Në margjinat e takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmila Shekerinska, theksoi angazhimin e fortë dhe afatgjatë të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm të misionit KFOR dhe mbështetjen e vazhdueshme për dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.“Edhe pse flasim për sfidat globale të sigurisë, situata në Ballkanin Perëndimor është gjithmonë në krye të agjendës sonë. KFOR mbetet misioni ynë më i gjatë dhe më i madh, që tregon qartë rëndësinë strategjike të rajonit për Aleancën”, theksoi Shekerinska.
Si përgjigje ndaj sfidave të sigurisë, përfshirë sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në vitin 2023 dhe sulmin terroristë në Banjskë, NATO reagoi me vendosmëri duke rritur numrin e trupave dhe duke forcuar praninë në terren.“Kjo tregon angazhimin tonë të sinqertë jo vetëm në prezencën ushtarake, por edhe në mbështetjen e dialogut politik me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Besojmë se rruga e vetme e qëndrueshme drejt paqes kalon përmes negociatave politike, dhe ne e mbështesim këtë proces me veprime konkrete në terren”, theksoi Shekerinska për RTK2.
Ambasadori gjerman: Do të ishte mirë që t’i kishim institucionet shumë shpejt
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se vendit do t’i bënte mirë që institucionet e reja të funksionalizohen sa më shpejt. Në një intervistë në...
Më shumëDetails











