Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Human Rights Watch të shqetësuar me ofertën që Kurti i bëri Londrës për azilkërkuesit: E pajustifikueshme të përdoren për përfitim politik

25/10/2025 - 11:44
në Kryesore, Lajme
A A
Human Rights Watch të shqetësuar me ofertën që Kurti i bëri Londrës për azilkërkuesit: E pajustifikueshme të përdoren për përfitim politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Human Rights Watch”, organizata lidere në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë thënë se janë jashtëzakonisht të shqetësuar me faktin se shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, po shihen si destinacione nga BE dhe shtete të tjera Evropiane, për t’i kthyer në ‘qendra të kthimit”.

Sa i përket ofertës së fundit të bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për Mbretërinë e Bashkuar, për të pranuar persona që iu refuzohet azili, në këmbim të përkrahjes britanike në fushën e sigurisë, nga HR Ë kanë thënë se përdorimi i njerëzve, qoftë të dënuar apo azilkërkues, si mjete për përfitim politik, është e pajustifikueshme dhe çon vetëm në shkelje të të drejtave të njeriut. Kështu kanë thënë nga HRW të pyetur për ofertën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka bërë Mbretërisë së Bashkuar, për të marrë persona që iu refuzohet azili atje, në këmbim të përkrahjes nga Mbretëria e Bashkuar në aspektin e sigurisë.

“Përdorimi i njerëzve, qoftë të dënuar apo azilkërkues , si mjet për përfitime politike në këtë mënyrë është i pajustifikueshëm dhe do të çojë vetëm në shkelje të të drejtave të njeriut, pa adresuar problemet sistemike”, ka thënë për Gazetën Express, Drejtoresha e Asociuar e Human Rights Watch për Evropë dhe Azi Qendrore, Judith Sunderland.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për këto zhvillime, si edhe për diskutimet midis vendeve të BE-së lidhur me krijimin e “qendrave të kthimit” në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mënyrat se si këto lloj marrëveshjesh do të shkelin të drejtat e njerëzve janë pothuajse të panumërta”, ka shtuar Sunderland.

Që kur Kosova ka arritur marrëveshje me shtetin e Danimarkës për dhënien me qira të qelive të burgjeve për 300 të burgosur, shumë shtete të Evropës kanë nisur ta shohin shtetin kosovar si destinacion për të realizuar marrëveshje të ngjashme. Belgjika është një ndër to. Dy ministre të këtij shteti kanë qëndruar ditë më parë në Kosovë, duke shprehur interesim për marrje për shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Kosovës.

Kjo gjë është konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës të cilët kanë thënë REL-it se “disa shtete të tjera, përfshirë edhe Belgjikën, kanë shprehur në forma të ndryshme interesim për marrjen në shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Kosovës”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka ofruar Londrës zyrtare strehimin e atyre që ua refuzon kërkesat për azil. Në këmbim të kësaj, Kurti ka kërkuar nga përkrahjen e e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në aspektin e sigurisë.

“E vlerësojmë këtë si detyrën tonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por duam të ndihmojmë dhe, ndërkohë që flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë nga Ministria jonë e Punëve të Brendshme dhe juristëve për mënyrën se si ta bëjmë këtë proces sa më të qetë dhe të dobishëm për të dyja palët”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se në këmbim, Kosova do të dëshironte “të marrë kryesisht mbështetje në fushën e sigurisë, qoftë përmes marrëveshjeve strategjike, apo përmes pajisjeve dhe projekteve që mund t’i realizojmë”.

“Natyrisht, duam që si vend të përfitojmë, por e konsiderojmë, para së gjithash, detyrë tonën të ju ndihmojmë, sepse ju na keni ndihmuar shumë dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, është arsyetuar Kurti.

Zyrtarja e lartë e Human Rights Watch, ka thënë se në rastin e marrëveshjes me Danimarkën, do të mund të ketë shkelje të së drejtës për ndihmë ligjore e të drejtën për jetë familjare e private, derisa për azilkërkuesit kanë thënë se mund të ketë ndalime arbitrare, mohim të qasjes në mbrojtje dhe kthime në kundërshtim me atë që njihet “parimi i moskthimit”.

“Në rastin e të burgosurve që do të dërgoheshin në Kosovë për të vuajtur dënimin, për shembull, kjo mund të përbëjë shkelje të së drejtës së tyre për ndihmë ligjore dhe proces të rregullt gjyqësor, si edhe të drejtës për jetën familjare dhe private, pasi do të dërgoheshin larg familjes apo rrjeteve të tyre shoqërore. Në rastin e azilkërkuesve, mund të shohim ndalime arbitrare, mohimin e qasjes në mbrojtje dhe madje kthime të pasigurta në vendet e tyre të origjinës, në kundërshtim me parimin e moskthimit”, ka potencuar Judith Sunderland për Gazetën Express.

Në fund, Sunderland ka thënë se këto lloj marrëveshjesh për të burgosur e për azilkërkues tregojnë një gatishmëri shqetësuese për të hequr dorë nga përgjegjësia dhe sipas saj “s’është për t’u habitur që Kosova dhe vende të tjera’ po përpiqen të përfitojnë nga ky fiksim i qartë i BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për të hequr dorë nga përgjegjësitë e tyre dhe për t’i zhvendosur ato tek një palë e tretë./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Spahiu: Vota masive për Arian Tahirin nuk është befasi, ai është fytyra dhe prototipi i Hashim Thaçit në politikë
Lajme

Spahiu: Vota masive për Arian Tahirin nuk është befasi, ai është fytyra dhe prototipi i Hashim Thaçit në politikë

30/12/2025 - 13:20
Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së
Lajme

Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së

30/12/2025 - 13:13
A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
Kryesore

Mbi 34% të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë: Këto janë top 5-shet më të votuara

30/12/2025 - 13:09
Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit
Lajme

Kryeprokurori flet për rastin tragjik në Prizren: Nëna me fëmijët ishin në gjumë, ende s’dihen shkaqet e zjarrit

30/12/2025 - 12:50
“Albin Kurti fitoi falë të ardhurve nga diaspora”, si u raportua në shtypin gjerman për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kryesore

“Albin Kurti fitoi falë të ardhurve nga diaspora”, si u raportua në shtypin gjerman për zgjedhjet e 28 dhjetorit

30/12/2025 - 12:29
Në 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble
Lajme

“Nëse e voton VV, ishalla të vjen rryma 2 mijë euro”: Çka shkruajti mitrovicasi në fletëvotim?

30/12/2025 - 11:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Rezultatet preliminare – a bëhet Duda Balje deputete?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • I këndoi Kurtit, kaq vota ka deri tani Edona Llalloshi

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë