Një alarm në Bankën Qendrore të Kosovës është lëshuar dy herë para pak çastesh.
Krisja e tij, siç mëson Front Online, ka mobilizuar Policinë.
Pjesëtarë të saj të shumtë kanë shkuar menjëherë në ndërtesën e këtij institucioni.
Front Online mëson se ata ndodhën brenda dhe se së bashku me sigurimin e BQK-së po patrullojnë nëpër hapësirat e brendshme të objektit.
Deri tash ekipet policore nuk kanë hasur në diçka të dyshimtë.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është një entitet publik i veçantë i cili ka të drejtë të licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucionet financiare në territorin e Kosovës.
BQK-ja, mes tjerash, ka kompetencë:
• Të mbajë depozita në valutë të huaj, të bankave, Ministrisë së Financave si dhe subjekteve tjera publike.













