Avokati Arianit Koci, iu bën thirrje deputetëve të Kosovës që të ndajnë nga 100 euro nga paga e tyre mujore, për njerëzit në nevojë.
Koci shkruan:
Deputetë të nderuar,
ju ftoj publikisht që secili prej jush të ndajë nga 100 euro nga paga mujore.
Këto mjete mund t’i japim drejtpërdrejt NJEREZVE NË NEVOJË, individëve që kanë nevojë për përkrahje, ose përmes organizatave serioze si SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, që kujdesen për fëmijët e braktisur dhe në nevojë – apo Linja e Jetës, qendra për parandalimin e vetëvrasjeve, që ofron ndihmë anonime dhe pa pagesë për këdo që ka nevojë.
Edhe unë, me të njëjtën shumë, kontriboj.
A po fillojmë menjëherë, të dashur deputetë?
Ju ftoj që të deklaroheni këtu, në komentet e mia.
P.S.
A po filojmë me iu bë tagg deputetëve, prej komenteve këtu?
Munden me thënë që nuk e kanë pa postimin.