Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme

11/09/2025 - 21:35
në Lajme
A A
Bajrami: Gjykata Speciale duhet të shpallë UÇK-në të pafajshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akademik Arsim Bajrami për RTK-në ka folur nga këndvështrimi juridik dhe politik për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Bajrami ka shpalosur shkeljet e Gjykatës Speciale dhe ndikimin e saj në narrativën historike të luftës së UÇK-së, derisa për këtë proces të gjykimit maratonik ai ka thënë se drejtësia duhet të triumfojë në fund të këtij procesi.

Akademik Bajrami, në librin e tij që do të dalë së shpejti, thotë se më shumë se 50 faqe ka dhënë fakte edhe ndërkombëtare, si dhe ka bërë citime të juristëve ndërkombëtarë, të profesorëve më eminentë të së Drejtës Ndërkombëtare, që thonë që UÇK-ja nuk a qenë asnjëherë organizatë kriminale.

Tutje, akademik Bajrami thotë se kohëve të fundit ka dëgjuar disa dëshmitarë kredibilë, një prej tyre ka qenë Shen Berns, i cili tërë kohën ka qenë me UÇK-në dhe ai më së miri ka shpjeguar se ne nuk do të bashkëpunonim kurrë me një organizatë siç ka qenë UÇK po të vërenim që ka një plan kriminal.

“Fatmirësisht, gjatë shtatorit ne do të kemi dëshmitarë autoktonë, të vërtetë, të cilët kanë qenë partnerë tanë në procesin e shtetndërtimit, me të cilët kemi punuar bashkë dhe kemi koordinuar gjithçka, përfshirë edhe Shpalljen e Pavarësisë”, tha Bajrami.

Ai më tej nënvizoi se vazhdon të besojë se kjo gjykatë, duke qenë që është gjykatë evropiane, e përbërë nga gjyqtarë të nivelit të lartë do të vihet në anën e drejtësisë, që nuk do të bëjë politikë, por do të ndajë drejtësi.

“Thellësisht jam i bindur, edhe si jurist i karrierës, se nëse gjykata udhëhiqet nga ato parime, ajo do të bie një aktgjykim shfajësues, i cili do të lironte të gjithë të akuzuarit atje, do të hiqte ‘ato re të zeza’ që thoshin dikur në momentin e themelimit, që do të pastronte UÇK-në dhe uroj që do të hapte një perspektivë pozitive për Kosovën, që edhe ato shtete, të cilat deri më tani kanë hezituar ta njohin Kosovën, ta pranojnë atë si partner të barabartë në komunitetin ndërkombëtar”, tha Bajrami.

Ndryshe, akademik Arsim Bajrami, së shpejti, do te promovojë punën studimore në aspektin ligjor dhe juridik rreth Gjykatës Speciale në librin e tij.

JU REKOMANDOJMË

Koci: Edhe një qytetar i Kosovës i ndaluar nga autoritetet serbe

Koci aplikon në librin Guinness për ta futur Kosovën aty me 48 dështimet në konstituimin e kuvendit
02/08/2026 - 08:58

Avokati Arianit Koci, deklaron se mbrëmë, rreth orës 22:30, në pikëkalimin kufitar ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, është ndaluar nga autoritetet kufitare serbe shtetasi i Republikës së Kosovës, Mentor...

Më shumëDetails

“Kemi mbetur pa bukë e ujë në mes të malit” – mërgimtarët bllokohen mbi 15 orë në kufirin Mal i Zi – Kroaci

“Kemi mbetur pa bukë e ujë në mes të malit” – mërgimtarët bllokohen mbi 15 orë në kufirin Mal i Zi – Kroaci
02/08/2026 - 08:38

“Kemi mbetur pa bukë e ujë në mes të malit” – mërgimtarët bllokohen mbi 15 orë në kufirin Mal i Zi – Kroaci “Kemi mbetur pa bukë e...

Më shumëDetails

Pas disa orësh kërkimi, gjenden të sigurt dy motoristët e humbur në Jezercë

Pas disa orësh kërkimi, gjenden të sigurt dy motoristët e humbur në Jezercë
02/08/2026 - 08:26

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në Jezercë ka përfunduar me sukses. Sipas njoftimit, motoristët janë...

Më shumëDetails

A do takohet me Abdixhikun?, flet Kurti: Javën e ardhshme marrim vesh gjithçka, s’mund ta parashikojmë rezultatin por ka interesim e vullnet

A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
02/08/2026 - 08:11

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i pyetur se a do t’i vazhdojë bisedimet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të përpiqen t’i shfrytëzojnë ditët...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
02/08/2026 - 08:00

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka përditësuar sërish të dhënat sa i përket gjendjes në pikat kufitare të vendit. Në përditësim bëhet e ditur se për dallim nga...

Më shumëDetails

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës
01/08/2026 - 22:43

Një infermiere në Viti është sulmuar fizikisht, në QKMF në këtë qytet. Ndaj kësaj ka reaguar edhe komuna e Vitisë, nga ku është dënuar ashpër dhuna fizike ndaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë