Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

18/08/2025 - 18:40
në Lajme
A A
Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka dalë me një qëndrim pas publikimit të Aktgjykimit nga Kushtetuesja lidhur me seancën konstituive.

Sipas Kryeziut, edhe Kushtetuesja ka përgjegjësi për situatën e krijuar.

Sa i përket përcaktimit për votim të hapur, Kryeziu ka thënë se Gjykata nuk e përjashton dhe as nuk e mohon ligjshmërinë e votimit të fshehtë, por përcaktimin për votim të hapur e ndërlidh me mungesën e konsensusit parlamentar në favor të votimit të fshehtë.

“Pra, Gjykata nuk përcaktohet në favor të njërës apo tjetrës formë të të votuarit, që do të ishte tejkalim i pastër kompetencash, por, bazuar në parime të logjikës së shëndoshë demokratike, e orienton rrjedhën e procedurës drejt votimit të hapur. Konsideroj që ky konkluzion është logjik dhe i qëndrueshëm”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, Gjykata s’ka ofruar argumente bindëse juridike sa i përket përcaktimit për të kufizuar të drejtën e nominimit të një emri të caktuar në tre here.

“Gjuha e përdorur në arsyetime lë të nënkuptohet që edhe Gjykata është e vetëdijshme për këtë fakt, prandaj në fund të pikës 152 të Aktgjykimit thotë: “Gjykata vlerëson se Kuvendi në të ardhmen mund të iniciojë plotësimin e normativës ligjore përkitazi me konstituimin e Kuvendit përmes Rregullores së tij të Punës, por që deri në ndryshimin e kësaj të fundit, vlejnë zgjidhjet procedurale të dhëna përmes këtij Aktgjykimi”. Pra, Gjykata tregohet shumë e kujdesshme, e përmban veten nga tundimi për të shkruar norma procedurale, dhe ia hedh topin Kuvendit që, në të ardhmen, të aprovojë një normë të qartë procedurale”.

Kryeziu ka thënë se Kryesuesi Avni Dehari duhet ta thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës konstituive.

“ Pas propozimit, ana e grupit më të madh parlamentar, të një emri të caktuar për Kryetar të Kuvendit, deputetët do të votojnë për këtë kandidat. Nëse votimi për këtë kandidat rezulton i pasuksesshëm, dhe grupi më i madh parlamentar përsëri e nominon emrin e njëjtë, kjo mund të provohet edhe dy herë të tjera. Pra, në tentimin e tretë të votimit, që mund të bëhet brenda një vazhdimi të vetëm të seancës, ose i shtrirë në kohë, me ndërprerje, pas 6 ditësh (tre herë nga 48 orë), nëse përsëri dështohet të sigurohen 61 vota për këtë kandidat, kjo kandidaturë për Kryetar të Kuvendit konsiderohet e dështuar”, ka thënë Kryeziu.

Ai thotë se pas dështimit të tretë, grupi më i madh parlamentar duhet ta ndryshojë emrin e kandidatit.

“ Dhe tani e gjithë procedura ia nis edhe njëherë nga e para. Pra, plus maksimum 6 ditë të tjera, për të shqyrtuar me votim këtë kandidaturë të re”.

Nëse edhe kjo kandidaturë rezulton e dështuar, Kryeziu thotë se përsëri vazhdohet nga e para me një emër tjetër.

“Nëse ndodh që Kuvendi ta votojë një kandidat të propozuar për Kryetar, atëherë, sipas parimit mutatis mutandis, po e njëjta procedurë vlen edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ky cikël mund të vazhdohet deri në skadimin e afatit 30 ditor për konstituim”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se edhe me zgjidhjet e reja procedurale që ka ofruar Gjykata, përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët.

“Le të shohim çfarë do të ndodhë. Topi është përsëri te deputetët”, përfundon postimi i tij./Reporteri.net

JU REKOMANDOJMË

Hoxha i reagon Gjuriqit për çështjen e lumit Ibër: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime

Hoxha i reagon Gjuriqit për çështjen e lumit Ibër: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime
11/08/2026 - 13:23

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i ka reaguar ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, duke theksuar nevojën për dialog, besim dhe...

Më shumëDetails

Kërçeli: Para se ta thërrasim seancën, presim një marrëveshje politike

Deputeti Ilir Kërçeli i bën thirrje Shqipërisë ta shpallë non grata ministren serbe
11/08/2026 - 13:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur për thirrjen e seancës së re, afatet kushtetuese dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për...

Më shumëDetails

Gruda për dallimin mes PDK dhe VV: “Unë lexoj dosje tri orë, një koleg i VV-së del në TikTok”

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
11/08/2026 - 12:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka zbërthyer në thelb dallimin mes partive konvencionale, aktualisht në opozitë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Duke trajtuar mungesën e rikthimit të...

Më shumëDetails

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
11/08/2026 - 12:34

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër tij dhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup...

Më shumëDetails

Reagon PDK: Kjo është situata që po ndodhë në Kuvend

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
11/08/2026 - 11:58

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar me një komunikatë për situatën aktuale në Kuvend. DK ka treguar tre pika kryesore me anë të së cilës tregon anën juridike...

Më shumëDetails

A ka kolona në kufi? Këto janë të dhënat e fundit

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
11/08/2026 - 11:42

Në pikëkalimet kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa lëvizja e automjeteve po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara. Sipas të dhënave të publikuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • KFOR: Ka nis “tranzicionin gradual” mbi Urën e Ibrit – konfirmon praninë e përhershme mbi urë, por nuk thotë se po i bartë përgjegjësitë te Policia e Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë