Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bllo’kada politike e rrezikon buxhetin për 2026-ën, harrohet rishikimi i atij të vitit 2025

12/07/2025 - 11:45
në Lajme
A A
Bllo’kada politike e rrezikon buxhetin për 2026-ën, harrohet rishikimi i atij të vitit 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ngërçi politik që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës po e shtyn vendin drejt një krize buxhetore serioze. Mungesa e rishikimit të buxhetit për vitin 2025 rrezikon të lë projekte pa financim, ndërsa përgatitja për buxhetin e vitit 2026 mund të dështojë plotësisht nëse situata politike nuk zgjidhet së shpejti, raporton KosovaPress.

Në koalicionin LVV-Guxo-Alternativa akuzojnë partitë që deri tani ishin në opozitë se për shkak të qasjes bllokuese të tyre, vendi po humb në aspektin ekonomik.

Nëse situata politike nuk zhbllokohet së shpejti, disa nga projektet kryesore të infrastrukturës, subvencionet, investimet kapitale dhe pagesat ndaj sektorit publik mund të vonohen ose ndërpriten, duke prekur kështu drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Rishikimi i buxhetit për vitin 2025 tashmë është i paraparë që të ndodh ose të ndodhte në raport me miratimin e buxheteve të tri komunave të cilat nuk e kanë miratuar buxhetin me kohë, si Komuna e Prishtinës, Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Zveçanit. Ndërsa, agjencitë buxhetore janë bllokuar përballë kërkesave të reja buxhetore, të cilat kërkojnë rishikim formal për t’u realizuar.

Lidhur me këtë situatë buxhetore, KosovaPress ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Kryetarja e partisë Alternativa njëkohësisht deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila thotë për KosovaPress se sa i përket kërkesave të reja buxhetore, ato  duhet të trajtohen dhe është në proces nga Ministria e Financave.

Por, sipas Kusarit-Lila,  natyrshëm që mund të ketë kërkesa nga agjencitë buxhetore apo shtim të mjeteve për pozicione të caktuara, por që domosdoshmërisht duhet të kalojnë përmes rishikimit të  buxhetit.

Ajo shton se në cilindo rast, shtyrja e mëtutjeshme e konstituimittë Kuvendit mund të sjell pasoja edhe miratimin me kohë të buxhetit për vitin 2026.

Në anën tjetër deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala thotë se pasojat e moskonstituimit të Kuvendit tashmë janë të dukshme dhe se shteti po humb kohë kritike për rialokimin e fondeve dhe miratimin e projekteve.

Ndërsa, eksperti për ekonomi, Lekë Musa paralajmëron se vonesat në rishikim e miratim buxhetor po i  dëmtojnë rëndë investimet, infrastrukturën dhe sektorin privat.

Ai tha se implementimi i buxhetit 2025, është në vonesë për disbursimin e fondeve për shërbime publike, subvencione dhe investimet në infrastrukturë. 

Në nëntor të vitit 2024, Kuvendi i Kosovës pati miratuar projektbuxhetin prej 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025. Ndërsa, buxheti për vitin 2024 ka qenë në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Qeveria e Kosovës është e obliguar të bëjë rishikimin e Ligjit të Buxhetit për çdo vit, por deri më tani mbetet ende paqartë nëse do të ndodh një gjë e tillë për vitin 2025, për faktin se tashmë Qeveria është në detyrë. Kosova mbajti zgjedhje nacionale më 9 shkurt, dhe që nga ajo kohë nuk pati konstituim të Kuvendi e as formim të qeverisë në detyrë. Për herë të 45-të ka dëshruar të premten të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Shkarkime masive në Departamentin Amerikan të Shtetit – Largohen mbi 1 mijë punonjës
Lajme

Shkarkime masive në Departamentin Amerikan të Shtetit – Largohen mbi 1 mijë punonjës

12/07/2025 - 19:29
Ish-ambasadori Ahmeti: Pozitive vizita e Osmanit në ShBA, u largua nga orbita e Kurtit
Lajme

Ish-ambasadori Ahmeti: Pozitive vizita e Osmanit në ShBA, u largua nga orbita e Kurtit

12/07/2025 - 19:26
Prattipati takohet me Hanrahan, kjo është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë
Lajme

Prattipati takohet me Hanrahan, kjo është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë

12/07/2025 - 19:20
OVL-UÇK thirrje Speciales: Gjykata të mos mbyllë sytë para të vërtetës
Lajme

OVL-UÇK thirrje Speciales: Gjykata të mos mbyllë sytë para të vërtetës

12/07/2025 - 19:05
Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit
Lajme

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës përmbyllin me sukses korrjen e grurit

12/07/2025 - 18:51
Skandal në Rusi: Dalin pamjet e të dashurës së ministrit të Putin në avionin luftarak
Lajme

Skandal në Rusi: Dalin pamjet e të dashurës së ministrit të Putin në avionin luftarak

12/07/2025 - 18:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar…

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë