Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rexhaj: ‘Gjykata Kushtetuese s’bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend të Kosovës’

11/09/2025 - 13:07
në Lajme
A A
Nga VV nisin sulmet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses pas publikimit të Aktgjykimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tash e disa muaj vendi është në një ngërç institucional.

Megjithëse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, sërish nuk u arrit konstituimi i plotë i këtij institucioni.

Çështja tashmë ka mbetur tek zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb, gjë për të cilën Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e nxjerrë disa ditë më parë vendosi masë të përkohshme prej 30 ditësh duke ndaluar çdo veprim të deputetëve.

Pas kësaj situate të krijuar janë shtuar zërat se vendi mund t’iu drejtohet sërish zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në lidhje me këto zhvillime dhe vendimin që mund të sjellë Kushteteusja ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Rexhaj tha se Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë dinamike dhe është e përgatitur në çdo rast për zgjedhje.

Ai duke iu referuar ankesës së Listës Serbe tha se ‘Gjykata Kushtetuese nuk bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend të Kosovës’.

Deputeti i LVV-së potencoi se jo domosdoshmërisht nënkryetari i Kuvendit duhet të jetë nga Lista Serbe.

“Lëvizja Vetëvendosje është organizatë dinamike e cila operon përmes përmes organizimeve të shkëlqyera të saj e përgatitur për çdo sfidë dhe natyrisht edhe për zgjedhje parlamentare. Gjykata Kushtetuese duhet të flasë dhe na tregojë për rastin në fjalë sepse realisht deputetët aty nuk kanë pranuar që nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë nga Lista Serbe. Jam shumë kurioz ta di e ta shoh aktvendimin të cilin do t’a publikojë.

“Gjykata Kushtetuese nuk bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend të Kosovës sepse jo domosdoshmërisht duhet që nënkryetari të jetë nga Lista Serbe por nënkryetari buron nga vullneti i qytetarave ne kete rast të shprehur përmes deputetëve pra jo Lista Serbe dhe nënkryetari nga Lista Serbe” tha Rexhaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Trump thotë se po anulon sulmet ndaj Iranit me kusht që të arrihet një marrëveshje ‘e shpejtë’

Trump: Putini mund të jetë duke ndihmuar Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit
02/08/2026 - 11:08

Donald Trump thotë se ka anuluar sulmet kundër Iranit me kusht që një marrëveshje të arrihej “shpejt” me vendin. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkroi...

Më shumëDetails

Kurti thotë se ka “vullnet e gatishmëri” për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
02/08/2026 - 10:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka “vullnet dhe gatishmëri” mes partisë së tij Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje...

Më shumëDetails

Shtiu gjashtë herë në aheng familjar, llapjanit i konfiskohet pistoleta dhe një AK-47

“BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vr@s – 19-vjeçari denoncon tentim vr@sje, alarmon policinë
02/08/2026 - 10:33

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se e ka përdorur armën në një aheng familjar. Rasti ka ndodhur natën e së shtunës...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Synojmë forcimin e prodhimit vendor për të ulur deficitin tregtar

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
02/08/2026 - 10:23

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se, megjithëse deficiti tregtar i Kosovës mbetet i lartë, ministria është duke ndërmarrë masa...

Më shumëDetails

Ndalohet një shtetase e Gjermanisë në Aeroportin “Adem Jashari”

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
02/08/2026 - 10:17

Më 1 gusht në ANP “Adem Jashari”, është ndaluar një shtetase e Gjermanisë, e cila ishte në kërkim policor në lidhje me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”....

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
02/08/2026 - 09:39

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër. Për datat 02-03.08.2026, çmimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë