Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale demanton keq Xhelal Sveçlën: Nuk kemi pranuar asnjë raport zyrtar nga policia

18/07/2022 - 14:34
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Prokuroria Speciale demanton keq Xhelal Sveçlën: Nuk kemi pranuar asnjë raport zyrtar nga policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka reaguar ashpër ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ku ky i fundit akuzoi prokurorinë se pse nuk paraburgosi dy të dyshuarit që sulmuan policinë e Kosovës dje në veri.

Sipas Prokurorisë Speciale, ajo cfarë ka deklaruar Sveçla nuk është e saktë se porkuroria speciale nuk i është përgjigjur thirjeve të zyrtarëve të policisë për rastin në fjalë.

“PSRK-ja nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga policia lidhur me këtë rast, përmes të të cilit do të mund të përcaktohej nëse është kompetente ose jo për të trajtuar këtë rast”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, në lidhje me deklarimet e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, për rastin e sulmit të policëve në Leposaviq, njofton opinionin publik se deklarimi i z. Sveçla që “Zyrtarët policorë i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht”, nuk paraqet pasqyrën e saktë të ngjarjes në kontekstin ligjor, për faktin se kompetenca lëndore e prokurorisë, në rastin konkret, kompetenca e veçantë dhe plotësuese e PSRK-së për hetimin e rasteve, është e përcaktuar qartë me ligj dhe nuk është në diskrecion të policisë apo zyrtarëve të Qeverisë që të përcaktojnë se cilat raste duhet të hetohen nga PSRK-ja dhe cilat nga prokuroritë themelore.

Për korrektësi, ju njoftojmë se për këtë rast, Policia e Kosovës nuk ka ndjekur vijën e rregullt të komunikimit zyrtar të përcaktuar për rastet e hetimeve – komunikimin me prokurorin kujdestar, por ka komunikuar me prokurorin përgjegjës për terrorizëm në PSRK, i cili pasi ka marrë informatat nga policia, ka vlerësuar se rasti nuk ka elemente terrorizmi dhe të njëjtit i udhëzon që nëse nga veprimet e mëtejmë të policisë mund të rezultojë se ka elemente të terrorizmit, të njoftohet prokurori kujdestar në PSRK.

Për më tepër, PSRK-ja nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga policia lidhur me këtë rast, përmes të të cilit do të mund të përcaktohej nëse është kompetente ose jo për të trajtuar këtë rast.

Nga informatat e para, të lëshuara nga autoritetet e policisë dhe prokurorisë lidhur me këtë rast, lehtë konstatohet se bëhet fjalë për vepra që nuk janë në kompetencë të PSRK-së dhe për rastin tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga njoftimi zyrtar i Policisë për PSRK-në, ku përshkruhen veprat për të cilat janë filluar hetimet nga prokuroria kompetente.

Përmes këtij njoftimi, PSRK-ja siguron qytetarët se mbetet maksimalisht e përkushtuar për të përmbushur mandatin ligjor në luftimin e të gjitha formave të krimit, brenda kompetencës së përcaktuar me ligj, prandaj kërkon nga të gjithë zyrtarët shtetëror që të përmbahen në deklarime të ngutshme dhe të pasakta, veçanërisht nga ato që kanë të bëjnë me hetime të rasteve, sepse deklarime të tilla, nuk i kontribuojnë hetimit të pavarur dhe profesional të rasteve dhe mund të krijojnë huti në opinion, gjë që dëmtojnë imazhin e institucioneve të drejtësisë dhe zbehin besimin e publikut në punën e tyre.

JU REKOMANDOJMË

E rëndë: Humb jetën aksidentalisht biznesmeni drenicas, Bedri Krasniqi

E rëndë: Humb jetën aksidentalisht biznesmeni drenicas, Bedri Krasniqi
22/06/2026 - 14:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën aksidentalisht Bedri Krasniqi, pronar i fabrikës së plastikës në Negroc. Lajmi për vdekjen e tij...

Më shumëDetails

Vinçi i merr jetën punëtorit 26-vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Ra nga kati i gjashtë në vendin e punës, ky është punëtori që humbi jetën dje në Ferizaj
22/06/2026 - 13:25

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Vinçi në punishte i ka marrë jetën 26-vjeçarit. Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë...

Më shumëDetails

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Lista Serbe dënohet me dy mijë euro nga PZAP
22/06/2026 - 13:13

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuara ankesat e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu,...

Më shumëDetails

Gazi amerikan, Kryeziu: Asnjë qeveri s’duhet të marrë e vetme vendime që përcaktojnë orientimin strategjik të Kosovës

Kryeziu: VV po përpiqet ta ruajë dhe ta ushtrojë pushtetin përtej mandatit të dhënë nga qytetarët
22/06/2026 - 12:52

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Ismet Kryeziu, ka komentuar refuzimin e projektit amerikan të gazit nga qeveria. Ai ka bërë me dije asnjë qeveri nuk duhet...

Më shumëDetails

E rëndë: Humb jetën tragjikisht punëtori në Prizren, dyshohet se e zuri vinçi

Për tre muaj Inspektorati i Punës shqiptoi mbi 370 gjoba, prinë gastronomia e ndërtimtaria
22/06/2026 - 12:40

Një punëtor ka humbur jetën sot në Prizren, në një incident tragjik gjatë punës. Siç ka konfirmuar Policia viktima është goditur nga mjeti i punës- vinçi gjatë kohës...

Më shumëDetails

“Hajde rrenë hajde”: Ymeri e LDK-së ironizon me projektin e Qeverisë Kurti për gazifikimin e thëngjillit

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
22/06/2026 - 12:17

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, e cila ka fituar edhe një mandat në zgjedhjet e 7 qershorit, ka ironizuar me projektin e pushtetit për gazifikimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael – Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kajtazi: Mbase Dejona e di ku blihet narkotiku – baroni më i madh i drogës është anëtar i VV-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë