Mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë do të mbajë në vend ditën e mërkurë. Pasdite përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale.
Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, derisa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 39C. Frynë erë verilindore mesatare 5-10m/s.
Ditën e enjtë dhe të premtë kalojnë vransira kohëpaskohe, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, megjithëse gjasat janë të ulëta. Temperaturat zbresin deri në 33C e 34C. Pas motit me më shumë intervale me diell ditën e shtunë, për të dielen parashihen zhvillime të rrebesheve pasditore në pjesë të vendit. Temperaturat me tendencë të rënies deri në 30C, ato maksimale, e minimalet në 13C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, kryesisht nga verilindja 5-10m/s, njofton Mendimj për Motin.