Djali i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejtës, i është bashkuar listës për Asamble nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.
Fidan Bejta i është bashkuar kësaj liste të drejtuar nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Ai përmes një shkrimi ka reaguar ndaj zërave kritikë nga Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri, të cilët sipas Bejtës e luftuan babain e tij gjatë fushatës së fundit për zgjedhje nacionale të 9 shkurtit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Babai i tij ishte deputet gjatë mandatit të kaluar nga radhët e Guxo, kurse në zgjedhjet e fundit iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas tij ai u sulmua në mënyrën më të ulët nga kandidatët tjerë të VV-së në Vushtrri.
Kjo dëshmon për një “luftë” të ashpër në Vushtrri mes kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë.
Bejta nuk ka ndaluar me kaq, pasi ka akuzuar këta zëra kritikë se janë keqpërdorues të parasë publike në nivel lokal e qendror.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë, shokë dhe shoqe,
Dje filloi një kapitull i ri për mua, prej dje jam zyrtarisht kandidat për asamble komunale në Kuvendin Komunal në Vushtrri.
Iu bashkova listës së Ferit Idrizit duke njohur shumicën prej kandidatëve për kryetar të komunës sonë.
Kam parë e dëgjuar fjalë nga më të ligat nga disa që unë i quaj përfitues politik sepse të tillë janë, ata veç kanë marrë nga shteti e nuk kanë dhënë asgjë për shtetin.
Desha të ju them publikisht atyre që sot e drejtojnë gishtin nga unë dhe familja ime, mos na kurseni për asgjë, mos na ruani por vetëm nëse keni diçka për të thënë, kemi jetuar e do të jetojmë ndershëm deri sa të kemi jetë.
Përfitues për ju kam një porosi:
Ne asnjëherë nuk ishim përfitues të parasë publike, as në nivel lokal e as në atë qendror.
Asnjëherë nuk ishim të përfshirë në ndonjë aferë korruptive apo diçka të tillë.
Gjithmonë të ndershëm e ballëhapur para secilit e sidomos para jush që jeni thjeshtë përfitues.
Është hera e parë por besoj që edhe e fundit që do të merrem me ju sepse ju njeh qyteti më së miri dhe i di të bëmat tuaja.
Mos na shitni moral se na detyroni të ju tregojmë se kush jeni në çfarëdo mënyre që dëshironi.
Pra të dashur shokë e shoqe unë jam i njëjti kudo që jam, kontributin tim për komunitet e jap me krejt energjinë e vullnetin që kam, karakteri im nuk ndryshon pavarësisht se ku jam, ata që më njohin mirë e dinë.
Nuk sulmohet dikush veç pse nuk mendon si ju!
Për fund dua të shtojë edhe diçka:
1. Me ata që ma luftuan babin në mënyrën më të ulët të mundshme.
2. Me ata që haptazi keqpërdorën paranë publike, ASNJËHERË.
Faleminderit kryetarit Ferit Idrizi për besimin dhe vlerësimin ndaj meje dhe familjes time.
Qytetarë të Vushtrrisë faleminderit shumë për mbështetjen, betohem se gjithmonë do të jem në shërbimin tuaj.
Me respekt,
Fidan Bejta













