Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

23/07/2025 - 09:50
në Lajme
A A
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe ka përfshirë botën para dy dekadash.

Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.

Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona ku ekziston rreziku nga ky virus, i cili shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe mund të çojë në paaftësi afatgjate.

“Po shohim përsëritjen e historisë”, tha ajo, duke e krahasuar situatën aktuale me epideminë e viteve 2004-2005, e cila preku afro gjysmë milioni njerëz – kryesisht në territore të vogla ishullore – përpara se të përhapej në gjithë botën.

Vala e fundit e përhapjes nisi në fillim të vitit 2025, me shpërthime të mëdha në të njëjtat ishuj të Oqeanit Indian që ishin prekur edhe më parë, përfshirë La Reunionin dhe Mauritiusin.

Alvarez tha se virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e banorëve në La Reunion.

Përhapja po vazhdon edhe në vende të tjera, si Madagaskari, Somalia dhe Kenia, ndërsa raste të shumta janë shënuar edhe në Indi dhe në pjesë të Azisë Juglindore, sipas saj.

Një shqetësim i veçantë është edhe rritja e numrit të rasteve të importuara brenda Evropës.

Që nga 1 maji, në Francë janë regjistruar rreth 800 raste të importuara të virusit ‘chikungunya’, tha Alvarez.

‘Chikungunya’, për të cilën nuk ekziston trajtim specifik, mund të shkaktojë shpërthime të shpejta dhe të mëdha.

Për shkak se mushkonjat pickojnë gjatë ditës, parandalimi është thelbësor, duke përdorur insekticidë dhe veshje me mëngë të gjata, rekomandon OBSH-ja. /REL

JU REKOMANDOJMË

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri: Qytetarët kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri: Qytetarët kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore
20/08/2026 - 09:07

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes...

Më shumëDetails

Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi

Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi
20/08/2026 - 08:54

Deputetët e Aleancës i janë bashkuar aksionit të PDK-së para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokadës institucionale dhe mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit....

Më shumëDetails

“A osht brenda?” Ganimete Musliu shkon për të parë nëse Kurti ndodhet në Qeveri

“A osht brenda?” Ganimete Musliu shkon për të parë nëse Kurti ndodhet në Qeveri
20/08/2026 - 08:42

Që në orët e hershme të mëngjesit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive...

Më shumëDetails

Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës

Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – tregon deputetja e Aleancës
20/08/2026 - 08:25

Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, mbrëmë ishte mysafire në emisionin “Jehona Politike”. Ajo tregoi ekskluzivisht për shikuesit e Klan Kosovës se çka kishte bërë kryeministri në detyrë Albin...

Më shumëDetails

PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, deputetëve u bashkohen Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë

PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, deputetëve u bashkohen Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë
20/08/2026 - 08:10

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe të enjten aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit...

Më shumëDetails

A do të ketë seancë sot? PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e konstituimit të Kuvendit

A do të ketë seancë sot? PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e konstituimit të Kuvendit
20/08/2026 - 07:59

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar sërish kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, që sot, të enjten, më 20 gusht, në orën 11:00, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë