Evis Salaj do të jetë ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.
Lajmin e konfirmoi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, ku prezantoi kabinetin e ri qeveritar.
“Shëndetësinë do e drejtojë një studente, që ka qenë në mjekësi. Ka spikatur si akademike, mjeke. Ka mbatur pozicionin e profesores në New york. Ka mbrojtur doktoraturën. CV e saj është dokument më i gjatë se fjalimi im sot. Mbi 300 publikime shkencore, pjesëmarrëse në disa shoqata të mirënjohura evropiane si dhe fituese e disa çmimeve. Duke e pranuar ftesën time, profesore Evis Salaj do e lërë Italinë, për t’u bashkuar si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.”, theksoi ai.