te Bellakosa para dy-tri dite.

Zdenka: Jo jo, Bellakosa, ju duheni me i dërgu këto në Bruksel.

Bllaca: Po, për këtë s’ka problem në të hënën do t’i dërgoj.

Zdenka: Unë mendoj se duheni me i dërgu këto.

Bllaca: Unë kam të drejtë.

Zdenka: Nuk duheni me më prit mu, për me i dërgu këto në Bruksel.

Bllaca: Dëgjo, unë kam të drejtë, ti e dinë, a i ki këto dokumente në gjuhën angleze që i kam çu tek Danillo, a i ke?

Zdenka: Po

Bllaca: Unë kërkoj pse shkruan në aktgjykim, pse shkruhet kjo në aktgjykim, për këtë arsyeje kam hy me punu me ty, a e din ti këtë, për këtë datë kam nis me punu me ty, nëse nuk shkruan se si, atëherë unë kurrë kurrë nuk do të hyja në këtë rrugë të rrezikshme për jetën time, askund, këtu humbet kryet, këtu humbet kryet, aty ku ka të holla ka kallashnikov, ku ka kallashnikov.

Zdenka: Duhet me lajmëru Brukselin.

Bllaca: Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb, ka vrasje apo?

Zdenka: Për këtë arsyeje nuk unë nuk dëshiroj…

Bllaca: Unë foli direkt me ty në gjuhën serbe, kuptohemi, më kupton? Unë tash kam fol në 2007-tën me Dragon a e kupton? Edhe kam harru, dëgjo më, unë nuk du, me hy me Danillon në luftë.

Zdenka: Po urdhëro.

Bllaca: Po mundet ajo, mundet me ardhë, po.

Zdenka: Ju duhet me shku në Bruksel.

Bllaca: Unë mendoj 100% me të 22-in.

Përgjimet që po publikohen njëra pas tjetrës krijojnë profilin e një rrjeti të ndërlikuar, ku Bllaca shfaqet si figurë e dyfishtë: në njërën anë dëshmitar i mbrojtur nga EULEX-i, ndërsa në anën tjetër bashkëpunëtor aktiv i prokurorisë serbe.

Ai jo vetëm që dorëzonte informacione të ndjeshme për figura të larta të UÇK-së dhe për të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”, por ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në drejtimin e hetimeve dhe ndërtimin e proceseve gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë, duke përfituar nga lidhjet e tij me hetues e prokurorë ndërkombëtarë.

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë

Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
22/08/2026 - 23:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat minimale të jenë mes 11 dhe...

Më shumëDetails

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë

Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
22/08/2026 - 22:42

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton “Kosova po pret”. Ky marsh do të mbahet katër ditë para se...

Më shumëDetails

Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri/Video
22/08/2026 - 22:28

Policia e Shqipërisë sot njoftoi ndërmarrjen e një aksioni madhor anti-drogë, që rezultoi me prangosjen e tre të dyshuarve, shtetas të Kosovës. Lënda dyshohet se ishte siguruar në...

Më shumëDetails

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione

Dy aktivitete simbolike nesër para Qeverisë së Kosovës, Aleanca dhe RDK me aksione
22/08/2026 - 22:13

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) kanë paralajmëruar për nesër dy aktivitete simbolike para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të dërguara për media, Aleanca do...

Më shumëDetails

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët
22/08/2026 - 21:56

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij...

Më shumëDetails

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
22/08/2026 - 21:41

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë të ditur vetë KQZ, në njoftimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë