Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla i kërkoi “llogaritë” e Osmanit nëpër ambasadat e Kosovës, Presidenca e quan metodë të ulët me qëllim të njollosjes

23/07/2025 - 17:57
në Lajme
A A
Gërvalla i kërkoi “llogaritë” e Osmanit nëpër ambasadat e Kosovës, Presidenca e quan metodë të ulët me qëllim të njollosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme, që vazhdon të udhëhiqet me kompetenca të kufizuara nga Donika Gërvalla, iu dha afat misioneve diplomatike të Kosovës që të hartojnë raportet me “informata të detajuara” mbi shpenzimet e presidentes Vjosa Osmani në udhëtimet e saj jashtë shtetit deri më 22 korrik. Gërvalla obligoi edhe përfaqësitë në vendet që Osmani nuk i kishte vizituar të tregojnë që shefja e shtetit s’ka shkuar.

Nga Presidenca e Kosovës thanë se një praktikë e tillë që ndoqi ish-partnerja e ish-bashkëpartiakja e Osmanit s’ka ndodhur në historinë e Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express ky institucion tha se ambasadorët në misionin e tyre kanë “punë më të rëndësishme” sesa të masin sa naftë harxhohet për presidenten Osmani dhe sa për ambasadën meqë përdorën veturat e njëjta.

“Një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Aq më pak kur ambasadorët tanë kanë punë shumë më të rëndësishme shtetërore sesa të masin se sa litra derivate brenda të njëjtës ditë mund të jenë shfrytëzuar nga Presidenca e sa nga vetë ambasada, duke e ditur se shfrytëzohen makinat e njëjta për qëllime zyrtare”.

Presidenca këmbëngul se është institucioni që përgjatë gjithë mandatit i ka publikuar shpenzimet dhe se “do ta mbrojë me krenari çdo punë e çdo angazhim ndërkombëtar, nëpërmjet të cilave Presidentja ka fuqizuar raportet e Kosovës me aleatët tanë”.

Presidenca tha se përmes këtyre metodave, Ministria e Jashtme po synon ta njollosë këtë institucion.

“Metodat e ulëta sikur këto që po i përdor MPJ-ja, me qëllim njollosjeje, do t’i luftojmë me çdo mjet ligjor në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e presidentes.

Për këtë çështje që u raportua në mediat kosovare, dje në konferencën për media u pyet edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila refuzoi të jepte komente politike përveçse tha se institucioni i saj është shumë transparent.

“Vërtet kjo është çështje teknike. Ju kisha lut t’i adresohuni stafit lidhur me të sepse nuk po i di detajet që i ngritët. Si parim i përgjithshëm – edhe pse nuk po i di detajet e kësaj që ju e përmendet – Presidenca ka qenë gjithnjë institucioni më transparent në vend. Kurrë asnjë gjë sa i përket publikimit të çdo shpenzimi, në gjithçka jemi transparentë dhe do ta mbrojmë me krenari çdo punë, çdo angazhim në interes të Republikës së Kosovës”.

JU REKOMANDOJMË

Unaza e kryeqytetit, Basha: Me pas kanë Rama kryetar i Londrës kishin ba hajgare m’i lypë 350 milion euro për ni udhë
Kryesore

Dimal Bashës i dhemb deklarata e Thaçit për ikjen e terroristëve në Banjskë: Kqyrja gajlet kti

25/07/2025 - 15:06
Paralajmëron ambasadori britanik: Duhet marrëveshje para skadencës së nesërme, përndryshe vendi hyn në pasiguri
Kryesore

Paralajmëron ambasadori britanik: Duhet marrëveshje para skadencës së nesërme, përndryshe vendi hyn në pasiguri

25/07/2025 - 14:47
Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)
HULUMTIME

Skandal i përsëritur: “Kluna” e Blerim Klunës sërish me suxhuk të ndaluar për konsum – AUV i asgjëson qindra kilogramë (Dokument)

25/07/2025 - 14:26
Kompania e vëllait të Luan Dalipit hyn zyrtarisht në treg, lidh marrëveshje me KEDS-in
Kryesore

Kompania e vëllait të Luan Dalipit hyn zyrtarisht në treg, lidh marrëveshje me KEDS-in

25/07/2025 - 14:18
Pas ndërhyrjes së AIP, RTK i jep qasje në dokumentet e shpenzimeve Kusarit
Lajme

Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria veprime të menjëhershme për pagat e rreth 700 punëtorëve të RTK-së

25/07/2025 - 14:07
Pse po e njeh Franca shtetin palestinez, përkundër SHBA-së dhe Izraelit?
Lajme

Pse po e njeh Franca shtetin palestinez, përkundër SHBA-së dhe Izraelit?

25/07/2025 - 13:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    283 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Vajza nga Gjakova martohet me futbollistin e Interit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A do t’i rikthehet politikës pas Hagës? Kështu përgjigjet Hashim Thaçi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Lady” – Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë pozon me puro në dorë, ndonëse veprimi ndalohet me ligj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë