Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Memli Krasniqi “shfajësohet” pasi votoi Bashën për kryeparlamentar: Demonizimi i UÇK-së është mënyrë jetese e Kurtit, këta janë Dimala

28/08/2025 - 10:07
në Lajme
A A
Krasniqi për takimin te Osmani: Munguan veç Kurti dhe Elek, mbajtja e dy palë zgjedhjeve përnjëherë mund të bëhet e domosdoshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti e ka pasur mënyrë jetese demonizimin e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, duke komentuar kapitullin e Dimal Bashës në një artikull universitar, Krasniqi thotë se propozimet e LVV-së për kryetar të kuvendit tregojnë më së miri qëndrimet dhe veprimet anti-UÇK të kësaj partie.

“Vota jonë nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale. Por, edhe për ta zhveshur Vetëvendosjen dhe për ta vënë para reflektorit publik të së vërtetës. Sepse, gjatë janë fshehur e amnistuar prapa Glaukave, por në fakt këta janë Dimala. Nëse ndokush ka pasur dyshime, qoftë edhe brenda elektoratit të tyre, sot besoj e kanë të qartë këtë” shkroi Krasniqi.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Nëse është dikush që e ka pasur mënyrë jetese demonizimin e UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj, ai është Albin Kurti. Rrjedhimisht, gati secili që i është bashkuar atij, ka pasur ose ka përvetësuar të njëjtin mentalitet.

Shembulli i propozimeve nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetar të Kuvendit e tregon më së miri: Albulena Haxhiu, Donika Schëartz, Hekuran Murati – të tre me qëndrime dhe veprime kundër UÇK-së dhe trashëgimisë së saj. Njëra duke ua zvogëluar fondet e mbrojtjes në Gjykatën e Hagës, tjetra duke pranuar se ka dorëzuar dosje kundër krerëve të UÇK-së, e tjetri duke përjashtuar nga paga minimale kategoritë e luftës çlirimtare dhe duke i fyer luftëtarët e lirisë në krahasimet që ua bënte me mercenarë.

Edhe Kryekuvendari i ri, me artikullin e tij morbid kundër UÇK-s, i cili doli dje në pah, vetëm sa e konfirmon filozofinë e Vetëvendosjes: sa më shumë të distancohesh nga UÇK-ja, aq më shpejt ngjitesh në parti. Kjo edhe mund të jetë formula e tyre e brendshme.

Vota jonë nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale. Por, edhe për ta zhveshur Vetëvendosjen dhe për ta vënë para reflektorit publik të së vërtetës. Sepse, gjatë janë fshehur e amnistuar prapa Glaukave, por në fakt këta janë Dimala. Nëse ndokush ka pasur dyshime, qoftë edhe brenda elektoratit të tyre, sot besoj e kanë të qartë këtë.

Prandaj, turpi i mbetet Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, të cilët me insistim e kandiduan Dimal Bashën. Por, një gjë po vërtetohet edhe tash, siç e kishim thënë në dy herët e kandidimit të tij – ai nuk është i denjë që të jetë Kryetar i Kuvendit.

Ndërsa, sa për PDK-në, partinë që e pasoi UÇK-në, pavarësisht gjithçkaje e çdo zhurme, do ta mbrojmë me çdo kusht, si çdo herë tjetër, luftën e UÇK-së dhe shtetin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

08/08/2026 - 10:52

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke komentuar afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, mundësinë e...

Më shumëDetails

Rugova: Fillimisht mbledhja e grupit parlamentar, pastaj vendosim a marrim pjesë në seancë

Rugova: Fillimisht mbledhja e grupit parlamentar, pastaj vendosim a marrim pjesë në seancë
08/08/2026 - 10:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i partisë fillimisht do të zhvillojë një mbledhje, pas së cilës do...

Më shumëDetails

Miftaraj: Dehari shkeli Kushtetutën, LVV-ja delegjitimoi deputetët

Miftaraj: Dehari shkeli Kushtetutën, LVV-ja delegjitimoi deputetët
08/08/2026 - 10:41

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, lidhur me mënyrën se si është menaxhuar procesi i konstituimit...

Më shumëDetails

Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes

Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes
08/08/2026 - 10:12

Paqëndrueshmëria politike në vend nuk po mbetet vetëm në sallat e Kuvendit dhe në përplasjet mes partive. Pasojat e saj, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim...

Më shumëDetails

Për sa centë u lirua nafta sot?

MINT vendos për çmimin e naftës pas rritjeve të fundit
08/08/2026 - 10:01

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme. Sipas të dhënave të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për shitjen...

Më shumëDetails

Fluksi në pikën kufitare të Morinës, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje

Zbllokohen pikëkalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak
08/08/2026 - 09:35

Mbi 76 mijë e 700 shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës kufitare të Morinit vetëm në 12 orët e fundit. Shifra shënon ditën me fluksin më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • “Lamtumirë, Lorik” – familja me fjalë prekëse pas aksidentit fatal të kosovarit me motoçikletë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë