Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sindikata për rritjen e pagave 55 euro: Padrejtësi ndaj atyre që punojnë në institucione shtetërore përmes kompanive private

30/07/2025 - 12:58
në Lajme
A A
Sindikata për rritjen e pagave 55 euro: Padrejtësi ndaj atyre që punojnë në institucione shtetërore përmes kompanive private
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se vendimi i fundit për rritjen nga 55 euro të pagave për shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore është i padrejtë , sepse i përjashton punëtorët e sektorit privat që punojnë për institucione shtetërore përmes kompanive private.

Ai në intervistë për EO tha se në të njëjtin vend pune disa punëtorë me vendimin e fundit do të marrin 55 euro më shumë, ndërsa të tjerët që janë të kontraktuar nga kompani private, ndonëse bëjnë të njëjtën punë, nuk do të marrin 55 euro më shumë.

Azemi shtoi se sindikata i ka paralajmëruar më herët institucionet për këtë çështje dhe se nëse deri në shtator nuk aprovohet kërkesa për rritje prej 110 eurosh edhe për këta punëtorë, do të ndërmerren hapa, përfshirë ndalimin e punës në institucionet që financohen nga buxheti shtetëror.

“Realisht çdo rritje, për cilëndo kategori që bëhet është një rritje e mirë, por megjithatë ne si Sindikatë e sektorit privat të Kosovës e kundërshtojmë vendimin e tyre, pasi që ka shumë kompani private që kryejnë shërbime për institucione shtetërore dhe ne konsiderojmë se këta punëtorë në një të kaluar të afërt kanë qenë punëtorë direkt në menaxhim të institucioneve shtetërore. Andaj, në të njëjtin vend ta zëmë derisa në një shkollë një pjesë e punëtorëve janë nën menaxhim të komunës ose të shtetit dhe një pjesë e punëtorëve janë nën menaxhim të një kompanie private, të cilët punojnë të njëjtën punë, në të njëjtin vend, ata stimulohen me nga 50 euro dhe këta të mos stimulohen është një e padrejtë, për të cilën po themi nuk ka qenë e arsyeshme. Dhe pse mos ta themi: ne e kemi ditur se do të bëhet kjo dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe komunale i kemi njoftuar se deri në shtator e presim këtë rritje, në të kundërtën, aty ku financohemi nga buxheti i Kosovës dhe nga buxheti i komunave ne do ta ndalim punën, nëse nuk arrihet pajtueshmëria që edhe për këta punëtorë të ketë një rritje prej 110 euro”, tha Azemi 

I pyetur nëse kanë marrë ndonjë përgjigje deri më sot lidhur me kërkesën e tyre, ai tha se kjo nuk ka ndodhur dhe se sipas tij drejtuesit e institucioneve kryesore nuk janë duke u marrë fare me pakënaqësitë në fjalë, por po i neglizhojnë ato.

“Nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Realisht edhe përgjigjet e tyre po dihen që nuk janë duke u marrë fare. Janë probleme të vogla për institucionet shtetërore, kur e kemi parasysh që vetëm sot i kemi rreth 500 punëtorë në grevë për shkak të pagave, për shkak të mungesës së kontratave, për shkak të dallavereve njerëzore e individuale dhe dua të them që kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha, por që, megjithatë, afati i fundit është 1 shtatori dhe ne normalisht që nëse nuk realizohet kërkesa jonë, ndonëse ne nuk kemi kërkuar takim me ta, por që i kemi njoftuar që nëse deri më 1 shtator nuk i kemi pagat së paku 600 euro, atëherë ne do të ndërpresim punën, sepse këtë po na e mundëson edhe oferta e madhe e punëve që po kemi edhe me institucionet e tjera” , tha Azemi.

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Azemi, u shpreh se edhe vendimet si ky për 55 euro kanë baza populiste dhe se këtë e bazon edhe në kohën në të cilën këto vendime po merren, zakonisht para zgjedhjeve.
“Si fillim, mendoj që gjithë këto që po bëhen janë duke u bërë për populizëm, sepse çdo herë çdo rritje shkon dhe bëhet para zgjedhjeve apo para një rrotullimi zgjedhor, por me sa kam informacione ju dëgjuat dje se edhe te punëtorët e ATK-së edhe aty kishte një ndarje jashtëzakonisht shumë të madhe, përderisa dikujt i ishte paguar kjo rritje dhe dikujt jo dhe shpeshherë po them që këta po e nxjerrin një vendim vetëm sa për ta nxjerrë një vendim dhe nuk po i qëndrojnë mbrapa vendimeve, të cilat janë duke i nxjerrë”, tha për Ekonomia Online, Azemi.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur më 28 korrik se nga ky muaj e tutje shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.
“Rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975
17/08/2026 - 21:51

Saime Isufi, veprimtare e çështjes kombëtare dhe bashkëshorte e veprimtarit Kadri Zeka, ka rrëfyer për angazhimin e saj të hershëm në veprimtarinë ilegale dhe krijimin e grupit “Shqiponjat...

Më shumëDetails

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)
17/08/2026 - 21:38

Dy vëllezër humbën jetën të dielën në një aksident të rëndë në Surkish të Podujevës, pas përplasjes së Golfit me një BMW me targa të huaja. Sipas Policisë...

Më shumëDetails

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës
17/08/2026 - 20:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në burgun e Prishtinës, Greiçevci më 1964 dhe Dugolli...

Më shumëDetails

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal
17/08/2026 - 19:58

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar kushtet e sigurisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë...

Më shumëDetails

Arrestohet 41-vjeçari në Jarinje për falsifikim të dokumenteve, gjatë bastisjes i gjenden 45 fishekë

Arrestohet 41-vjeçari në Jarinje për falsifikim të dokumenteve, gjatë bastisjes i gjenden 45 fishekë
17/08/2026 - 19:37

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Jarinje, në kuadër të hetimeve për një rast të mëhershëm të dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve”. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

Daut Haradinaj për votat e diasporës: Shoferët e MPJ’së do t’i transportojnë, çelësin e fletëvotimeve në Zvicër e ka i deleguari i Gërvallës
17/08/2026 - 19:04

Daut Haradinaj, nga Aleanca ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova. Haradinaj ka thënë se për këtë çështje kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë