Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hajdari për Lladrovcin: Manipulant, është në gjendje të bëjë gjithçka për spektakël e pak pushtet

16/10/2025 - 13:54
në Lajme
A A
Hajdari për Lladrovcin: Manipulant, është në gjendje të bëjë gjithçka për spektakël e pak pushtet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, i cili kandidoi për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Petrit Hajdari, ka reaguar ndaj Ramiz Lladrovcit ku ka sqaruar se lokali ku ky i fundit është parë gjatë së mërkurës nuk është zyrë e PDK-së, por pronë private e një familjarit të tij, shkruan Reporteri.net.

Ai ka theksuar se PDK e ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe se aktualisht ndodhet në opozitë në Drenas, ndërsa ka akuzuar Lladrovcin për manipulim dhe për sjellje arrogante gjatë paraqitjes publike, duke e cilësuar si vazhdim të një fushate viktimizuese dhe të orientuar drejt spektaklit.

Në fund, Hajdari ka theksuar se PDK ka qenë e sinqertë me qytetarët dhe se Lladrovci nuk përfaqëson këtë parti, duke theksuar se zgjedhjet ishin vetëm për kryetar komune dhe jo për degën e PDK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nuk është “kthyer” z. Lladrovci në zyrat e PDK-së sepse zyrat e PDK-së nuk janë aty. Ai lokal është pronë private e familjarit të vet. Atë ambient ai mund ta përdor për subjektin e vet politik e nëse do mund ta inkorporojë edhe Vetëvendosjen që i ndihmoi në zgjedhje, por ato zyre veç të PDK-së nuk janë.

Kemi qenë në proces zgjedhor, të cilin nuk e kemi fituar dhe gjithmonë e respektojmë verdiktin e qytetarit. PDK sot në Drenas është në opozitë. Kaq e thjeshtë është. Tjerat janë manipulim i pastër.

Sjellja e tij prej arroganti mbrëmë në emisionin Pressing tregon që ai imazh prej viktime që e kultivoi gjatë fushatës me ndihmë të pashpjegueshme mediale, ishte veç farsa e një identiteti tjetër, atij të grabitçarit manipulant që është në gjendje të bëjë gjithçka për pak spektakël e pak pushtet.

Jo më vonë se të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, si kundërkandidat e kam uruar për fitoren. Shko në zyrën e kryetarit dhe fillo punën për të cilën je votuar. Këto skena s’i kanë hije askujt, aq më pak demokracisë e edhe më pak Drenasit.

Qytetarët e panë dje që kanë votuar për dikë të cilit kur i bëhen pyetje që s’i pëlqejnë, në stilin e Albin Kurtit i kthehet gazetarëve me linçim. “I pitë”, “i paguar” e terma që s’i bëjnë nder askujt.

Kontributi im për Drenasin është dhe do të jetë në çdo rrethanë. Nuk kam kurrfarë hatërmbetjeje me qytetarin tim sepse për dallim prej z. Lladrovci, unë këtë vend e dua pa kushte, e jo veç nga pushteti.

Nuk matet kontributi me “a ka pru libra”. Ku po e din a kam sjellë libra, kur s’e lexon asnjë?

I zënë me “milunat”, nuk po di as të fitojë me dinjitet.

Me çdo kusht përplasje, me çdo kusht viktimizim.

PDK ka qenë e sinqertë prej fillimit me qytetarin. Ai nuk është PDK. Këtë nuk e ndërron rezultati zgjedhor. Ne kemi garuar për kryetar komune, jo për degën e PDK-së.
Ajo që njerëzit si ai pa vetëdije politike nuk e kuptojnë, është që në demokraci, kur votohet për kryetar komune, nuk votohet edhe për mbret, edhe për mbretëreshë, edhe për kryetar dege, anëtar dege, e çka jo tjetër. Zgjedhjet kanë qenë veç për kryetar komune. Ta kemi uruar të gjithë.
Nisja punës e mos bëj skena, z. viktimë!

/Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

Rrënimi i shtëpive te Ujmani, ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, u ndërmorën veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë

Rrënimi i shtëpive te Ujmani, ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, u ndërmorën veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë
22/07/2026 - 16:38

Ambasada britanike në vend ka shprehur shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit dhe tha se po i ndjek nga afër zhvillimet. “Respektimi i sundimit të...

Më shumëDetails

Jashari jep urdhër, FSK zbarkon për të ndërhyrë në deponinë në Sferkë të Pejës

Jashari jep urdhër, FSK zbarkon për të ndërhyrë në deponinë në Sferkë të Pejës
22/07/2026 - 16:26

Pas pranimit të kërkesës nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me shpërthimin dhe përhapjen e zjarrit me përmasa të mëdha në...

Më shumëDetails

Abdixhiku do të testohet “shpejt”, nënshkrimet e delegatëve që kërkojnë shkarkimin e tij nga drejtimi i LDK-së u verifikuan

Abdixhiku do të testohet “shpejt”, nënshkrimet e delegatëve që kërkojnë shkarkimin e tij nga drejtimi i LDK-së u verifikuan
22/07/2026 - 16:14

Lumir Abdixhiku pritet të njoftohet zyrtarisht për verifikimin e rreth 150 nënshkrimeve që kërkojnë shkarkimin e tij nga drejtimi i LDK-së. Më pas, ai, “sa më shpejt” do...

Më shumëDetails

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq
22/07/2026 - 16:11

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve nga veturat....

Më shumëDetails

Haga: Qendra e paraburgimit përmbush kushtet e trajtimit njerëzor e të dinjitetshëm, mund të ruhen raportet personale e kontaktet

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
22/07/2026 - 16:08

Gjykata Speciale përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare, kanë thënë se Qendra e Paraburgimit përmbush krieteret e trajtimit njerëzor dhe të dinjitetshëm të personave që ndodhen...

Më shumëDetails

Edhe ambasada italiane i bashkohet shqetësimit të ngritur nga Zyra e BE’së për rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Prishja e vikendicave në Veri, BE e Ambasada Gjermane: Të ndalohen menjëherë  veprimet e tilla, duhet zgjidhje transparente dhe e ligjshme
22/07/2026 - 15:51

Ambasada e Italisë në Prishtinë iu bashkua shqetësimit të ngritur nga Bashkimi Europian për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit. Ambasada shpërndau reagimin e BE’së në faqen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë