Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: 30 ditë paraburgim policit Murat Latifi, dha informata dhe ndihmoi në largimin e të pandehurit Kreshnik Maloku, familjarit të familjes Gërbeshi

05/09/2025 - 14:23
në Kryesore, Lajme
A A
30 ditë paraburgim për policin e arrestuar për ndihmë personave të përfshirë në vepra penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Mitrovicë me aktvendim ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për të pandehurin Murat Latifi, i cili është polic i Njësisë Speciale Operative, pasi që dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zbulim të fshehtësisë zyrtare, mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës në një lokal, ku ka shtënë në ajër gjatë një ahengu.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se sipas shkresave të prezantuara në seancën e sotme nga prokurorja e rastit, dyshohet se polici Murat Latifi ka keqpërdorur detyrën zyrtare më datë 2 shtator 2025, pasi që ka shkuar te shtëpia e Kreshnik Malokut, që është i pandehur në një rast penal, ku me veturën Golf VIII e merr nga shtëpia e tij dhe e largon në drejtim të Prishtinës.

Në shkresat e lëndës që i ka parë Veriu.info thuhet se polici Murat Latifi në cilësinë e personit zyrtar pa autorizim përmes telefonit komunikon me të pandehurin Kreshnik Maloku në lidhje me një dron që ky i fundit ka parë mbi shtëpinë e tij, për të cilin dyshonte se ishte i policisë. Gjatë kësaj telefonate, sipas prokurorisë, polici Murat Latifi i thotë Kreshnik Malokut se në rast kur ai është duke u hetuar ose kur do të ketë veprime hetimore ndaj tij, do ta informoj.

Në kerkesën për caktimin e paraburgimit thuhet se gjatë bastisjes në shtëpinë e policit të arrestuar, Murat Latifi, janë gjetur 25 fishekë që i mbante ilegalisht.

Sipas prokurori, polici i arrestuar po dyshohet edhe që ka ndërmarrë në vazhdimësi veprime që minojnë procesin hetimor dhe duke u dhënë përkrahje aktive personave tjerë të dyshuar.

Veriu.info mëson se gjatë kohës sa ishte zyrtar policor Murat Latifit i janë shqiptuar masa disiplinore për sjellje të papranueshme.

Pas prezantimit të provave nga prokuroria, mbrojtjen e kanë paraqitur i pandehuri dhe avokati i tij, të cilët në tërësi i kanë mohuar pretendimet e prokurorisë. Në fund Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, Bekim Veliqi, ka nxjerrë aktvendim me të cilin i caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Në arsyetimin e aktvendimit thuhet se gjykata ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të përshkruara me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale.

Veriu.info dje ka raportuar që polici i arrestuar dyshohet që ka bashkëpunuar me anëtarë të familjes Gërbeshi nga Vushtrria, të cilët po hetohen për përfshirje në disa raste penale.

Siç mëson Veriu.info, i pandehuri Kreshnik Maloku nga fshati Ropicë është familjar i familjes Gërbeshi, anëtarë të së cilës po hetohen së bashku me të për vepra penale/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kosova rrezikon të hyjë prapë në bllokadë institucionale

Besnik Tahiri: Zgjedhjet janë të pashmangshme, përgjegjësia për humbjen e shpresës i takon paaftësisë së Kurtit
29/06/2026 - 09:25

Pak javë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, kanë nisur paralajmërimet se Kosova rrezikon prapë të hyjë në një proces të bllokadës politike. Kur kanë...

Më shumëDetails

Tragjike: Humb jetën një zyrtar i Policisë së Kosovës pasi u godit nga një veturë në Morinë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
29/06/2026 - 09:03

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pikën Kufitare në Morinë, ku ka humbur jetën zyrtari i Policisë së Kosovës, Rexhep...

Më shumëDetails

Kapetanoviç: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në Ballkanin Perëndimor

Kapetanoviç: Evropa s’mund t’i lejojë vetes çështje të papërfunduara në Ballkanin Perëndimor
29/06/2026 - 08:48

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, ka marrë pjesë në Forumin e 19-të të Dubrovnikut, ku ka theksuaer rëndësinë strategjike të integrimit të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK mban konferencë për media

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
29/06/2026 - 08:36

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar për një konferencë për media që do të mbahet sot. Konferenca do të mbahet në zyrat e OVL- UÇK-së...

Më shumëDetails

Kjo është e reja nga Kosova, që dyshohet se humbi jetën në një aksident në Gjermani

Kjo është e reja nga Kosova, që dyshohet se humbi jetën në një aksident në Gjermani
29/06/2026 - 08:27

Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani. Për vdekjen e Rina Krasniqit kanë...

Më shumëDetails

Peci: Serbia synon rrënimin e imazhit të Kosovës dhe përçarjen e shqiptarëve

Lulzim Peci për reagimet e pushtetit ndaj Supremes: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor
29/06/2026 - 08:11

Serbia ka interes për rrymat radikale fetare në Kosovë me qëllim që ta dëmtojë imazhin ndërkombëtar të Kosovës, vlerësohet në një raport të organizatës PREVENT e nga disa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    252 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë