Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajraktari: Kushtetuesja caktoi afatin, por jo pasojën në rast të moskonstituimit të Kuvendit

23/07/2025 - 19:41
në Lajme
A A
Bajraktari: Kushtetuesja caktoi afatin, por jo pasojën në rast të moskonstituimit të Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, megjithëse ka caktuar afatin 30-ditor, nuk ka qartësuar pasojën në rast të kalimit të tij.

Në emisionin FIVE, Bajraktari tha se vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet, por në këtë rast, sipas tij, ka munguar qartësia e nevojshme në disa elemente kyçe të aktgjykimit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim nga gjyqësori dhe të gjitha palët e adresuara. Megjithatë, në këtë aktgjykim ka mungesë qartësie, sidomos sa i përket pasojave që ndodhin pas përfundimit të afatit 30-ditor”, u shpreh Bajraktari.

Ai shtoi se edhe pse në pjesën arsyetuese aktgjykimi është relativisht i qartë, në dispozitiv mungojnë elemente thelbësore që do ta bënin atë të plotë dhe pa dilema ligjore.

“Pjesa arsyetuese është e shkruar mirë, por nuk u dha një përgjigje eksplicite për disa prej çështjeve të adresuara nga subjektet politike. Do të ishte ndihmuese që Gjykata të trajtonte pyetjet e ngritura, për të sqaruar edhe nëse veprimet e kryesuesit teknik para publikimit të aktgjykimit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën”, theksoi ai.

Bajraktari tha se mungesa e specifikimit të pasojës pas afatit 30-ditor lë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe paqartësi institucionale.

“Gjykata ka caktuar afatin, por nuk ka specifikuar se çka ndodh pas përfundimit të tij. Kjo nënkupton se nuk e ka qartësuar në mënyrë të mjaftueshme situatën në rastin konkret”, theksoi ai.

JU REKOMANDOJMË

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës
Lajme

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25/07/2025 - 17:10
KEK-u shpërblen punëtorët me nga 400 euro
Lajme

KEK-u shpërblen punëtorët me nga 400 euro

25/07/2025 - 16:56
Kapella Kosova merr pjesë në paranairin më të madh në Kosovë Exporealkosova, ku po prezanton sistemin e menaxhimit të mbeturinave në objekte
Lajme

Kapella Kosova merr pjesë në paranairin më të madh në Kosovë Exporealkosova, ku po prezanton sistemin e menaxhimit të mbeturinave në objekte

25/07/2025 - 16:48
Serbia cakton një muaj paraburgim për Lulzim Halilin që pretendon se ishte pjesë e UÇK-së
Lajme

Serbia cakton një muaj paraburgim për Lulzim Halilin që pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25/07/2025 - 16:29
Volkswageni thotë se pësoi rënie për 1,3 miliard euro – kryesisht nga taksat e Trumpit
Lajme

Volkswageni thotë se pësoi rënie për 1,3 miliard euro – kryesisht nga taksat e Trumpit

25/07/2025 - 16:23
Ambasadori francez: Politikanët të shfrytëzojnë orët e pakta para se të përfundojë afati i Kushtetueses nesër
Lajme

Ambasadori francez: Politikanët të shfrytëzojnë orët e pakta para se të përfundojë afati i Kushtetueses nesër

25/07/2025 - 16:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    293 Shpërndaje
    Shpërndaje 117 Tweet 73
  • Vajza nga Gjakova martohet me futbollistin e Interit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A do t’i rikthehet politikës pas Hagës? Kështu përgjigjet Hashim Thaçi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Lady” – Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë pozon me puro në dorë, ndonëse veprimi ndalohet me ligj

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë