Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokurorja Pula: Rreth tetë incidente të raportuara, s’ka të ndaluar

12/10/2025 - 16:20
në Lajme
A A
Prokurorja Pula: Rreth tetë incidente të raportuara, s’ka të ndaluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth tetë raste janë raportuar si incidente, por nuk kanë rezultuar me elemente të veprës penale, thotë koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula.

Ajo për KosovaPress konfirmon se nuk është arrestuar asnjë person për keqpërdorim të votës në këto zgjedhje lokale, deri në mesditë.

Në një intervistë për KosovaPress, prokurorja nga Zyra e Prokurorit të Shtetit thotë se janë 100 prokurorë dhe staf mbështetës të shpërndarë në të gjitha komunat për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.

“Roli i prokurorit në zgjedhje, jo vetëm në këto por duke filluar që nga viti 2013, bazuar në memorandum-bashkëpunimin që e kemi me të gjitha organet dhe institucionet relevante është që ta mbrojë votën e lirë të qytetarëve. Kjo ka treguar sukses ndër vite edhe në secilën palë zgjedhje. E them sukses ngase nëse e bëjmë një krahasim me zgjedhjet të cilat kanë qenë pothuajse zgjedhjet e këqija në Republikën e Kosovës, ka një ndryshim drastik të numrit të personave të cilët kanë manipuluar votën e qytetarit. Kjo falë këtij bashkëpunimi dhe rolit të prokurorit që tanimë e ka bërë pothuajse rutinë punën e tij në zgjedhje”, deklaron ajo.

Deri më tani, Pula thotë se nuk është ndaluar asnjë person për veprën penale që lidhet me keqpërdorim të votës.

“ Çdo person që fotografon votën do të ndalohet dhe do të verifikohet se për çka e ka fotografuar atë votë. Është e vërtetë që kemi pasur raportime për tri raste, mirëpo ata janë intervistuar dhe janë liruar ngase nuk është vërtetuar që ka pasur ndonjë pretendim të caktuar”, shton Pula.

Prokurorja Laura Pula thotë se janë raportuar deri në tetë raste si incidente, por asnjë nuk është vërtetuar që ka elemente të veprës penale.

“Janë 7-8 raste të cilat janë raportuar si incidente, por pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre të mirëfilltë kanë rezultuar që nuk kemi të bëjmë me vepër penale dhe prandaj nuk mund të themi se sot kemi persona të arrestuar për veprën penale që lidhen me keqpërdorimin e votës në zgjedhjet lokale”, përfundon ajo.

Gjatë ditës, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka vizituar Dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula.

JU REKOMANDOJMË

Zgjedhjet në LDK/ Nënkryetari Muhaxheri: E kemi Lumirin për 15 vjet kryetar, pastaj e shohim
Lajme

Gazmend Muhaxheri e konfirmon balotazhin në Pejë: E kemi edhe një betejë

12/10/2025 - 21:52
Çka ndodhi në Veri? Në cilën komunë sfidohet Lista Serbe
Lajme

Çka ndodhi në Veri? Në cilën komunë sfidohet Lista Serbe

12/10/2025 - 21:48
A mund t’ua marrë Kushtetuesja mandatin deputetëve? Sqaron Miftaraj
Lajme

Miftaraj: Mitrovica i tha “JO” korrupsionit dhe arrogancës

12/10/2025 - 21:40
Ferit Idrizi i pari në Vushtrri me 46,36%, Meholli i VV’së i dyti e Tahiri i LDK’së i treti – KQZ njofton për rezultatet atje
Kryesore

Ferit Idrizi i pari në Vushtrri me 46,36%, Meholli i VV’së i dyti e Tahiri i LDK’së i treti – KQZ njofton për rezultatet atje

12/10/2025 - 21:33
Përkundër se partitë shqiptare u bashkuan, Lista Serbe prin në Graçanicë
Lajme

Përkundër se partitë shqiptare u bashkuan, Lista Serbe prin në Graçanicë

12/10/2025 - 21:20
Ramiz Lladrovci: Nëse fitoj sonte, nesër jam në zyre të PDK-së – Jam shef i partisë në Drenas
Lajme

Ramiz Lladrovci: Nëse fitoj sonte, nesër jam në zyre të PDK-së – Jam shef i partisë në Drenas

12/10/2025 - 21:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Exit Poll-i i Albanian Post, Haxhiu: Gara në Prishtinë, më e ashpra deri tani

    Exit Poll-i i Albanian Post, Haxhiu: Gara në Prishtinë, më e ashpra deri tani

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Exit Polli i T7, Kerquki jep detaje: Dramë në Prishtinë dhe në disa prej qyteteve kryesore të Kosovës

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Rezultatet paraprake të Exit-Poll-it, Haxhiu: Dy komuna shkojnë pa balotazh, Mitrovica do t’i befasojë të gjithë

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Numërohen 100% e votave në këtë shkollë të Mitrovicës, Arian Tahiri fiton me 63.79% të votave

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Familjari i Alban Hysenit, i dyshuar për kontrabandë dhe uzurpim të pronës publike | Kush është Murtez Hyseni, njeriu që po i shkon pas kryetarit të Gjilanit

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë