Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Demantohet Preteni, reagojnë banorët e fshatit Dedi: Jahir Nimani e ka udhëhequr Njësinë e parë të UÇK-së të themeluar në Dedi

18/10/2025 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
Demantohet Preteni, reagojnë banorët e fshatit Dedi: Jahir Nimani e ka udhëhequr Njësinë e parë të UÇK-së të themeluar në Dedi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banorët e fshatit Dedi të komunës së Mitrovicës përmes një letre publike kanë demantuar Hasan Pretenin, i cili kishte deklaruar se Jahir Dedia Nimani nga ky fshat nuk ka qenë luftëtar i UÇK-së.

Fshatarët e këtij fshati, një pjesë e tyre ish ushtar të UÇK, kanë konfirmuar se Jahir Dedia Nimani ka qenë pjesë e UÇK-së, madje madje udhëheqës i njësitit të parë në Dedi.

Ata kanë thënë se ndihen të fyer si fshat pas pretendimeve të pavërteta të Hasan Pretenit.

Letra e plotë:

REAGIM i Fshatarëve të Fshatit Dedi, Mitrovicë

Ne, fshatarët e fshatit Dedi, Komuna e Mitrovicës, të mbledhur në tubimin e sotëm të
datës 18.10.2025, ku disa prej nesh janë veteranë – për të mos thënë të gjithë janë
veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – deklarojmë se pretendimet e z. Hasan
Preteni ndaj bashkëfshatarit e bashkëluftëtarit tonë z.Jahir Dedia Nimani nuk janë të
vërteta dhe ndihemi të fyer të gjithë si fshat. Këto akuza janë me qëllim përçarje në mes
popullit shqiptar, sidomos ish-luftëtarëve të UÇK-së të zonës së Shalës.

Për dijeni të z. Preteni, i cili ka ardhur më vonë se të gjithë të pranishmit në zonën e
Shalës, duhet të kuptojë se celulat e para të UÇK-së në Shalë kanë filluar në Zabërgjë,
nga themeluesi Nexhat Dedia, me disa nga shokët e tij. Betejën frontale në Shalë e ka
udhëhequr eprori nga Dedia, Ajet Bajrami Dedia, në Mazhiq. Ushtari i parë hero i
Kosovës që është vrarë me pushkë në dorë është heroi Avni Shabani Dedia, ku në atë rast
pati mbetur i plagosur rëndë (i lënë për të vdekur) z. Fadil Dedia.

Njësiti i parë i themeluar në Dedi është udhëhequr nga Jahir Nimani Dedia, kur ti, z.
Preteni, shijoje jetën tënde dhe ende nuk kishe ardhur të lajmëroheshit për luftë në zonën
e Shalës. Z. Preteni, duhet ta dini – dhe urojmë që memoria t'ju ketë tradhtuar e jo ideali i
UÇK-së – se vendstrehimi i njësitit në fshatin Dedi ishte pikërisht shtëpia dhe familja e
Jahir Niman Dedisë dhe Avni Shabani Dedia.

Përcaktimin e njësitit dhe detyrave të tyre e ka përcaktuar sipas hierarkisë Brigada 141
"Mehë Uka" dhe komandanti i respektuar Hysni Ahmeti. Fshatarët e fshatit Dedi kanë
qenë ushtarë të shpërndarë në të gjitha pikat e UÇK-së në Zonën Operative të Shalës.

Neve na vjen me të vërtetë keq që duhet të reagojmë për mbrojtjen e kontributit të
ushtarëve të UÇK-së, nga një njeri që ka qenë bashkëluftëtar i yni dhe ishte një nga
eprorët e fundit që iu bashkove UÇK-së, e që e di fort mirë se jemi munduar të
respektojmë gjithmonë. Megjithatë, jemi të detyruar të mbrojmë të vërtetën e luftës dhe të
gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre të pashoq në luftë ndaj okupatorit serb.

Respekt për jetë nga veteranët e UÇK-së të fshatit Dedi.

LAVDI PËR HEROIN AVNI SHABANI DEDIA dhe të gjithë të rënët në luftë në
tërë territorin e Kosovës, të cilët qëllim kishin që sot ne ta gëzojmë lirinë dhe jo të
tentojmë të përçahemi!

Në emër të fshatarëve të fshatit Dedi, Veteranët dhe kontributdhënësit e UÇK-së.

Në fshatin Dedi me dt.18/10/2025

JU REKOMANDOJMË

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohe Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohe Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit
17/09/2026 - 21:56

Po mbahet një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Në këtë protestë ka arritur edhe ish-kryetari i Prishtinës,...

Më shumëDetails

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët
17/09/2026 - 21:15

Ish ministri i Mbrojtjes, Armend Meha ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas aktgjykimit të djeshëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meha ka...

Më shumëDetails

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë
17/09/2026 - 20:54

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Ministrat e Jashtëm britanikë, francezë e gjerman dënojnë sulmet e Izraelit në Katar
17/09/2026 - 20:48

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vetmja rrugë për rivendosjen e drejtësisë është shqyrtimi i çështjes në shkallën e...

Më shumëDetails

Një ditë pas aktgjykimit në Hagë, Klestor Veseli: Doja të ishim të përgatitur për gjithçka

Djali i Kadri Veselit me fjalë prekëse për vdekjen e gjyshes së tij
17/09/2026 - 20:22

Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë....

Më shumëDetails

Pas zhvillimeve në Hagë, Hamza zhvillon takime me Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin

Hamza për zgjedhjet e 28 dhjetori: Jo më për kriza e përçarje, fitorja e PDK’së do të jetë fitore e Kosovës së zhvilluar
17/09/2026 - 20:13

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se sot është takuar ndaras me liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin. Hamza ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë