Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vazhduar sot takimet me komunitetin e bizneseve.
Tahiri ka theksuar se si kryetar i ardhshëm i Mitrovicës do të krijojë një zonë të veçantë të dedikuar për bizneset e reja, zejtarët dhe prodhuesit lokalë, me qëllim të rritjes së aktivitetit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat.
Në këtë kuadër, ai ka paralajmëruar themelimin e një Inkubatori të Biznesit, i cili do t’u ofrojë të rinjve dhe startup-eve mbështetje financiare, juridike dhe mentorim.
“Mitrovica do ta organizojë edhe Festivalin Ekonomik Lokal si ngjarje vjetore për t’i promovuar prodhuesit, zejtarët dhe inovatorët e qytetit”, ka deklaruar Tahiri.













