Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj kritikoi VV-në për mungesën e konsultimeve me gruper parlamentare para propozimit të emrave për kryeparlamentar.
Ajo tha se Basha u propozua qëllimshëm pasi sipas saj ka qenë agresiv ndaj partive tjera me deklaratat e tij.
“Duhet konsultim mes grupeve parlamentare. Ne i kemi dhënë disa qëndrime e emra që me automatizëm do t’i votonim, por për kandidatët e tjerë duhet konsultë paraprake”, ka thënë ajo, pas dështimit të seancës konstituive.
Besoj që qëllimshëm është propozuar Dimal Basha sepse ka qenë tepër agresiv ndaj partive tjera me deklarata dhe sigurisht kanë menduar që nuk do t’i marrë votat”, tha Kadrijaj.