Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja thotë se po i shqyrton lëndët e PDK’së e LDK’së për veprimet e Deharit, aktgjykimin e qershorit e referon si zgjidhje

23/07/2025 - 15:04
në Lajme
A A
Kushtetuesja thotë se po i shqyrton lëndët e PDK’së e LDK’së për veprimet e Deharit, aktgjykimin e qershorit e referon si zgjidhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i janë grumbulluar disa lëndë nga të cilat pritet që të kuptohet epilogu i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që s’po i shihet fundi edhe pas rreth pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. PDK dhe LDK në fillim të këtij muaji çuan lëndët e tyre në këtë gjykatë, ndërsa dje numrin e shtoi edhe presidentja e vendit, e cila kërkoi përgjigje se çfarë ndodh pas datës 26 korrik – afati i fundit për konstituim dhënë nga Kushtetuesja në një aktgjykim të qershorit. Kësaj pyetje të Gazetës Express, Kushtetuesja s’i dha përgjigje përveçse konfirmoi se po shqyrton lëndët e dy partive.

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar për Gazetën Express se është duke i shqyrtuar kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kanë dorëzuar lëndë kryesisht për vlerësim të kushtetutshmërisë në lidhje me votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë dhe kushtetutshmërinë në seancat e mbajtura në Kuvendin e Kosovës pas nxjerrjes së aktgjykimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në qershor.

“Kërkesat e reja përkitazi me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës janë duke u shqyrtuar”, tha Gjykata Kushtetuese në përgjigje.

Ndërkohë, në pyetjen se çka pritet të ndodhë pas afatit 30-ditor që Kushtetuesja ia dha deputetëve për konstituimin e Kuvendit e i cili pritet të skadojë pas tri ditësh, Kushtetuesja referoi të shikohej aktgjykimi i fundit.

“Gjykata përfundimisht ka konstatuar se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 67, si dhe nenet 70 dhe 74 të Kushtetutës, në pajtim me Kreun IV të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit, si dhe në përputhje me konstatimet e dhëna në këtë Aktgjykim, janë të obliguar që, dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi, të përmbushin detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij”, thuhet në aktgjykim.

Më 3 korrik, Partia Demokratike e Kosovës kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimeve të saj më 1 dhe 3 korrik 2025.

Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, kontestoi kërkesën e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë, hedhjen në votim të këtij Komisioni, vetë votimin e Komisionit, si dhe ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.

“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, kishte thënë PDK.

Një ditë më vonë, më 4 korrik, deputetët e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Armend Zemaj, si dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, kishin dorëzuar lëndë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, ndryshimin e ditës nga ana e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, të cilin e konsiderojnë se u bë në kundërshtim me rendin e ditës.

Përveç partive politike dje veprime ndërmori edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo iu drejtua Kushtetueses me pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse afati i dhënë nga vetë Kushtetuesja nuk respektohet nga deputetët dhe seanca konstituive do të vazhdojë të mbahet me skenarin e njëjtë sikurse në 50 herët e kaluara.

“Kërkesa jonë sot, në esencë, është kërkesë për sqarim të pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, tha Osmani dje në një konferencë për media.

Përveç kësaj, Osmani ka kërkuar një masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor me arsyetimin që të shmangen veprimet kundërkushtetuese dhe që institucionet të formohen pas afatit.

Ndërkohë në një përgjigje për Gazetën Express, Kushtetuesja ka thënë se “kërkesa e dorëzuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës më 22 korrik 2025 është duke u proceduar nga Gjykata”.

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat

Klinaku: Edhe nëse bëhen bashkë, Kurti e Abdixhiku nuk i kanë votat
19/08/2026 - 23:01

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë interesa të përbashkëta dhe se po zhvillojnë, siç i...

Më shumëDetails

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
19/08/2026 - 22:47

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj nuk e përjashtoi mundësinë e organizimit të protestave pas zhvillimeve të fundit politike. Kadrijaj në emisionin “Jehona Politike” tha se do të organizohen...

Më shumëDetails

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”
19/08/2026 - 22:41

Historini Jusuf Buxhovi është pyetur në Pressing One edhe për LPK-në. Për Buxhovin LPK ishte një grupacion ideologjik, që më pas shumë nga aktivistët kaluan në LDK. “Grup...

Më shumëDetails

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh
19/08/2026 - 22:31

Profesori i shkencave politike dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, e ka propozuar veten e tij për President Nisur nga ngërçi politik në të cilin ka ngecur Kosova, Spahiu ka...

Më shumëDetails

OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
19/08/2026 - 22:13

Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
19/08/2026 - 21:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se do ta gjuante sërish Albin Kurtin me vezë. Por, megjithatë, ajo tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë